SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913

Durrës, 12 Maj 2020: PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESA SHQIPTARE”I AUTORIT SHABAN BRAH. Nr.5.

***

Viti 1913

“Viti 1913 shënon vazhdimësinë e genocidit në përmasa të pallogaritshme.

Në Nishor të Suharekës sërbët vranë 42 vetë dhe i rrafshuan 5 a 6 shtëpi. (f.192)

Në Krrabë e Çermenikë sërbët vranë 20-30 shqiptarë.

Vrasje, varje dhe mbytje në tortura kryheshin çdo ditë. Në këta kushte, thuhet (sarkastikisht, Gj.D.) në dokumente, ndiheshin dy shqetësime të kundërt: tek shqiptarët shqetësimi për fatin e jetës së tyre, te sërbët shqetësimi për fishekët që harxhoheshin duke vrarë shqiptarë.


Oficeri sërb Vuksanoviq, me lehtësi, por në mënyrë origjinale tregonte: Shqiptarët në fillim i vrisnim me pushkë e patllake, por së shpejti arriti urdhëri se s’kishte levërdi të shpenzohej municioni, prandaj shqiptarët do të thereshin me thika. Dhe kështu viktimat ndaheshin në grupe prej 40 deri 50 vetësh, rreshtoheshin në dy rreshta me fytyra të kthyera nga njëri-tjetri dhe atëherë oficerët ose nënoficerët i thernin shqiptarët në qafë një nga një. Këta njerëz fatkëqinj, as luanin nga vendi, as bërtitnin, thuajse s’ishin qenie njerëzore. (f.194)

(Në dokumente) thuhet se në 12 fshatra të Lumës e Opojës minimum janë djegur plotësisht 573 shtëpi dhe vrarë 672 njerëz dhe se therja e gravet dhe e fëmijëvet u krye me gjakftohtësi dhe me plan.

Po ashtu ngjau edhe në rajonin e gjërë të Gjilanit, ku në 19 fshatra pati masakra nga më të egrat. Vetëm në Kabash u masakruan 47 vetë. (f.203)



Ilustrimi © Pashtriku.org


M.E.Durham theksonte: Sërbët u lëshuan në krahinën e Gostivarit duke djegur me vajguri fshatrat dhe duke hedhur në flakë me majat e bajonetavet ata që nuk kishin mundur të shpëtonin. Ka fshatra me 100, 150 ose 200 shtëpi, ku tani s’gjendet asnjë frymë. Në Reçan të Gostivarit, sërbët, pasi pushkatuan 30 vetë, 200 gra, fëmijë e pleq, i mbyllën në dy shtëpi dhe i dogjën të gjallë. Në Zdunjë u dogjën 37 gra, fëmijë e burra të fshatit brenda ditës. Të nesërmen 9 të tjerë i çuan e i masakruan në Vakuf të Benacës. Alije Maksutit, kufomë, iu gjet vajza shtatëmuajshe mbi gjirin e saj. Kufomat u hodhën në pus ose u përhapën arave. (f.203)

Në nënor të 1913-s në fshatin Simnicë dogjën 113 shtëpi, vranë 18 vetë, ndër të cilët 2 gra.

Pas 8 ditësh nisi rrebeshi i masakravet të tjera. Sekretari (sërb) i komunës ftoi me emër 22 vetë. Pasi i lidhën, gjoja për t’i nisur për në nënprefekturë, i masakruan të gjithë në Vakëf të Benacës.

Në katundin Gjonovc dogjën 7 shtëpi me gjithë njerëzit brenda. Ndër ta: familja e Halil Myslimit me 7 vetë, familja e Xhelal Mersinit me 5 vetë, familja e Zanko Ibishit me 3 vetë dhe djali i Nazif Ibishit.

Në katundin Reçan pushkatuan 86 vetë në vendin që quhet Lamë. Masakruan edhe Zeliha Rrahmanin dhe 3 gra të tjera. (f.204)

Në katundin Vërtok u pushkatuan 18 vetë dhe u groposën në Bigosë. 40 burra u çuan në Vakuf të Benacës dhe u pushkatuan.

Pasi i pushkatuan burrat në oborr, Ruhide Matjanen e dogjën me gjithë shtëpinë. Të 4 vëllezërit: Kurt, Azai, Beqir, Durmish, i pushkatuan dhe i hodhën në pus. Pas tyre, edhe nënën e tyre e pushkatuan dhe e hodhën në pus. (f.204)

Në Kalisht, pasi i nisën për në Pozheran, i vranë dhe i therën rrugës 43 vetë. Në Çegran vranë 32 vetë gjatë rrugës për në Gostivar. (f.204)

Në fshatin Qafë e Gostivarit çetnikët terroristë masakruan e vranë 65 vetë: gra, pleq e fëmijë. (f.204)

Dibrës së Madhe iu bë një bombardim rrënues, aq sa qyteti me 18-20000 banorë ra në 2000 frymë. Një pjesë e popullatës që mori arratinë, u masakrua nga ushtria sërbe në mënyrë mizore, ku nuk ngeli gjallë asnjeri, që të rrëfente për skenat e lemerishme. (f.205)

Shtypi i atyre ditëve shkruante: …Sërbët kanë ndjekur një sistem djallëzor për të shfarosur, për të dhunuar shqiptarët… Sërbët ngritën më këmbë një ushtri të madhe, u derdhën prapë në Dibër dhe krejt vendin e ringjyen me gjak! Njerëzit e pafajshëm u vranë, katundet që u dogjën, s’kanë të numëruar… Dogjën Koniarin, Sollokiçin, Spasin, Allajbelinën, Bllacën, Reçanin, Majtarin, Çertanin, Vajniken, Kollosishtin. (f.205)

Në Rekë dogjën: Tërnicën, Nistrovën, Jemçen, Radostushën, Kosovacin, Skudrinën, Prisojnicën. (f.205)

Në Gollobordë dogjën: Zabzunin, Klenjën, Stellovën, Boravën, Sebishtin, Ostrenin, Okshtunin. (f.205)

Në Kërçovë dogjën: Zajasin, Leshnicën, Dragomashin, Mahmudajn, Llapkadolin, Plasnicën, Lishnicën. Përfaqësia austrohungareze nga Durrësi telegrafonte se para tri ditësh 200-300 sërbë, Zabzunin në veri të Gollobordës, Borovën, Okshtunin, Klenjën, Streblevën, i dogjën deri në fund. (f.205)

Mizori të tilla u bënë edhe në Divjakë, Venishë, Sllatinë, Tria, Veleshkë, Kal, Dardhë, Reç, Shumat, Palaman. (f.205)

Në Goricë qenë masakruar 14 vetë bashkë me plakun e katundit. Qenë mbytur edhe 2 gra e 5 fëmijë. (205)

Në Zogaj gjithë fshati qe plaçkitur... 124 shtëpi qenë djegur. Duke u shkrirë në flakët e zjarrit, në mënyrë të tmerrshme, qenë hedhur e djegur për së gjalli: 1 grua me 2 bijat dhe 1 foshnjë. Trupat e tyre qenë bërë hi. Qenë therur pastaj edhe 4 të tjerë e, duke u kthyer edhe njëherë, sërbët vranë edhe 4 që u kishin mbetur. (Krs.f. 206)

Në Maqellarë qenë plaçkitur e djegur 10 shtëpi, u therën me majën e bajonetës 12 banorë dhe u masakruan edhe 4 të tjerë. Fshatarët e tjerë, dhanë, për të shpëtuar jetën, 50 buaj, 113 dhi dhe 2 lopë. (f.206)

Në Bllacë qe plaçkitur fshati dhe pastaj i qe vënë zjarri në të katër anët. Të gjithë fshatarët qenë masakruar. Qe një plojë e vërtetë, që s’mundet njeriu ta përshkruajë. Veçanërisht për ata që u therën. Sërbët morën me vete 250 desh e dele, 35 lopë dhe 28 kuaj.

Në Vajnik, pas plaçkës që u bë me një barbarizëm të pashoq, zjarri që e vunë sërbët, i fshiu të 15 shtëpitë e fshatit. Koshadhe ushtarësh sërbë ngisnin nëpër fshat, duke mbytur të gjithë ata që gjendeshin përjashta. Qenë therur me bajoneta 4 vetë. Pas mundimevet që u bënë atyre të gjorëve, e mbytën edhe një vajzë të re përpara të gjithë fshatarëve, pastaj morën 100 dele e desh, 8 kuaj e 9 buaj. (f.206)

Në Allajbeg krejt fshati u plaçkit dhe 65 shtëpi u dogjën. U masakruan në mënyrë të tmerrshme 16 burra, 7 gra dhe 1 fëmijë pesë vjeç. E gjithë gjëja e gjallë e fshatit u rrëmbye. (f.206)

Në Luzni pas plaçkitjes së çdo gjëje, sërbët u vunë zjarrin 5 shtëpive ndër më të parat, masakruan 45 vetë dhe rrëmbyen 1500 dhen dhe 200 kuaj. (f.206-207)

Në Deshat qenë djegur 15 shtëpi dhe qenë hedhur në flakë e djegur për së gjalli 3 fëmijë e 2 gra. Qenë rrëmbyer 50 buaj dhe 500 dhen.

Në Pilat-Mahallë të gjitha shtëpitë qenë plaçkitur dhe 8 djegur. Therur me bajonetë: 2 burra e 1 fëmijë gjashtë vjeç dhe hedhur në flakë të zjarrit 1 fëmijë katër vjeç. Rrëmbyer 100 buaj, 15 lopë, 200 dhen, 8 kuaj. (f.207)

Në Peshkopi, djegur 57 shtëpi nga më të mëdhatë, masakruar 6 burra, rrëmbyer 180 buaj, 450 dhen, 15 mushka, 20 kuaj. (f.207)

Në Qafë-Bulqizë, pushkatuar 13 vetë, në Vinjallë djegur 2 shtëpi. (f.207)

Veçanërisht në trevën e Vardarit është kryer një genocid i pallogaritshëm në qytete e në fshatra. Terrorizmi individual, ndjekjet, djeg‘jet, plaçkitjet, rrahjet, mbytjet, kanë përmasa që ua kalojnë atyre në trevat e Moravës, të Rrafshit të Kosovës, të Sanxhakut, të Rrafshit të Dukagjinit, të Luginës së Drinit, të Shkodrës etj. (f.207)

Në krahinën e Demirhisarit dhe të Përlepit janë djegur prej sërbëvet 6 fshatra myslimanë dhe banorët janë masakruar. (f.208)

Edhe fakti që afër Shkupit u therën si berra 2000 shqiptarë (përmendur edhe më parë. Gj.D.), tregon për atë genocid masiv që përhapej anembanë visevet shqiptarë në trevat e Vardarit. (f.208)

Afër 2000 shtëpi të malësisë së Hasit e Krasniqes, që i mbetën shtetit shqiptar, ishin djegur. Banorët që u gjendën aty, u masakruan pa mëshirë. (f.208)

Në Ujëzi, pranë Drinit, 32 vetë u mbyllën dhe u dogjën në një shtëpi. Oficerët i shtërngonin ushtarët që të shfrejnë kundër gravet dhe fëmijëvet. (f.208)

Në Gash e Krasniqe u rrënuan 1500 shtëpi dhe popullata e terrorizuar u arratis në brendi të (pjesës tjetër) të Shqipërisë. Largimi i përkohshëm i popullsisë nga zonat e operacionevet shfarosës qe i vetmi mjet shpëtimi. (f.208)

Dëshmitarët e ngjarjes japin hollësi për terrorizmin dhe masakrimin në Plavë e Guci. Forcat shoviniste sërbo-malazeze në këtë rajon pushkatuan 720 burra. Nga këta, 559 në Qafë-Previ, 150 në Brezovicë dhe 11 në qytetin e Plavës. (f.209)

Në disa fshatra të Gjakovës, brenda një dite u kthyen në fenë pravosllave 400 shqiptarë. Në fshatrat Gramaçel, Dobrigjë, Firaj, Novoselë, Zhdrellë, Osek, Gllogjan dhe Bistrazhin, në fenë pravosllave kaluan 800 frymë. Në rrethin e Gjakovës u konvertuan në fenë pravosllave 1100 katolikë. Prefekti Dushan Jagoviq dhe majori Jovan Pllamenac, provuan t’ua ndërrojnë fenë 35000 shqiptarëvet në rajonet e Pejës dhe urdhëruan 6000 shqiptarë të Kaliçanit të ndërronin fenë në kishën e Pejës, që do thoshte të ndërronin kombësinë, gjë që shkaktoi revoltë dhe, më 3 prill 1913, u masakruan 1300 shqiptarë. (f.216)

Edhe në Kabash të Gjilanit, gra e fëmijë qenë hedhur në flakë. (f.222)

Në fshatin Sop, rrethi i Kërçovës, nga një sërb u lidhën të gjithë muhamedanët që ndodheshin ende në fshat, rreth 200 vetë, u çuan në xhami, u mbuluan me sanë dhe u dogjën të gjallë. (f.222) (Gj.D: Ky është një turp i madh për ne!)

Në Ujzi, midis Gjakovës dhe Prizrenit, Abdyl Zeqa dhe 20 pjesëtarët e familjes së tij, u dogjën. Disa fëmijë që tentuan të iknin, u therën me bajoneta. (f.222)

Një burim francez detajon se Ali Tafa me 9 pjesëtarë të familjes u dogj i gjallë në shtëpi, ndërsa Et’hemi, vëllai i tij, i plagosur rëndë, u gjend i gjymtuar në mënyrë të pashembullt. Halil Sadiku me 6 pjesëtarë të familjes u dogj i gjallë. Po ashtu edhe 3 gra u dogjën të gjalla. (f.222)

***

Në qoftë se ne shqiptarët do të heshtim për të këtilla ngjarje, prej popujvet të tjerë nuk mund të presim tjetër, veçse përbuzje e përçmim.

Është, pa dyshim, e rëndë dhe e vështirë të pranohen të vërteta të këtilla, sepse natyrshëm bëhet pyetja: Po ne, ku ishim?! Përse ne nuk e kishim aftësinë kolektive për t’u mbrojtur?!

Me se ishin marrë të pasurit tanë, shqiptarët e fuqishëm që e kishin edhe pushtetin, ndërsa të pasurit e Sërbisë, e gjenin mundësinë, edhe për t’u çliruar prej sundimit osman, edhe për të sulmuar tokat tona e për të vrarë kafshërisht njerëzit tanë, me qëllim zgjerimi?!

Të pasurit tanë, me se ishin marrë dhe me se po merreshin?!

Kjo është pyetja që nuk po më shqitet nga mendja dhe, krejt kuptueshëm, po ma trondit vetëdijen e njëjta britmë: Po sot me se po merren të pasurit tanë?! A nuk do të asgjësohen edhe këta bashkë me kombin e vet, nëse nuk vihen, me kohë dhe në mënyrën e duhur, në mbrojtje të këtij kombi?!

Ky është problemi më i madh që kombi ynë duhet, më në fund, me e vu në rrugën e zgjidhjes, nëse nuk duam që përsëri të na masakrojnë.

Gjokë Dabaj, Durrës 11 maj 2020.

________________

GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 - 1915

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978

***

GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991

***

GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 - 1879

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002

***

GJOKË DABAJ: 'GENOCIDI SËRBOMADH...', 1878 - 1886

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks