SHKRIMI
e mërkurë, 22 janar 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: KUADRI ARSIMOR SHQIPTAR NË SHËNJESTËR TË UDB-ës (5)

Prishtinë, 11 dhjetor 2019:

Kuadri arsimor shqiptar në shënjestër të UDB-ës

Zatriqi,

Si ka qenë qëndrimi i juaj ndaj inteligjencës shqiptare, e sidomos ndaj kuadrit arsimor.


Mijushkoviqi,

Ne organizatat ilegale i kemi gjetur në mesin e punëtorëve arsimor, tek inteligjenca, tek nxënësit. Normalisht nga kjo ka dal edhe orientimi drejt tyre. Kjo edhe ishte e kuptueshme. Edhe komiteti krahinor ka sjell qëndrimin para disa viteve lidhur me të.



Mark Krasniqi


Zatriqi,

Si e vlerëson aspektin ideor të arsimit.

Mijushkoviqi,

Për hyrjen pa paralajmërim në orët e mësimit nuk e di. Më intereson se ku kanë hyrë ata. Megjithatë, shërbimi ka dhënë disa vlerësime lidhur me disa lëvizje në arsim dhe në fusha të tjera.

Mark Krasniqi, llogaritej si armik i shtetit

Zatriqi,

E rasti me Mark Krasniqin

Mijushkoviqi,

Shërbimi deri në fund është përzier aty... Ne jemi nisur nga ajo se ai ishte armik dhe ishim kundër tij që ai të emërohej dekan i fakultetit. Ne kemi intervenuar.

Vakiqi,

Edhe Enver Gjergjeku ka qenë, edhe pse ishte anëtar i komitetit krahinor, ishte aktiv. Po ashtu ka ndodhë edhe me Izedin Osmanin, dhe të gjithë mjekët ishin të përfshirë.

Mijushkoviqi,

Unë për këtë nuk di gjë. Naqallnikat duhet ti din këto. Kur operativi e punon lëndën, shefi duhet ta dinë atë, ai e vendos çka duhet të bëjë më tutje. Unë për Gjergjekun kam dëgjua se ai është përgjua por, jo për të por për hir të Mark Krasniqit.

Vakiqi,

Gjendja tani është kështu dhe askush nga ju gjerë më tani nuk del haptas dhe të flas në mënyrë kritike para këtij komisioni. Ne kemi fol me Niten dhe Rajkon, dhe sipas tyre askush nga ju nuk është përgjegjës për asgjë.

Mijushkoviqi,

Kur flasim për këto çështje, unë dua të them një gjë. Unë personalisht nuk e shoh të arsyeshme që as një gjë nuk mundet të më shkruhet mua. Në anën tjetër naqallnikët e shërbimeve dhe sidomos naqallnikët e zyrave është dashur të din se çfarë po ndodhë në sektorët e tyre. Sistemi ishte asisoj që operativi asnjë veprim nuk ka mundur me e bë dhe të mos konsultohej me naqallnikun e vet.



Enver Gjergjeku


Radonjiqi,

Po ky a ka mundur të japi pëlqimin pa miratimin e dikujt nga krahina.

Mijushkoviqi,

Në çështje të rëndësishme sipas rregullave nuk ka mundur. Është e mundur që diçka më pak e rëndësishme ka mundur të kaloi. Por, praktika ka qenë e tillë për shembull, që naqellniku i zyrës së II nga sekretariati i UDB-ës të Krahinës, të shkoi disa ditë në terren dhe konkretisht të hulumtoi se çfarë po punohet dhe të marri disa masa dhe të tërheq vërejtjen për ndonjë gjë. Po ashtu kjo vlen edhe për naqellnikun e UDB-ës në Krahinë. Naqellniku i zyrës së UDB-ës është dashur të dijë se çfarë po ndodhë, se operativa këto punë i ka pasur edhe ky ishte qëllimi. Tek kjo duhet të kemi parasysh përbërjen e kuadrit nacional. Një numër i tyre edhe profesionalisht dhe në aspektin ideor kanë qenë në nivel të pakënaqshëm. Pastaj ka pasur edhe një mori dobësish të tjera. Ne nuk kemi mundur që të gjitha ti verifikojmë. Nga e tërë kjo një numër të caktuar i kemi marr si të sakta. Një përbërje e tillë nuk ka qenë vetëm tek ne por edhe në tërë resorin.

Aferat e ndryshme në SHSSH

Zatriqi,

A di diçka për keqpërdorimet materiale, afera me ari, me orët etj.

Mijushkoviqi,

Afera e Prizrenit ka qenë e lidhur ngushtë me Zagrebin dhe Maqedoninë. Ne jemi munduar që spekulantët nga rajoni jonë ti mbajmë këtu, se ka qenë praktik se malli i konfiskuar të përgatitet nga vet shërbimi. Kemi dëgjuar se në Zagreb nga ato mjete blihen vetura e mjete të tjera, dhe kemi dashur që edhe ne ta shfrytëzojmë këtë. Përndryshe ka ekzistuar një udhëzim i rreptë që të gjitha të mirat materiale të lidhura ngushtë me veprime kriminale t’i dorëzohen gjykatës. Kam dëgjuar, e këtë ma ka thënë Rrezaku e Gjoka Dapqeviqi, se në Gjakovë dhe në vende të tjera një numër i madh i orëve të dorës, iu janë shitur nëpunësve me çmime të lira, e disa edhe janë falur si dhuratë.

Radonjiqi,

Ne më herët kemi folur për dallimet në vlerësime në mes të KK dhe UDB-ës. Megjithatë, as Stefanoviqi e as Lukiqi asnjëherë publikisht nuk kanë reaguar ndaj politikës së LK-së për raportet nacionale. Por në bazë të vijës së SHSSH e kanë shty politikën e tyre. Kjo ka lënë gjurmë të rënda. Ju pesë veta nga UDB-eja e Krahinës keni qenë edhe anëtarë të Komitetit Krahinor. Në mbledhje nuk iu keni kundërvu qëndrimeve të marra. Por në punët konkrete të SHSSH dhe në veprimet tuaja personale ka pasur shumë raste që iu keni kundërvu edhe qëndrimeve dhe politikës së LKK.

Mijushkoviqi,

Unë deri tek Plenumi kam menduar se po punoi mirë. Neve askush nuk na ka thënë se po punojmë keçë. Asnjë udhëheqësi nuk na ka tërheq vërejtjen në punën tonë. Unë në përgjithësi mendoi se kam punua mirë më së miri që kam ditë. Përgjegjësia ime ndoshta mundet me qenë në të që kam qenë i ashpër me disa individ që iu kam tërhequr vërejtjen për dobësitë e tyre. Ndoshta tani mundeni me pyet pse nuk dijë për disa dobësi të kolegëve të mi. Kjo qëndron. Unë edhe tani po shikojë përgjegjësin time politike. Megjithatë ne jemi shty për kërkesat e tepruara nga lart. Sidomos kur janë në pyetje dukuritë antisocialiste. Megjithatë sistemi na ka imponua.

VIJON ...

__________________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: VLERËSIMET E MIJUSHKOVIQIT NDRYSHONIN NGA ATO QË JEPTE KK I LKK-së (4)

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9343


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks