SHKRIMI
e diel, 20 shtator 2020

ANTONIO BELLUSCI - RRUGËTIMI I NJË ARBËRESHI, JETA, VEPRA, KUJTIME... (I)

Pashtriku, 13 gusht 2020: Shoqata 'Pal Engjëlli' ka botuar librin e Ornela Radovicka: "Antonio Bellusci - Rrugëtimi i një arbëreshi - Jeta, vepra, kujtime...". Recensuese e librit është autorja, Ornela Radovicka, redaktore Elona Qose, ndërsa Artin grafik e ka bërë, Kleida Maluka.


Në faqen e parë të librit, kryepersonazhi At Antonio Bellusci, shkruan:

"Ky libër nuk do të ishte bërë i mundur pa mbështetjen dhe kontributin e shoqatës “Pal Engjëlli” dhe autores, mikes sime, Ornela Radovicka. Ky libër është fryt i një bashkëbisedimi të gjatë me të. Me Ornelën ndava kujtimet, mendimet, idetë, shqetësimet... Kujtimet e një pune dhjetëravjeçare, që për mua nuk ishte kurrë thjesht punë; kujtime të një jete kaluar katundeve arbërore, ku i lashë njerëzit të flisnin dhe të këndonin shqipen që dinin. Ndava mendimet për çështjen e kombit, trishtimin për indiferencën institucionale dhe shqetësimin për rrezikun e asimilimit. Ornela më dëgjonte me vëmendje ndërsa shfletonim revistën “Lidhja”, më pyeste tërë kureshti dhe me durim zbardhi bisedën tonë... E falënderoj për përkushtimin, Ornelën dhe të gjithë të tjerët me të cilët më përballi jeta dhe që kanë vendin e tyre në rrugëtimin e këtij arbëreshi."



Portali 'pashtriku.org' këtë libër me vlerë, e boton me vazhdime:

Në vazhdim lexoni Parathënien e librit:


***

PARATHËNIE

Në vitin 2006, miku ynë arbëresh, Francesco Calima, kërkoi nëse ne, miqtë e tij këtu në Tiranë, mund të kontribuonim në vendosjen e një busti të Skënderbeut në Spezzano Albanese, Kalabri.

Përmbushja e kësaj kërkese ishte gjithashtu nxitja për themelimin e shoqatës “Pal Engjëlli”, si dhe krijoi rastin për të vizituar arbëreshët e Kalabrisë. Një vizitë me mbresa të pashlyeshme për të gjithë ne anëtarët e shoqatës “Pal Engjëlli” dhe që kulmoi me takimin me Zot’ Antonio Bellusci në bibliotekën e tij. Tregimtaria e tij prezantuese në bibliotekë ishte, pa tepri, e magjishme. Një personazh shumë karizmatik, duhet thënë. Na bëri të gjithëve për vete që në atë takim të parë. Njohja e mëtejshme me punën dhe veprën e tij të palodhur për evidentimin, ruajtjen dhe promovimin e historisë, kulturës e zakoneve të arbëreshëve, si pjesë natyrore e kulturës dhe historisë sonë kombëtare, na tregoi se çfarë patrioti, më së pari, Zot’ Bellusci përfaqëson. Por figura e tij është shumëdimensionale. Mbi qenien e tij si atdhetar identifikohet qartë dimensioni i tij si studiues, si shkrimtar, historian, gazetar e prift gjithashtu. E jo për humor, por ai ka edhe një zë shumë melodioz kur këndon.

Antonio Bellusci të jep një shëmbëlltyrë të Nolit tonë të madh.

Zot’ Antonio Bellusci na ka dhënë një fotografi të gjallë mbi jetën e arbëreshëve të Kalabrisë si dhe të botës së arvanitasve. Ai vetë qëndron si fisniku më përfaqësues i arbëreshëve të kohëve të sotme, i cili me shpirtin e tij arbëror është si një vigan që mban brenda atdhedashuri.

Në këtë libër, lexuesi do të shikojë që vepra e z. Bellusci është dëshmi e gjallë etnografike, letrare, folklorike arbëreshe e arvanitase. Ai do të njihet me z. Bellusci si autor i revistës “Lidhja”, që bashkoi njerëz të thjeshtë nga të gjitha kontinentet dhe luajti një rol kryesor për pavarësinë e Kosovës.

Lexuesi do të mësojë se si ky arbëresh punoi në mjediset arvanitase për mbi 40 vjet. Gjatë udhëtimeve të tij te vëllezërit arvanitas, ndau me ta sofrën, gëzimet, hidhërimet, sepse ishin pikërisht këta njerëz të thjeshtë që mbajtën në gji gjuhën mëmë dhe qenë mbartës të identitetit.

Me magnetofonin e tij incizonte lirikat e dashurisë dhe ato familjare, këngët popullore, mënyrën e jetesës, kultet, lindjet, dasmat, vajtimin arbëror, fjalë të urta, anekdota, rite e mite.

Me këta vëllezër mbajti korrespondencë, flisnin për gjuhën, për traditat. Piu një gotë verë me ta në oborret e tyre dhe u magjeps nga bota arbërore.

“Bota arbërore dhe ajo arvanitase ishin sikur të lexoje të njëjtin libër”, - është shprehur z. Bellusci.

Në punën e imzot Bellusci-t, materialet gojore janë dhënë arbërisht me përkthime në gjuhën italiane, gjë që ndihmon edhe studiuesit e huaj, që nuk njohin gjuhën shqipe, për të hulumtuar mbi studimet shkencore të gjuhës.

Arbëreshi Bellusci, me punën e tij, ka bërë atë që nuk e kanë bërë institucionet e ndryshme si brenda, edhe jashtë Shqipërisë. Largpamësia dhe urtësia e këtij burri energjik ka arritur në mënyrë harmonike të bashkojë botën shqiptare në veprat e tij.

At Bellusci, me veprën e tij, ngriti një përmendore të gjakut të shprishur. Në letërsinë gojore të mbledhur prej tij vihet në

dukje vlerësimi i kulturës arbëreshe, e folura e tanishme dhe ajo arkaike e lexohet qartë “Besa”, himni i fuqishëm i këngës “Jepni dorën, o vëllezër!”.

Ky arbëresh vazhdon të punojë për Arbërinë e tij, e cila po lëngon prej asimilimit. Ky arbëresh është zëri i arvanitasve të padukshëm, është mik-vëlla i arvanitasve, i kosovarëve, i diasporës, i shumë shqiptarëve, si dhe mik i intelektualëve të huaj, të cilët çmojnë ndershmërinë intelektuale të tij. Mos të harrojmë se ky arbëresh, anëtar nderi në lobin shqiptaro- amerikan, ishte në frontin e parë për çështjen kombëtare, si në rastin e pavarësisë së Kosovës.

Aristidh Kollja e ka përshkruar kështu figurën e At Bellusci-t: “Papas Antonio Bellusci, helen, pellazg, pasardhës i Kadmit dhe Ilyrit, maratonomaku i etnosit arb, arbërori i paqes, pasardhësi i Eneas, i Aleksandrit të Madh, i Pirros, i Skënderbeut, pasardhësi i atyre që lanë Morenë e bukur me lot dhe që deri sot e kujtojnë, e mendojnë dhe i këndojnë me nostalgji”.

Zot’Antonio Bellusci në të gjithë veprën e tij përcjell një mesazh: Vëllezër arbëreshë dhe ju vëllezër shqiptarë, kudo që jeni e kudo punoni, mos e harroni rrënjën, identitetin tuaj kulturor, kombin e Shqipërisë dhe asnjëherë mos harroni gjakun arbëror, por praktikoni besën, nderin, burrërinë e Skënderbeut!

E për të gjitha çfarë Zot’ Antonio Bellusci përfaqëson, shoqata “Pal Engjëlli” pati privilegjin që të mbështesë botimin e këtij libri.


ILIRJAN CELIBASHI

Kryetar

Shoqata “Pal Engjëlli” Tiranë


- VIJON -


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks