SHKRIMI
e hënë, 19 shkurt 2018

PAS 18 VITESH ZHVARROSET NË SHQIPËRI NJË PERSON I VRARË GJATË LUFTËS NË KOSOVË (+FOTO)

Pashtriku.org, 21 shtator 2017: Pas 18-të vitesh, të hënën në fshatin Domaj-Has të Republikës së Shqipërisë, janë zhvarrosur mbetjet mortore të një kufome të gjinisë mashkullore, që supozohet të jetë nga Kosova.

Për rastin në fjalë në janar të vitit 2009, Qendra Rajonale e KMDLNj-së kishte njoftuar opinionin dhe institucionet, ndërkohë që nga atëherë deri të hënën askush nuk është merr me këtë rast.

Bashkim Kajdomçaj, koordinator i qendrës rajonale të KMDLNj-së në Prizren shprehet i brengosur për neglizhimin e këtij rasti edhe pse ai ka tashmë tetë vite që është bërë publik nga ana e KMDLNJ-s.

“Nëse vazhdohet me këtë ritëm shtrohet pyetja kur do të mund të bëhet identifikimi i rasteve të tjera, që familjarët presin në ankth për të mësuar fatin e familjarëve të zhdukur “, tha Kajdomçaj.



Bashkim Kajdomçaj, koordinator i qendrës rajonale të KMDLNj-së në Prizren.


“Informatën lidhur me vend ndodhjen e këtij varri në Domaj të Hasit të Shqipërisë, e ka dhënë Zaim Thaçi nga po ky fshat për KMDLNJ-në e Prizrenit. Me atë rast në muajin maj të vitit 1999 banorët lokalë, bashkë me disa kosovarë të zhvendosur nga Kosova, kishin varrosur kufomën e një të riu të pa njohur të gjinisë mashkullore, sipas tyre të moshës rreth 30 vjeç, të cilin në brigjet e Liqenit të fshatit Domaj-Has e kishte sjellur rrjedha e Drinit të Bardhë nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga KMDLNj tash mbetet në duart e autoriteteve kosovare që përmes mostrave të ADN-s të bëjnë identifikimin e mbetjeve mortore të zhvarrosura të hënën.






kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks