SHKRIMI
e enjte, 02 prill 2020

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA E PLTËSUAR E SHABAN KAJTAZIT DHËNË MË 19 KORRIK 1966 (12)

Prishtinë, 27 janar 2020:

Plotësimi i deklaratës se Shaban Kajtazit dhënë me 19 korrik 1966


Në korrik 1966, jam thirrur nga pushimi vjetor nga ana e komisionit të sapoformuar pran komitetit krahinor të LKK-së, që të japi deklaratën time për ekzistencën e deformimeve dhe devijimeve në shërbimin e sigurimit të shtetit. Kur unë u nisa nga pushimi nuk e kam ditur se për çfarë po thirrem dhe nuk kam qenë mjaft i koncentruar që gjatë asaj kohe që ti paraqes të gjitha vrojtimet e mija. Për çfarë më kanë pyetur anëtarët e komisionit dhe për atë që unë e kam ditur në atë moment edhe i kam dhënë përgjigjet. Në fund të bisedës më është thënë se kjo është e mirë që para tyre i kam paraqitur, por është e duhur që të gjitha këto t'i formuloj dhe t'i paraqes në letër në formë deklarate, gjë që edhe e bëra. Duke menduar se në mënyrë të përgjithësuar po kërkohet. Por, megjithatë, më vonë në bisedë me anëtarët e komisionit më është thënë se nuk kam qenë shumë konkret lidhur me disa çështje. Në ndërkohë unë kam pritur që do të jem përsëri i thirrur dhe të vazhdojmë bisedën e nisur, në të vërtet ashtu edhe siç më është thënë.

Para së gjithash dua të theksoi dhe komisionin ta bindi se unë nuk di ndoshta aq sa asht dashur të dijë në bazë të pozitës që kam pasur, e për këtë flas në bazë të saj që kam pasur rast që të dëgjoi nga disa shokë se unë gjoja se kam qenë më i informuari. Përndryshe, atë që unë e dijë, jam në situatë që ta paraqes në mënyrën më objektive dhe pa kurrfarë ngurrimi ta paraqes, se më ka mbetur deri aty që edhe unë nga ana ime të japi diçka për vendimet e Plenumit të IV, se në fund të fundit nuk kam arsye që të mbrohem nga askush, dhe për asgjë. Se unë nuk kam shkua në luftë për disa emra dhe për disa personalitete, por për program dhe për Partin Komuniste të Jugosllavisë, që deri në fund do të jem besnik.



Në SHSSH, njerëzit ndaheshin në njerëz të besueshëm dhe të pabesueshëm

Pas të gjithave që u thane në Plenum të KQ të PKJ, dhe të KQ të PKS dhe në paraqitjet e anëtarëve të komisionit të KQ të LKJ-së të shokut Mika Tripalo nëpër mes të shtypit, qartë duket se ka ekzistuar tradhtia, me qëllim të tradhtisë. Në ndërkohë kam dëgjuar se në Beograd dhe në vendet e tjera të Serbisë ka ekzistuar klasifikimi i njerëzve të shërbimit të sigurimit të shtetit. Shoku Pavle Brajeviqi më ka tregua se në Beograd njerëzit kanë qenë të ndarë në njerëzit e besueshëm, më pak të besueshëm dhe të pabesueshëm. Naqallniku i drejtorisë së milicisë këtu Kërsta Malesheviqi ka treguar se kolegu nga Leskovci ka thënë se tek ata ka shkua Sërba Saviqi, tri apo katër ditë para Plenumit të katërt dhe ka mbajtur një mbledhje me kolegët e atyshëm të UDB-es dhe me atë rast ka thënë se si duhet t'i kundërvihen vendimeve të Plenumit. Pastaj se si kanë qenë të përgjuar të gjithë udhëheqësit e pushtetit dhe të partisë në Leskovc dhe se si ato përgjime janë largua dhe janë tërhequr në vigjilje të Plenumit nga ana e Raiqit, ish-naqallnikut të UDB-es të Leskovcit.

Dhe pas gjithë kësaj, unë më nuk guxoi të them se edhe nga terreni i jonë dikush nuk e ka ditur për këtë tradhti. Unë diçka konkretisht nuk di, dhe asnjëherë nuk më ka shkua ndërmend se dikush mundet me shkua edhe aq larg. Kur edhe po bisedohet për tradhtinë, respektivisht për njerëzit të cilët kanë organizua tradhtinë dua të them vetëm disa fjalë për çfarë unë di për ta.

Vojkan Llukiqi ishte i vrazhdë dhe absolutist

Stefanoviqin e kam parë gjithsej vetëm një herë edhe atë me rastin e vizitës që i ka bërë krahinës sonë. Mendoi në maj 1960. Kur e ka vizituar Prizrenin, ku unë isha shef i përfaqësisë. Lidhur me të nuk di asgjë konkrete me iu thënë. Kur bëhet fjalë për Vojkan Lukiqin, me të jam takuar disa here. Ai, mendoi se është i vrazhdë, një lloj absolutisti, i cili e ka koncentrua tërë pushtetin në duart e veta, kështu që edhe problemin më të vogël e ka marr dhe e ka zgjidhur vet edhe pse i kishte ndihmësit. Për këtë gjenerali Shijan, naqallnik i policisë ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij. Me sa më kujtohet kjo ka ndodhë edhe me Zeqon dhe me disa bashkëpunëtorë të tij. Këtë mund ta shohim edhe nëpër mes të ligjit për shërbimin e sigurimit të shtetit, i cili të gjitha autorizimet i kishte centralizua në personalitetin e tij. Kur njëherë më 1962 kishte ardhur në krahinë dhe kishte mbajtur një mbledhje me ne, ku para së gjithash kisha kërkua që në neve të bartet autorizimi për lëvizjet bile të kuadrit policorë në krahinë, ai me këtë rast reagoi ashpër dhe u kundërvu dhe nuk lejoi. Megjithatë, pak më vonë, zëvendësi i tij Misha Lukiqi, për këtë propozim ka thënë se ishte me vend dhe do të shikohet që të miratohet. Sa i përket Llukiqit mund të them se mua nuk më ka durua fare, dhe asnjëherë nuk i ka pranua propozimet e mija edhe pse kam dhënë propozime të mira për avancimin e shërbimit, por nuk e dijë për çfarë arsye. Më kujtohet një rast me rastin e vizitës së tij në Mitrovicë kur isha ndihmës i UDB-ës, me rastin e hyrjes sime në zyrë më ka pyetur se pse jam unë aty. Kur iu përgjigja se jam ndihmës i UDB-ës, ai menjëherë më pyeti se ku është Pariliqi, i cili më herët e kishte lëshua Mitrovicën. Me një rast kisha shkua në kabinetin e tij në Beograd, por pasi se me mua nuk kishte dashur të bisedonte njerëzisht, unë në mënyrë demonstrative e kam lëshua kabinetin e tij dhe kam shkua. Për të gjitha këto, dhe për qëndrimin e Lukiqit ndaj meje më vonë u ankova tek Miqa Mijushkoviqi, i cili më tha se edhe ndaj atij ishte sjellë në këtë mënyrë dhe e kishte përulur kur kishin qenë bashkë në vizitë në Austri e Gjermani. Ai edhe kur ishte sekretar republikan e ka ditur se do të bëhet sekretar federative dhe ne e kemi ditur se ai do të bëhej edhe sekretari i Komitetit Qendror. Ai në një mënyrë vet na paralajmëronte, rreth së cilës edhe qarkullonin komentet për perspektivën e tij. Në kohët e fundit është folur se ai do të vinte edhe si sekretar politik dhe se ai është i vetmi person i përshtatshëm që do ta zëvendësoi shokun Veselinov. Unë lidhur me këtë kam pasur bindje se ai me këtë qëndrim dhe me qëndrimin absolutist vështirë se do t'i përgjigjet një pozite të këtillë të detyrës politike.

Deformimet kane fillua menjëherë pas vitit 1945, por erdhën në shprehje më shumë me 1954/1955

Sipas mendimit tim, deformimet tek ne në krahinë kanë filluar diku më 1954-1955, se atëherë ka ekzistuar një bazë e mirë me rastin e bashkimit të UDB-ës me një udhëheqësi të përbashkët. Atëherë u formua centralizimi edhe më i madh dhe personifikimi i pushtetit në individ duke i shtuar autorizimet pushtetore e ligjore, dhe bashkë me to u shtoheshin në masë të madhe edhe mundësit për keqpërdorime se, deri atëherë problemet e shërbimit kryesisht zgjidheshin në kuadër të krahinës.



Garnitura e re e udhëheqësve ishte e pamëshirshme ndaj shqiptarëve

Në atë kohë ishte zvogëlua garnitura e udhëheqësve në krye me Disha Kolkoviqin, duke thënë se ajo garniturë identifikonte shërbimin me mënyrën e punës së partisë, çka do të thotë gjoja se shërbimi së tepërmi është demokratizua duke iu larguar metodave klasike policore. Pasi se unë isha i njoftuar, Vojo Vojvodiqi me rastin e ardhjes së Sërba Saviqit në Pejë dhe pasi e kishte vizituar terrenin tha se këtu në Kosmet gjoja se është “lëshuar” shërbimi i sigurimit dhe se tolerohet puna armiqësore. Sidomos ndaj veprimtarisë diversante që vinte nga Shqipëria, dhe se kjo situatë ka ndikua që të vije deri tek ndërrimi i kuadrit në shërbimin tonë, në vend të Dishës, Miqës, e Çeda Topalleviqit vije Maksim Sikimiqi me dy bashkëpunëtorë të tij, të cilët me qëllim të rregullimit të situatës veçanërisht e vështirësuan kursin ndaj ndikimit të Shqipërisë, dukurive nacionaliste, dhe me këtë veçan ndaj inteligjencës shqiptare. Ata paraqitnin një rrëmujë të quajtur udhëheqësi, nxitën urrejtjen nacionale, e bënë të ligjshme kumarin, amoralitetin, çrregullimin etj.

VIJON...

___________

PROF.DR.SABILE KEҪMEZI-BASHA: DEKLARATA ME SHKRIM E SHABAN KAJTAZIT (11)

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9565


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks