SHKRIMI
e enjte, 25 maj 2017

SHERADIN BERISHA: VENDIMI I KRYETARIT TË LDK-së, IBRAHIM RUGOVA PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT PËR 'HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS' - NËNTOR 1998 /DOKUMENTE/

Pashtriku.org, 28. 03. 2015 - Në nëntor të vitit 1998, në kohën kur po shqyrtohet drafti (plani) i 3'të i ambasadorit amerikan Christopher Hill, për gjetjen e një zgjidhje për të ardhmen e Kosovës, në kuadër të Jugosllavisë së mbetur (Serbi - Mali i Zi), në të cilin parashikohej edhe krijimi i policisë lokale, Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, më 19 nëntor merr vendim për krijimin e një komisioni për "HULUMTIMIN E KRIMEVE TË LUFTËS", dhe ky komision atëkohë e shtriu aktivitetin gjithandej nëpër Kosovë, ku ishin degët e LDK-së.



- Eqrem Kryeziu dhe Ibrahim Rugova -


Në vendimin e Kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugova, shkruan:

"Duke u mbështetur në nenet 25, alineja 1 dhe nenit 27, alineja 4 të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë dhe krimeve të kryera nga forcat serbe, vrasjeve enigmatike dhe kërcënimeve të aktivistëve të LDK'së, në bazë të kompetencave të tij, Kryetari i LDK-së merr këtë:

VENDIM

Për caktimin e një komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës

1. EQREM KRYEZIU (Kryetar),

2. AGIM KRASNIQI

3. REXHEP GJERGJI

4. FATMIR REXHEPI

5. ALUSH GASHI

6. HAJZER KRASNIQI

7. FARUK SPAHIU

8. RAMË MARAJ

9. EDI SHUKRIU


Ky komision obligohet të krijoj në të gjitha degët e LDK-së nënkomisionet përkatëse. Koordinimi i punëve bëhet me Kryetarin e Komisionit Z.Eqrem Kryeziu.

Prishtinë, më 19.11. 1998

Kryetari i LDK-së


Dr.Ibrahim Rugova

Nënshkrimi


Lexoni faksimilin e këtij vendimi:



***

Pas përfundimit të luftës, qysh në mbledhjen e parë të Kryesisë së LDK’së, të mbajtur më 05.VII.1999, Eqrem Kryeziu në cilësinë e Kryetarit të Komisionit për “hulumtimin e krimeve të luftës”, propozon (citoi): "Eqrem Kryeziu: Propozoj që të rihapen zyrat e LDK-së në të gjitha qendrat për hulumtimin e krimeve të kryera nga serbët por edhe UÇK-ja"- përfundon citati!

Lexoni faksimilin e shkëputur nga procesverbali i mbledhjes së parë të Kryesisë së LDK-së, të mbajtur më 05.VII.1999:



***

Dëshmitë e grumbulluar nga ky komision duket se janë përdorur, gjatë procesve gjyqësore kundër ushtarëve dhe komandantëve të UÇK’së, që janë zhvilluar në Kosovë dhe në gjykatën e Hagës!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks