SHKRIMI
e shtunë, 21 korrik 2018

SHERADIN BERISHA: KUSH ISHTE OLIVER IVANOVIҪI SIPAS DOSJES SEKRETE TË NATO's?!

Pashtriku.org, 24 janar 2018: (Si reagim ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, e cila mbajti një minut heshtje për vrasjen e kriminelit Oliver Ivanoviç)

***

Bazuar në dokumentin sekret (konfidencial) të NATO’s (12.11.2001), Oliver Ivanoviq 1953 - 2018 (ekonomist me profesion dhe karatist me hobi), cilësohet, gjithashtu, si një prej figurave kyçe të serbëve në veri të Kosovës. Në dokument sipërfaqësohen disa veprime të Oliver Ivanoviqit, të kryera para dhe gjatë luftës në Kosovë. Ai, (para luftës) si anëtar i SPS’it të Millosheviqit, është shquar në fushatën për largimin e shqiptarëve nga puna, në Mitrovicë, dhe për diferencimin e tyre nga të gjitha organizatat sportive, në krye të cilave kishte ardhur me direktiva të pushtetit në Beograd dhe ishte mandatuar me këtë mision. Për një kohë të shkurtër, Oliver Ivanoviqi e kishte spastruar Mitrovicën nga shqiptarët me përgjegjësi, në organizatat punuese dhe në ato sportive, në fillim të viteve ‘90. Ndërkaq në fund të viteve ’90, Oliver Ivanoviqi përmendet si pjesë e një grupi paramilitar serb, në shërbim të plotë të krimeve të bëra me strategji në Kosovë, nga regjimi i Millosheviqit. Para luftës, sipas këtij dokumenti, Oliver Ivanoviq, në palestrën sportive të Mitrovicës iu kishte shpërndarë armë serbëve, kurse kishte bërë plane për shfarosjen e shqiptarëve në lokalin “Kafana”, në Zveçan. Bashkë me një vëlla të tij, ai kishte hartuar një listë për likuidimin e intelektualëve dhe civilëve të tjerë shqiptarë në veri të Kosovës. Dokumenti konfidencial i NATO’së e bën atë përgjegjës edhe për vrasjen e 26 shqiptarëve, gjatë kohës së luftës, në veri të Kosovës. Nën „llupën“ e NATO’s zbardhet edhe një cilësi tjetër e karakterit të Oliver Ivanoviqit, ajo e profiterit. I gjetur ngushtë nga rezistenca e madhe e Milan Ivanoviqit brenda të të ashtuquajturit Këshilli Nacional Serb i Veriut, Oliver Ivanoviqi ndërron kartën e politikës, bëhet më liberal. Bashkë me Rada Trajkoviqin dhe disa të tjerë ai vendos të bëhet pjesë e institucioneve të Kosovës. Insiston që serbët të marrin pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit 2001, dhe ai bëhet deputet i Parlamentit të Kosovës (nën administrimin e UNMIK’ut), me kuotën e rezervuar për pakicat. Për dallim prej Milan Ivanoviqit, që luante me kartën radikale, Oliver Ivanoviqi, filloi të luaj me kartën liberale. Por, qëllimi ishte i njëjtë: menaxhimi i milionave. Në kaosin e krijuar në veri të vendit, Oliveri i menaxhonte milionat e projekteve për pakicën serbe, (në emër të kthimit të serbëve të zhvendosur) që vinin nga bashkësia ndërkombëtare. Dhe pa dyshim se, kjo u arrit vetëm përmes partneritetit të krijuar me KFOR’in dhe UNMIK’un, që ishin përgjegjës për administrimin civil dhe të sigurisë në Kosovë.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks