SHKRIMI
e diel, 19 nëntor 2017

DR.MADS GILBERT: Z.OBAMA A KE ZEMËR TI?! (FOTO+VIDEO)

Pashtriku.org, 22. 07. 2014 - Z. Obama, a ke zemër ti? Të ftoj të kalosh një natë, vetëm një natë, me ne në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta. Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë. S’ka njeri me zemër DHE pushtet që të kthehej nga një natë në Shifa pa vendosmërinë për të ndaluar masakrën e popullit palestinez. Por të pashpirtët dhe të pamëshirshmit i kanë bërë llogaritjet e tyre dhe kanë planifikuar një tjetër masakër “dahiya” në Gaza. Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të rrjedhin natën që vjen. E dëgjoj që i kanë ndezuar instrumentet e tyre të vdekjes.Të lutem! Bëj çfarë mundesh. Kjo, Kjo nuk mund të vazhdojë." - kështu ka shkruar mjeku norvegjez, Mads Gilbert, në një letër që ja ka dërguar presidentit të SHBA've, Barak Obama dhe mbarë njerëzimit.

Në vijim lexponi të plotë letrën e mjekut Mads Gilbert.


***

Të dashur miq,


Nata e mbrëmshme qe ekstreme. “Pushtimi tokësor” i Gazës rezultoi në dhjetëra të vrarë dhe automjete të mbushura me palestinezë të të gjitha moshave të gjymtuar, të shqyer, që kullonin gjak, ngjitheshin e vdisnin - të gjithë civilë, të gjithë të pafajshëm.



- BARAK OBAMA -


Heronjtë në ambulancë dhe në të gjithë spitalet e Gazës janë duke punuar me turne 12-24 orëshe, të zverdhur nga lodhja dhe ngarkesa çnjerëzore (pa rroga në spitalin Shifa për katër muajt e fundit), kujdesen, vënë përparësi, orvaten të kuptojnë kaosin e papërshkrueshëm të trupave, shifrave, gjymtyrëve, që ecin, që nuk ecin, që marrin frymë, që nuk marrin frymë, që rrjedhin gjak, që nuk rrjedhin gjak. NJERËZ!

Tani, të trajtuar edhe njëherë si kafshë nga “ushtria me morale e botës”.





Përpjekjet e mjekut Mads Gilbert, për të shpëtuar të plagosurit palestinezë!


Respekti im për të plagosurit është i pafund, në vendosmërinë e tyre të përmbajtur në mes të dhimbjes, agonisë dhe shokut; admirimi im për stafin dhe vullnetarët është i pafund, afërsia ime me “sumud-in” palestinez me jep forcë, edhe pse hera-herës dua thjesht të klith, të shtrëngoj dikë, të qaj, të kundërmoj aromën e lëkurës dhe flokut të një fëmije të ngrohtë, mbuluar në gjak, të mbrojmë vetet në një përqafim të pafund - por këtë nuk e përballojmë dot as ne, as ata.

Fytyra të mbuluara nga hiri - oh JO! Mos, edhe një tjetër ngarkesë të gjymtuarish që kullojnë gjak, ne kemi akoma liqenet e gjakut në dyshemenë e urgjencës, pirgje fashosh kulluese të ngopura me gjak për të pastruar - oh - pastruesit, kudo, që largojnë me shpejtësi gjakun dhe copëzat e hequra të mishit, flokët, rrobat, tubat - mbetjet nga të vdekurit - të gjithë të larguar që aty … për t’u përgatitur sërish, për t’u përsëritur e tëra kjo.

Më shumë se 100 raste mbërritën në spitalin Shifa në 24 orët e fundit.

Shumë për një spital të madh të mirëtrajnuar dhe të mirëpajisur me gjithçka, por këtu - pothuaj asgjë: s’ka energji, ujë, aksesorë, ilaçe, tavolina operacioni, instrumenta, monitorë – të gjitha të ndryshkura, sikur janë marrë nga muzetë e spitaleve të së djeshmes. Por ata nuk ankohen, këta heronj. Ecin kështu, si luftëtarë, me kokën lart, jashtëzakonisht të vendosur.

Dhe ndërsa shkruaj këto fjalë për ju, vetëm, në një krevat, lotët rrjedhin, lotët e ngrohtë, por të pavlerë të dhimbjes dhe pikëllimit, të zemërimit dhe frikës. Kjo s’mund të jetë ngjarje e vërtetë!

Dhe pastaj, bash tani, orkestra e makinës luftarake të Izraelit fillon sërish simfoninë e saj tmerruese, bash tani: repartet e artilerisë nga barkat e marinës nga bregu, hungërimat e F16-ave, avionët e pështirë pa pilot (në arabisht “zennanis”, çekiçët), dhe Apache-t e rrëmujshëm. Të gjithë të prodhuar në ShBA dhe të paguar prej tyre.

Z. Obama, a ke zemër ti?

Të ftoj të kalosh një natë, vetëm një natë, me ne në Shifa. I maskuar si pastrues, ndoshta. Jam i bindur 100%, kjo do ta ndryshonte historinë.

S’ka njeri me zemër DHE pushtet që të kthehej nga një natë në Shifa pa vendosmërinë për të ndaluar masakrën e popullit palestinez.

Por të pashpirtët dhe të pamëshirshmit i kanë bërë llogaritjet e tyre dhe kanë planifikuar një tjetër masakër “dahiya” në Gaza.

Lumenjtë e gjakut do të vazhdojnë të rrjedhin natën që vjen. E dëgjoj që i kanë ndezuar instrumentet e tyre të vdekjes.


Të lutem! Bëj çfarë mundesh. Kjo, kjo nuk mund të vazhdojë.

Mads Gilbert MD PhD

Profesor dhe Drejtues Klinik

Klinika Mjekësore e Urgjencës

Spitali Universitar i Norvegjisë së Veriut.


................................................


NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!



Dr. Mads Gilbert: Holokausti i RI - Një luftë kundër fëmijëve!


.......................................


Dr.Mads Gilbert Doctor in Gaza from Norway Exposes & Slams Israel America & UK!



Professor Mads Gilbert: Suspicion that Gaza is being used to test new weaponry



The Norwegian doctors Mads Gilbert and Erik Fosse - #Gaza - Shifa Hospital



 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks