SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

SHTETI HOLANDEZ PËRGJEGJËS PËR 300 VDEKJE TË SREBRENICËS

Pashtriku.org, 20. 07. 2014 - Një gjykatë në Holandë ka vendosur se shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e mbi 300 njerëzve në masakrën e Srebrenicës. Gjyqtarja kryesuese, Larissa Elwin, në gjykatën civile ka shqiptuar vendimin të mërkurën në qytetin holandez, në Hagë. Larissa Elwin tha se, Holanda është përgjegjëse për vdekjen e njerëzve të vrarë në korrik të vitit 1995, pasi u larguan nga një kompleks i OKB-së, e cila ishte një "zonë e sigurtë" e përcaktuar dhe e mbrojtur nga trupat paqeruajtëse holandeze. Gjyqtari vazhdoi duke thënë se paqeruajtësit holandezë të OKB-së duhet të kenë patur njohur se njerëzit e deportuar do të vriteshin pasi kishte prova se serbët kanë bërë krime gjatë luftës.

Ishin 300 burra në mesin e më shumë se 8.000 burrave dhe djemve, të cilët ishin vrarë nga trupat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga Ratko Mlladiç, pasi që forcat e tij ishin më shumë në numër se forcat e paqeruajtësve holandezë, të cilët u dorëzuan nën presion dhe i detyruan mijëra familje myslimane të largohen nga kompleksi holandez i OKB.



Rasti ligjor kundër qeverisë Holandeze ishte paraqitur nga nënat e Srebrenicës, të cilat përfaqësojnë rreth 6.000 gra të veja dhe të afërmit e viktimave.

Të afërmit e mirëpritën vendimin për gjetjen kufizuar të përgjegjësisë; megjithatë, ata e kritikuan se aty, sipas vendimit, nuk janë përfshirë të gjitha viktimat.

"Është e qartë se gjykata nuk e ka ndjenjën e drejtësisë," tha Munira Subashiç, kryetarja e grupit, duke shtuar: "Si është e mundur të ndahen viktimat dhe të thotë një nënë që shteti holandez është përgjegjës për vdekjen e djalit të saj në njërën anë dhe jo në anën tjetër telave në kamp?”

Gjenocidi i Srebrenicës ishte kulmi i një politike të spastrimit etnik nga ana e forcave serbe të Mlladiçit për të krijuar një shtet të pastër serb në Bosnje. Gjatë luftës së viteve 1992-95 në Bosnje, rreth 100. 000 vetë u vranë nga trupat serbe.


Përktheu nga anglishtja: Mexhid Yvejsi, Gjakovë.


.............................................

SHERADIN BERISHA: MASAKRA E SREBRENICËS NJË 'ENIGMË' MAKABRE! (FOTO+VIDEO)

HAPE: http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=2992


............................................




kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks