SHKRIMI
e mërkurë, 05 gusht 2020

BESNIK Z.IMERI: 100 VJETORI I MASAKRAVE GREKE NË TOSKËRI

Vlorë, 20 Prill 2020: (Në kujtim të fëmijëve dhe grave të therrura nga bishat greke në pranverë të vitit 1914 në Përmet, Kolonjë, Korçë, Leskovik, Këlcyrë, Tepelenë dhe Skrapar)

Këtë pranverë mbushen 100 vjet nga genocidi, masakrat dhe barbaritë e Andartëve grekë në Shqiperinë e Jugut. Me 25 shkurt të vitit 1914, sipas kujtimeve të Kosta Papa Tomorri (Leusa), u therrën 75 burra të fshatrave Pacomit dhe Kuqal të Këlcyrës. U therrën si shelegët femijët e Pacomitit dhe të Kelcyrës. U dogjën dhe bënë hi Këlcyra, Katundishta, Beduqasi, Fratari dhe Varibobi. Kjo datë kaloi në heshtje të plotë. As kryetari i komunës së këtyre fshatrave nuk bëri një kujtesë të këtyre viktimave, pa le më shtetarë të tjerë. A do të kujtohet njeri sot në Shqiperi të ndezë një qiri për shpirtin e pafajshëm të femijve të therrur si shelegët për pashkë në Kwlcyrë.

Me 2 mars të vitit 1914 pre e hordhive barbare u bënë fshatrat Mokricë, Zleushë, Gosnisht, Delvinë, Tremishtë, Petran, Munushtire, Rapckë, Hotovë, Kosovë, Badelonjë dhe Peshtani i Shqerisë. Në fshatin Leshnje të banuar nga muslimanë komandanti grek Fiorgakaqi kaloi në thikë gra, burra dhe foshnja, duke mbushur me kufoma rrugët e fshatit. Pastaj i vuri zjarrin fshatit.



Më 2 prill të vitit 1914 komandanti grek Koçifaqi vrau 40 burra të fshatit Peshtan në një përrua jashtë fshatit. Pastaj u kthyen ne fshat, vazhdon refimin e tij Kosta Papa ne librin e tij “Barbaritë greke në Shqipëri”, foshnjat e mjera po bridhnin rrugëve të fshatit duke uluritur dhe kërkuar prindërit e tyre. Egersirat i mblodhën foshnjat (femijët) dhe i shpunë në një shtëpi ku kishte pus. Atje i merrnin foshnjat një nga një, u prisnin kokat dhe i hidhnin në pus. 27 foshnja therri në këtë fshat Koçifaqi. Pasi therrën femijët Koçifaqi dogji shtepitë e fshatit. Pastaj Koçifaqi mblodhi gratë dhe vajzat e fshatit, i shpunë në një shesh larg fshatit, atje u dha urdhër banditëve të vet qe t’i shnderonin. Pas këtij përdhunimi masiv të gjitha gratë dhe vajzat i therrën me bajoneta.

Ne në Shqipëri kemi nja tri, apo katër televizione, që e mbajnë veten për televizione kombëtare. Nuk pamë ndonjë nga keto TV që të bënin qoftë edhe një kronikë përkujtimore gjysëm minutëshe. Se keto TV na japin lajme për vrasje dhe nga fundi i botës në Tingli-majmun. Por për Shqiperinë e mjerë, Jo se është mëkat. Sa për qeveritarët dhe pushtetmbajtësit e Shqipërisë këto 100 vjet, nuk kemi parë ndonjë të shkojë edhe të vendosë një tufë me lule në varret e tyre, nëqoftese ata kanë ndonjë varr. Asnjë memorial i ngritur në kujtim të tyre. Qoftë edhe një Murranë. Jo, Jo nuk bën vaki.

Më 20, 21 dhe 22 prill 1914 bandat greke dogjën Luarasin, hynë ne Panarit dhe therrën 275 vetë. Në 23 prill dogjën Frashërin, Kreshovën, Miçanin, Backën, Pagrinë, Lipostivanin, Sevranin, Fratarin, Senicën. Në Mican therrën 13 gra. Ishte ditë e diel, data 23 prill. Ndoshta ishte edhe dita e pashkës. Ato gra u bënë kurban për pashkë nga kryqëtarët helenë.

Më 20 prill të vitit 2014 u festuan pashkët. A u kujtua ndonjë mitropolit i Shqiperisë së Jugut të bënte ndonjë përshpirtje, apo meshë per shpirtrat e fëmijëve dhe grave të therur para 100 vjetësh nga bashkëkombasit e tyre nën kryqin e dhespotëve të Konicës, Përmetit dhe Gjirokastrës.

Me 22 dhe 23 prill 1914 bandat greke dogjën fshatrat Luzat, Bënçë, Velqot, Turan, Dukaj, Memaliaj dhe Salari. Ne fshatin Hormovë, bash në kishën e fshatit, therrën me thika dhe bajoneta 160 burra të fshatit. Therrori u bë ne kishë nga kryqëtarët e helenizmit. Shkoni dhe ndizni nga një qiri në gërmadhat e kësaj kishe për shpirtin e burrave të këtij fshati që u shuajt për një ditë. Në Hormovë, në kujtim të këtyre viktimave, ka mbetur një murranë qysh nga shekulli i kaluar. Por vetëm kaq.

Kapot e bandave greke Fjorgokaqi, Jorgollaqi, Farmaqi, Koçifaqi etj dogjën fshatrat e Qarrishtës, Sevranit, Çorovodës, Rogut, Muzhakës, Çepanit, Prishtës, Topojanit, Bedaqasit, Zhepovës, Kajcës, Toshkësit, Dragotit, Mezhgoranit, Beshishtit etj.

Në Backë egërsirat greke therën 30 gra dhe femijë. 180 familje janë therur në lumë të Zi të Skraparit.

Ja si shprehet Kosta Papa në parathënien e librit të tij : Çdo bar, çdo lule, çdo pyll dhe çdo mal u vaditën me gjak foshnjash, grash dhe burrash, që u masakruan prej grekëve barbarë.

Që nga viti 1917 Kosta Papa lëshon vikamën, si një thirrje për të mos humbur kujtesën kombëtare:

Shqiptarë dhe ju djemtë tanë brez, pas brezi, kur të zini në gojë fjalën grek, mos haroni therrjet, djegiet dhe çnderimet!

Në Shqipërinë e Jugut veprojnë disa shoqata patriotike. A do të flasin ato këtë vit, apo do të struken gjëkundi duke ngrohur vezët patriotike? Ne kemi një parti, që i thotë vetes “Aleanca Kuq e Zi”. Kryetari i saj, si “antigreku” më i madh, a do të kujtohet, dhe a do të shkojë t’i nderojë këto viktima të barbarëve të shekullit të XX?!!!

Ky gjak i derdhur nga të pafajshëm, sidomos gra dhe femijë, sipas zakonit shqiptar na vë në gjak me grekët. Ky gjak e njollos të gjithë kombin grek. Ata duhet të shprehin pendesë si komb ndaj kombit tonë. Këtë pendesë, në rradhë të parë, duhet ta bejnë nëpërmjet pushtetarëve të tyre. Fati i keq u ra atyre që janë në pushtet në vitin 2014. Plot 100 vjet nga kjo gjakderdhje. Ne jemi në pritje. Nëqoftëse nuk ka pendesë dhe kërkesë falje publike, atëhere nuk ka edhe miqësi.

Gani Vila nga Miçigani na kujton masakrën e Panaritit dhe haresën 100 vjeçare të qeverive shqiptare. Ai na tregon se lidhur me këto masakra, Edit Durham shkruan :

“Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë, s’kane si t’i lajnë krimet e urryera të atyre javëve...”.

Sot, në vitin 2014, qeverisemi nga një qeveri që në zyrat e saj ka vendosur fotografinë e Ismail Qemalit. Me këtë don të na tregojë, shikoni ju shqiptarë, ne do të zbatojmë amanetet e Ismail Qemalit dhe do të qeverisim sikur vetë Ismail Qemali të ishte kryeministër. Deri më tani kemi parë vetëm fotografinë, se ndonjë vepër nuk kemi parë. Kjo qeveri, që e mban veten për qeveri të “Rilindjes”, nuk e dimë në se ka ndërmend ta kujtojë këtë genocid. Qeveritarët tanë vajtën për pashkë në katedralen e Korçës ku kujtuan therorinë dhe “Rilindjen” e Krishtit.

Po a do t’i kujtojnë këta qeveritarë 27 fëmijet shqiptarë të fshatit Peshtan, të cilët u therrën si qingjat në pashkë? A do t’u ngrenë ndonjë muranë atyre?

Mitropolitët grekë të Shqiperisë së Jugut të vitit 2014, a do të bëjnë ndonjë meshë për të therurit e para 100 vjetësh. Dele të perëndisë ishin edhe ata, e meritojnë një përshpirtje. Kjo të shërbejë edhe si një pendesë ndaj veprës vrastare të mitropolitëve grekë të Konicës, Përmetit dhe Gjirokastrës të vitit 1914.

A do ta ruajnë kujtesën kombëtare qeveritarët rilindas të vetshpallur? Apo do të ngrenë varezat të tjera greke (siç bënë paraardhësit e tyre që ishin në pushtet deri në vitin 2013, që shitën detin, ngritën shkollën greke në Himarë dhe ngritën varrezat greke) dhe a do të përkulen para varreve të pushtuesve dhe vrasësve të popullit të tyre?!!

KLITHMA E 27 FËMIJVE TË THERRUR BARBARISHT KËRKON DREJTËSI!

21 prill 2014.


Shënim.

Më datë 27 prill 2014 kryetari i bashkisë Gjirokastër, kryetari i bashkisë Tepelenë, historiani Pëllumb Xhufi, politikani hormovit Skënder Gjinushi ndodheshin në Hormovë në përkujtim të masakrës së Hormovës. Këtë event historiani P.Xhufi e pasqyroi në një shkrim në gazetën “Telegraf”. Meritojnë vetëm pergëzime ata që përkujtuan këtë masakër në këtë fshat, i cili është masakruar dy herë: Herën e parë nga antishqiptari Ali Pashë Tepelena, dhe herën e dytë nga andartët grekë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks