SHKRIMI
e premte, 26 maj 2017

SHERADIN BERISHA: (PA)DREJTËSIA NDËRKOMBËTARE E BËNË TË PAFAJSHËM KRYEKRIMINELIN MILLOSHEVIҪ PËR KRIMET NË BiH (1992 - 1995)!

Pashtriku.org, 28. 07. 2016: Gjykata ndërkombëtare për krime lufte për ish Jugosllavinë në Hagë, kohë më parë ka vendosur që kryekrimineli i Serbisë, Sllobodan Millosheviç (i cili më 11 mars 2006 vdes në burgun e Sheveningenit), nuk ishte përgjegjës për krimet e kryer gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë e Hercegovonë (1992 - 1995), - kështu shkruajnë mediet ndërkombëtare. Në një vendim të papritur, trupi gjykues që dënoi Radovan Karagjiqin për krime lufte me 40 vite burg, në mënyrë unanime ka ardhur në përfundim se Slobodan Millosheviçi nuk ishte pjesë, sikur thuhet e grupit kriminal që vrau myslimanët dhe kroatët në Bosnje. Sipas trupit gjykues të Tribunalit të Hagës nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Slobodan Millosheviçi ishte pajtuar me planin e Karaxhiqit për të spastruar Bosnjën nga myslimanët dhe kroatët.

HAGA NË SHËRBIM TË POLITIKËS, E JO TË DREJTËSISË!

Florence Hartmann, Zëdhënëse dhe këshilltare e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, (nga tetori 2000 deri në tetor 2006), në librin e saj "Paqja dhe ndëshkimi - Koha, mars 2001, faqe 30", ka shkruar (po citoj): "Tribunali i Hagës (ICTY) pa dyshim më shumë se cilido gjyq tjetër ishte paramenduar t'i shërbente në rend të parë politikës, e jo drejtësisë".

Ndërkaq në faqen 140 të librit znj.Hartmann shkruan: "Përpjekjet e Fuqive të Mëdha (Parisi, Londra dhe Washingtoni) për t'i fshehur dëshmitë (e krimeve në BiH - sh.b) janë të numërta edhe pse ato duhet të bashkëpunonin me Tribunalin".



"Origjinalet e procesverbaleve të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë (KSM-së) dhe Këshillit për koordinim politik, instancës që i mblidhte liderët serbë nga Bosnja dhe ata nga Beogradi, tregojnë se Millosheviçi kërkonte që shërbimet e tij për çdo ditë të informonin për situatën në Bosnjë dhe se dispononte me linjë të posacme telefoni që, sa herë të donte, e lidhnin me Karaxhiçin dhe Mladiçin. Gjithashtu dëshmojnë se më 1995 Miloseviçi vazhdon ta përcjellë zhvillimin e situatës në Bosnjë, posaçërisht para, gjatë dhe pas masakrës në Srebrenicë, e që së paku një herë ta telefononte Mladiçin në këtë fazë. (F.Hartmann - Paqja dhe ndëshkimi, fq.129 - 130)

Disa dëshmitarë ndërkombëtarë, sikur ishin Wesley Clark (Ueslli Klark), këshilltari ushtarak në ekipin negociator amerikan, gjenerali britanik, Rupert Smith, komandanti i "helmetkaltërve" në Bosnjë apo amerikani David Harland nga Departamenti i Ҫështjeve civile të OKB-së në Bosnjë, vërtetojnë se Miloseviçi ka qene i informuar për qëllimin e liderit të sebëve të Bosnjës që të shkaktojë gjakderdhjen e madhje në Bosnjë. Në një takim më 17 gusht 1995 në Beograd, Wesely Clark e kishte pyetur Miloseviçin, i cili posa po e bindte se ishte i autorizuar të negoconte për paqen në emër të serbëve të Bosnjës dhe të garantonte se marrëveshja eventuale do të respektohet: "Zoti kryetar (…) nëse keni gjithë këtë ndikim mbi serbët e Bosnjës (…) si u bë që e lejuat Mladiçin t'i vriste gjithë ata njerëz në Srebernicë?" Kurse Milosheviçi u përgjigj: "Eh, gjeneral Clark, e këshillova të mos e bënte, por nuk më dëgjoi". (F.Hartmann, fq.130)

"Takimet e KSM'së, pas masakrës në Srebernicë dëshmojnë se Miloseviçi pajtohet me mizoritë. Në asnjë çast nuk e dënon gjakderdhjen. Përkundrazi, uron Mladiçin për suksesin ushtarak dhe për numrin e vogël humbjesh që kishte pësuar dhe e pranon se ka qenë në kontakt me Mladiçin gjatë sulmit në Srebrenicë dhe në Zhepa. Millosheviçi,… më 13 gusht 1995 nga Washingtoni mori konfirmimin se në tavolinën e bisedimeve enklavat Zhepa dhe Srebrenica do t'u takojnë serbëve, "me kusht që ta pranojë Bosnjën me kufijtë e vet shtetërorë"…. Më 25 gusht, vetëm një javë para hapjes se negociatave në Dayton, Miloseviçi shton: "Nëse myslimanët e refuzojnë marrëveshjen e paqes, do t'u thuhet se mbesin të vetmuar me Shpatën e Damokleut mbi kokë, që e ka formën e gjeneral Mladiçit". kështu shkruan Florence Hartmann në faqen 131 të librit: "Paqja dhe ndëshkimi".


Në vazhdim shikoni e dëgjoni me kujdes bisedat telefonike të Sllobodan Millosheviçit me Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiçin:


...........................................


Milosevic i Karadzic razgovor u jesen 1991



Telefonski razgovor Karadzic Milosevic: JEBO TE BOG


***

Dio razgovora MILOSEVIC - MLADIC o veliko-srpskim namjerama za Republiku Srpsku


***

Duke u bazuar në këto fakte e dëshmi të pakontestuar, rezulton se kryekrimineli Sllobodan Millosheviç jo vetëm që është pajtuar me planin e Karaxhiqit dhe Mlladiqit për vrasje e spastrim etnik të BiH - nga myslimanët dhe kroatët, por ai ishte kreator i këtij plani shfarosës! Prandaj vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në ish Jugosllavi, për lirimin e kryekriminelit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, nga përgjegjësia për gjenocidin e kryer në vitet 1992-95 në luftën e përgjakshme në Bosnjë e Hercegovinë, është vendim absurd dhe si i tillë plotësisht i padrejtë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

EPOPEJA E UҪK'së!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks