SHKRIMI
e hënë, 09 dhjetor 2019

SHERADIN BERISHA: TË HETOHET I GJITHË ZINXHIRI KOMANDUES E VRASTARË I ASTRIT DEHARIT!

Pashtriku, 5 nëntor 2019: Në 3 vjetorin e vrasjes së Astrit Deharit!

Pas kryerjes se "hetimeve", për vrasjen e Astrit Deharit, (më 5 nëntor 2016 në burgun e Prizrenit) kryeprokurori i prokurorisë në Prizren, Sylë Hoxha, më 18 nëntor - para gazetarëve kishte deklaruar: "Pra të gjitha provat e ekzaminimet e kryera gjatë procesit hetimor, demonstrojnë se ky rast është VETËVRASJE! (Shikoni e dëgjoni deklaratën e tij në video)


Sylë Hoxha: Astrit Dehari u vetëvra - 18.11.2016 - Klan Kosova

https://www.youtube.com/watch?v=Q1O9NdbUAA0

***

Ndërkaq pas 3 vitesh (tetor 2019), një Institut i pavarur i mjekësisë ligjore në Lozan të Zvicrës, ka konstatuar se Astrit Dehari është VRARË në Burg!

***

Astrit Dehari është vrarë (mbytur) në institucionin më të sigurt të Shtetit ' në BURG!

Prandaj kërkohet:

Të hetohet gjithanshëm vrasja e Astrit Deharit!

Të hetohen urdhërdhënësit, ekzekutorët dhe fshehësit e gjurmëve të vrasjes mizore të ASTRIT DEHARIT!

Në këtë hetim të përfshihet edhe Sylë Hoxha!

***

#DrejtesiPerAstritDeharin!


(Publikuar për herë të parë në facebook, më 25 tetor 2019)



***

Të hetohet edhe Kadri Veseli!

ASTRIT DEHARIN E VRAU POLITIKA! CILA POLITIK?! KËRKOJMË HETIM!

Astrit Dehari më 5 nëntor 2016 në rrethana ende të paqarta është vrarë (mbytur) në qelinë e burgut në Prizren! Pra, ai ka humbur jetën në institucionin më të sigurt të Shtetit!

Faktin se Astriti nuk ka bërë vetëvrasje (bëhet fjalë për përfshirje të një personi të tretë në vrasjen e tij) tashmë e ka konfirmuar zyrtarisht edhe Instituti i pavarur i mjekësisë ligjore në Lozan teë Zvicrës!

***

Vrasja e Astrit Deharit është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës! Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli (në një seancë parlamentare të mbajtur në mars 2018), e akuzon Albin Kurtin dhe politikën e tij për vdekjen e Astrit Deharit!

Veseli me këtë rast ka thënë:

"Unë ka mu pajtu me Albinin për një çështje. Diçka që është shumë e vërtetë, ashtë kjo: politika gjithsesi atë djalë të ri që ka lind në Zvicër, a ni djalë i cili ka qenë, i ka prindërit, qoftë babën, qoftë nanën veprimtarë të Lëvizjes, në rrethana shumë të randa. Ashtë e vërtetë që politika e ka qu në vdekje, kjo ashtë e vërteta. Po unë e kam frikën, Albin se ashtë ni politik e cila ashtë e paftyrë. Ni politik e cila me çdo kusht veç pushtetin e don. Ni politik e cila ma së pakti i duhet sot Kosovës, ni politik të cilën je te promovu Ti Albin Kurti. Nuk ka çmim, nuk ka mjet, nuk ka shpenzim, nuk ka veprim, nuk ka vendim, të cilin nuk jemi të gatshëm me e marrë, me shku te e vërteta".

Shikoni videon:

Kadri Veseli për rastin e të ndjerit Astrit Dehari

https://www.facebook.com/watch/?v=742202779538997

Në procesin e hetimit për vrasjen e Astrit Deharit duhet të përfshihet edhe Kadri Veseli!

#DrejtesiPerAstritDeharin

(Publikuar për herë të parë në facebook, më 28 tetor 2019)



Vajza e Astrit Deharit duke vënë lule mbi varrin e babait, Astrit Dehari!


***

HETIM PËR HESHTAKËT E VRASJES SË ASTRITIT!

Heshtakët që e quajtën vetevrasje, vrasjen (mbytjen) me dhunë të Astrit Deharit - në institcionin e shtetit (në burg) duhet të hetohen deri në fund!

https://www.youtube.com/watch?v=7bFuyM-6Rag

#DrejtesiPerAstritDeharin

(Publikuar për herë të parë në facebook, më 28 tetor 2019)

*
**

Vajza flet me Babin!

MË MUNGON BABI!

M
ë mungon babi

Nuk ta njoha kurrë aromën, dashurinë

U linda, pasi shkove në amshim

Më mungon shumë o babi

Fotografia i jep shpresë, shpirtit tim.

Të kushtoi edhe me jetën tënde

Idealin e përzemërt, fuqishëm e mbroje

Krenari e pazëvendësueshme

Përherë do të të kemi në mendje.

E vërteta nuk është maskuar asnjëherë

Koha do ta dëshmoj

Je në zemrën time

Unë gjaku yt, sa t’jetoj.

Krenare që jam bija jote Babi,

babi përherë do të të thërras

Dhe pse këtë mezi e prisje ta ndëgjoje

Dikush u kujdes, e bëri me shkas.

Kimete Osmani Beqiri /*

-------------------

Në foto: Vajza e Astrit Deharit!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Gëzuar 28 Nëntorin 1912!

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks