SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: PROGRAMIMI I KRIMEVE PËR T'I SHAFOSUR SHQIPTARËT, 1994-1999 (I)

Prishtinë, 31 korrik 2020:

PREAMBULLA E GJENOCIDIT SERBIAN SOT

Sot (2020) në bazë të dokumenteve që janë grumbulluar në Tribunalin e Hagës; në bazë të publikimeve që i kanë botuar akterët e krimeve; në bazë të arkivave që kanë mbetë me rastin e arratisjes së një pjese të serbëve që kishin bërë krime monstruoze ndaj fqinjëve, nga Kosova prej 12 VI 1999 e tutje, sherbimi informativ dhe kontrainiformativ ushtrak dhe policor serbian, lirishtë mund të thuhet se filloi epoka e znatit të vjetër serb, me u veshë të tesha kombëtare shqiptare, me vra serbë, me u fotografua para kufomave dhe ato fotose më i shpërndarë nepër botë. Pas këtyre katve mizore, fillon prap lufta për ta përhaur rrenat se para 12 qershorti 1999 i kemi vrarë shqiptarët se na kanë detyruar.Në rrethanat e mëparëme dhe në rrethanat e reja S. Millosheviqi ishte një Adollf Hitler i vogël, Ivica Daçiqi një Gebells në miniaturë; Vijisllav Shesheli një Vilhelm Gering me ambicje nazizte, kurse Aleksandër Vuqçiqi ishte një RUDOLLF GAVLIK që drejton Gestaponë, por që çdo krim ia atribuon Arkanit, i ngjajshëm sikurse Roberty Servantes, drejtues i SS formacioneve, që kishin të drejtë të vrasin 1941-1944, alias 1995-1999,këndo që dëshironin. Në rrethanat që Kosova u mbush me kufoma shqiptare (600 varreza masive) A. Vuçiqi, si shef i informatave dhe propogandës e kishte një rrol shtesë,sepse e kryente detyrën e lidhjeve dhe “strehimit” të informacioneve, që do të thot se kishte lidhje të drejtëpërdrejtë me bartjën e kufomave nga vendi i krimit në Kosovë, e deri në Surçin, e prej andej në Rusi, të planifikuar me dy aeroplanë, do të kujtoi V. Çernomerdin në një bisedë konfidenciale në Moskë,kur po i shkruante kujtimet rreth Kapitullimit të Millosheviqit.


Sot dueti A. Vuçiq dhe I. Daçiq po dëshmohet se për asnjë çështje nuk janë larguar nga programimi i krimeve që metastazoi deri në gjenocid në Kosovë, sidomos më 1999. Përkundrazi këta monstrumë që sot e drejtojnë shtetin e Serbisë, e “kritikojnë” Millosheviqin pse nuk i ka shfarosur shqiptarët për një herë, po u a ka lënë këtyre të ëndrrojnë shfarosjën shqiptare nepër etapa. Këtë e thot oficeri i tyre që fshatin Shajkofc të Llapit e shndërroi në Kamp përqëndrimi, në mnyrë që të gjithë shqiptarët t` i likudojë me dy granata, asancionin do ta kryente njësia e Aleksander Vuçiqit, detyrë kjo që i ishte ngarkuar si shtesë nga Shesheli. Të shënojmë edhe këtë se nxënsi i A. Vuçiqit ka prerë shqiptarë në Makofc (afër Prihtinës) me sharrë motorrike. E tash do ta pyetja atëfar Llajçakun, si të dialogohet me këta neofashistë, ku në vend të fjalës “terrorist” të UÇK-ës, kanë krijuar koncept për Republikën e Kosovës duke e nominuar “e ashtuqajtur Republika e Kosovës”, duke paguar miliona për ta defaktorizuar. Nuk është çudi për këta, por është anomali se si BE ende nuk po dijnë ta lexojnë politikën e tyre kripto neofashiste. Mandej politikën e tyre nuk po e dijnë ta lexojnë e as ta negociojnë duke prezantuar argumente se çka mshifet pas historisë tyre krimianle. E si pasojë në vend se të hetohen dhe gjykohën këta krimnelë, po hetohën dhe planifikohet të gjykohën ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe përpiekje që okupatori të largohet nga politika e krimeve të progarmuara dhe çlirimi i popullsisë Kosovës të jetë realitet historik, por edhe i garantuar ndërkombëtarishtë, sepse kriminelëve serbian, po iu dha shansa, prap do të sulmojnë popullin e pambrojtur dhe duarthatë shqiptar.

Parahistoria e gjenocidit serbian në Kosovë

Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t` i shfrytzojë për ta rihapur frontin antishqiptar, që ishte përpiluar nga treshja: Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq gjatë viteve 1950-1966. Për t` ia filluar punës, kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re; duke e pritur shansën që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, më 1981 do të përqëndrohet në serbizimin e Kosovës. Aktivizimi i tyre, plus ata që ishin regrutuar si të rinjë, do të fillojë pikërishtë më 1981 duke u përkrahur nga ushtria, partia komuniste-çetnike, e deri te “Zbori” i Lotiqit, deri te kisha e Nikollaj Velimiroviqit, deri te institucionet shkencore, arsimore dhe individët, në cilsinë e ideologëve për mënyrat e krimeve. Eksponentët e kësaj garniture që ushqehej “nën sofër”, në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj më 1981, do të përpilojnë një dokumenet që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ‘ballon’ i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “skeret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljës nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvednin e Kosovës me shifer “sekret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendëshme 28000 serbianë. Kjo do të thot, se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vadalizojnë ken të duan dhe mjerishtë kjo shtresë e dahive ishte regrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit dhe sllavizimit Kosovës më 1918-1941, në saje të 12 ligjeve dhe nënligjeve që posedohen. Në atë kohë e kishte embrionin, parafashist por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonial të tipit neofashist.



Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfar BARAZIE të shqiptarëve me qenjen e tyre serbiane “mbiracore”. Dokumnetet janë të pamëshirëshme. Fjala është për 4407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish Rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre baditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gja të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugërimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të serbizuar e që nuk janë shpërnguluar në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nepër qytete. Numri i saktë i kësaj shtrese aristokrate policoro-ubbeske me atrofi dhe isufiencë kriminale, arrinte familiarisht në 23231 anatarë. Prej tyre, 7190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerër ishin fëmi,gra (edhe ato shumica në punë) dhe antar të ngushtë familiar.

Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore kriptokomuniste që do të mirren intenzivisht me çështjen e shpikjës së shpërnguljes me “dhunë” të atyre që bota shqiptare i quante “shkie kolonistë”, që në fakt ishin një kategori dahinjësh mizantropë, e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez, të regrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste 1918-1966. Lidhur me këtë, janë përpilura për këta kriptokriminel dhe manjakodepresivë nga alkoholi dhe zhovinizmi, sidomos pas vitit 1981, jo më pak se 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vejtore, se “si janë shpërngulë nga presini shqiptar”. Po të lexohën me kujdes ato raporte, shihej se janë krijuar në kuzhinat e UDB-ës në Beograd, janë derguar si direktiva komuniste për t` u zbatuar nga komunistët shqiptarë, në emër të “vllazrim bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar jugosllav” si shkollë PROSTUTUCIONALE e Kumrvicit. Në ato raprte-direktiva komuniste, kryesisht figurojnë trillime të nivelit të ulët, për ta rikrijuar sërish KASTËN e DAHIVE të kohës kralit dhe “vaktit” rankoviqist e pse jo edhe titist, sepse Titua i ka pasë në informatë të gjitha sielljet e tyre nga Fadil Hoxha më 1967.Rikolonizimi ishte aktualizuar, për të sigurar para nga buxheti I RSFJ-ës, e për t`i kthyer për here të DYTË apo të TRETË, këtë kastë udbeske si kolonistë në Kosovë, që ishin mësuar të rrijnë nepër kafene dhe shqiptarët pronën e tyre tokësore ta punojnë me përgjystë. Jo vetëm kaq, kjo kastë në saje të qëndrimit partisë dhe pushtetit ushtrako policor jetonte duke akuzuar njëherit shqiptarët, se me “presionin ndaj tyre”, që janë vetëm gjallë, dhe prap me fajin e shqiptarëve, ata po e shkaktojnë këtë “fenomen të papresedent” në Evropë, tri here me u kolonizuar e tri here me u arratisur dhe prap me beneficione doin të kthehen. Dhe u kthyen sidomos pas 23 marsit 1989, masovikisht. Është trishtuese pozita e tyre. Ata po vinin me një “SHINOBUS”, sidomos të deileve nga Serbia në Kosovë. Në atë shinobus bartnin derra, pula, pata, qepë hudhra, raki, poçavra, miell, misër për derra. PO të ishe në atë shinobus, ishte tmerri i kësaj bota nga ulurima e derra dhe viçave, rakisë dhe hudhrave, sespe INFLACIONI ishte për 4800%. Po, e dijnë tërë bota që Millosheviqi po emitonte para nga letra e gazetave, sa që një banknotë i kishte 35 zero. Madje aty kah mesi i majit 1994 TRE thasë qepë kishin rënë në binar afër stacionit Lupçi i Ulët. Fshatrët shqiptarë në ata thasë kishin gjetë kallashnikovë, që në pjesën e epërme ishin mbuluar me një sanë të dendur, por edhe për rreth ishin maskuar me llojë kashte të elbit. Kjo do të thot se Millosheviqi çdo shtëpi serbiane në Kosovë e kishte kthyer në bunker armësh, shumicën e të cilave neokolonistët i shitinin në tregun profitabil shqiptar.

Dhe, për ta “standardizuar” këtë kaos asimetrik serbian, dhe shpikje profesionale të KOS-it ushtrak, KOS-it kishtar, LKJ-ës së militarizuar e cila më 1983 i krijoi brigadat dhe batalonet ushtrake, sikur të ishte parti naziste dhe organizatë terroriste, që vet thyenin varre, dhunonin murgesha “natën”, dhe akuzonin rininë shqiptare ditën, që djali dhe nëna e vrasin babën-burrin, dhe e akuzojnë shqiptarin dhe gjyqet komuniste të jugoskandikëve me vendim e pushkatojnë shqiptarin pa asnjë provë. Madje, kjo shtresë kolonistësh do të organizojë “dhunime” të murgeshave, kinse nepër manastire, të cilat vetëflijohen për porpogandë; madje ia “qorrojnë” sytë në murale Shën Savës, shih nepër kisha, e duke mos e ditur OPINONI se serbët me sy të smurë, kishte dy shekuj që kërkonin ILAÇ nga ata “sy të Savës që i vllai e verboi”, enevojtari duke i prekur kërkonin “sherim”, e nga të prekurit e shumtë, muralet ishin amortizuar, por faji u mbetej iridentistëve shqiptarë. Turp ma i ndytë nuk ka mundur të hudhet në media 1981-1999. Madje, vetëngulja e njëfar të smuri manjakodepresiv, që quhej Gj. Martinoviq, aq iu kushtua rëndësi, sa që njëmend për dahijtë Serbian me ato para do të ndertoheshin nja dy fabrika. Dhuna, po të lexohen raortet javore për nevoja të “KTHIMIT” të serbëve dhe malazezëve, tregon edhe për një detyrim që e ushtronin edhe udbashët shqiptarë, sa që i detyrojnë të rijnjët me dhunë, t` i pranojnë si të “vetat” ato “vepra penale”. Tragjedia është më tragjike, se udbashët shqiptar e kanë ditur fare mire se kush po I kurdisë ato akte të liga, të inskenuara me kujdes nga pushteti i partisë që po kalbej në mykjën e vet kanceroze.

Çështja e “krimeve” dhe shpërnguljes së serbëve nga Kosova në vitet tetëdhjetë të shekullit XX, pati shkuar aq largë sa që Kuvendi Fedreativ më 1987/8, do të përpilojë: “Programin Jugosllavë për Kosovën”. Ky program është një “Naçertani” e dytë, me 92 detyra konkrete. Ky Program që e obligonte tërë Jugosllavinë të ndihmojë në SERBIZIMIN E KOSOVËS, njëherit ishte një dritare e re për të mësuar popujtë tjerë se Serbia po i rrezionte edhe ata. Pra kjo kastë banditësh, kolonistë të kralevinës dhe të titizmit serbian, e kanë futë në obligime të mëdha politike çdo pushtetar serbian, nga ajo kohë, e deri më sot, të paktën ta mësojë industrinë e rrenave. Ky serbizim i programuar, kishte të bënte me kthimin e tokave të kolonizuara dikurë, pra që kishin qenë në duar të ish kolonistëve, t` u kthehen pronat e fituara me dhunë dhe të shitura pa asnjë dhunë, por me motiv se nuk e duronin njëfar barazie, si udbashët me duar të përgjakura, ashtu edhe të gjithë të tjerët në cilësinë e kolonistëve brenda shtetit, plus edhe nga ata te të gjitha anëve të botës, siç kishte ngja në Maqedoni 1954-1957.

E vërteta, pas 23 III 1989, në Kosovë u kthyen me dhjeta mija të tillë, duke ua grabitë në rend të parë vendet e punës shqiptarëve të përjashtuar. Kjo shtresë që do të avansohet në fuqi ‘qiellore historike’ serbiane, do të gjëndet për një kohë e aktivizuar edhe në krimet monstruoze në Kroaci, sidomos gjatë viteve 1990-1993, e në vijim në Bosnje, për të mbaruar më Kosnferencën e Dejtonit, më 1995. Atëbotë u krijua një Republikë Serbe, pa qenë krijesë e tillë kurrë. Madje, kjo krijesë neokoloniale mund të quhet “Republika e gjenocidit”, që është zabtuar në Srebernicë dhe më gjerë në BESË (mbrojtje) të KS OKB-ës!!!

Po ata kriminelë, që u larguan nga Kroacia dhe Bosnja më 1995, duke i shoqëruar njësitët e SPS (Socialistiçka Partia Serbie-Milloshi-Ivica Daçiqi), SRS (Srpska Radikalna Stranka-Shesheli- A. Viçiqi), SSJ(Stranka Srpskog Jedinstava-Arkanit), që të tri fromacionet politike dhe ushtarake, do të inkudrohen edhe në krimet monstruoze në Kosovë, me qëllim të serbizimit. Kështu, më 1994, ky trekëndësh politik nazifashist, do të vihet në ofenzivë në frontin antishqiptar nën “kulmin” e S. Millosheviqit. Të tri progarmet politike të tyre, faktojnë dokuemnetet, deri në vitin 1997 do të fuzionohen në një front varsës politik dhe fizik, antishqiptar. Ja faktet: Më 1994 do të përpilohet dokuemnti “ Kako vratiti Kosovo I Metohiju Srbima”(Si t` u ktheht Kosova dhe Metohia Serbëve”), pra jo edhe malazezëve.

Programi i përbashkët i akuzon Kroatët dhe Sllovenët (eksponetet e tyre), për bashkëfajtor të pozitës serbiane në pushtetin titisto-rankovbiqist, e që të dytë si në orkestër vranin e “kthjellnin” shqiptarë, për dy dekada, pa asnjë përgjegjësi. Tash, më 1994, pasi që shqiptarët ishin larguar nga çdo lloj pushteti, duhej akuzuar se “shqiptarët kanë krijuar parlament, qeveri, shkolla, gazeta, dhe para të veta, (e ka fjalën për marken gjermane). Në progarmin e fuzionuar, thueht në vijim se shqiptarët nuk e parnojnë shtetin e Serbisë, si të tyre; nuk sherbejnë në ushtri (për të vrarë jo sebë kudo nepër ish Jugiosllavi, sepse Milloshi dhe këta kriminelë e planifikonin se pasi që ta serbizojnë Kosovë, ta vazhdojnë znanatin në serbizmin e Maqedonisë, kuptohet me lehtësi, sepse kisha këtë ua garantonte (Patriku Pavle), sepse populli ishte nën jrisdikcioinin e KOS-it. Shqiptarët thuhet në programm nuk paguajnë tatim ( e paguanin të gjithë), nuk pranojnë programet shkollore, u larguan nga shkollat vet (jo-hb), i marrin pensionet (jo), i marrin ndihmat sociale (kurrë jo), e kanë sherbimin shëndetsor falas (jo edhe ky pohim cinik është rrenë serbiane).

Për ta bërë Kosovën si vendin ma të varfur në Evropë, fuzionusesit e progarmit nxorrën konstatimin se: “kapitali në Kosovë është 95% në duar të shqiptarëve”. Këta përpilues monstrum e nxorren “faktin” se kush ka kapital ai ka edhe pushtet. Në faktë me këtë koncept, progarmuesit e serbizimit të Kosovës (1988-1999) parashikonin ta mbajnë militarizmin e Kosovës në gjendje kujdestarie edhe përtej kufijëve, duke siellë mercenarë nga të katër anët e botës, duke synuar për pesë vite ta serbizojnë Kroacinë, Bosnjën dhe Kosovën, si shembulli i Sanxahkut Nishit më 1877, për çka një dokument serbian thot: “Kur kemi hy në lokalitetet e Sanxhakut Nishit, në dhjetor 1877, nuk kemi gjetë njeri të gjallë, sa që as emrat e katundeve nuk i dinim, sepse nuk kishte njeri të na i tregojë. Të gjithë arnautët, ose ishin vararë ose ishin larguar me dhunë nga shtpitë”. Këtë shembull e donin serbianët më 1989-1999 të përseritet sepse kishin provuar edhe më parë 1912-1966.

VIJON …


__________


PROF.DR.HAKIF BAJRAMI: PROGRAMIMI I KRIMEVE PËR T'I SHAFOSUR SHQIPTARËT, 1994-1999 (II)

http://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10337


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks