SHKRIMI
e shtunë, 06 qershor 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E HYDAJET HYSENIT (42)

Pashtriku, 6 mars 2020:

7.19 Hydajet Hyseni

I lindur më 10 mars 1954 në Përlepnicë të Gjilanit. Ka studiuar Gazetari – Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës .


Qysh në fëmijëri tek ai ndikuan në edukimin patriotik daja, Sejdi Kryeziu, tri herë i burgosur politik, gjyshi, luftëtar i shquar i lirisë (të cilit regjimi serb pas pushtimit të Kosovës ia kishte pushkatuar babanë), prindërit dhe vëllai, Neziri, bashkëfshatarët, si Hysen Shabani, literatura, këngët, Radio Tirana etj.

Veprimtaria e tij atdhetare nis si gjimnazist në kontaktet me Kadri Zekën, Hilmi Ramadanin e Rexhep Malajn, si rreth gjimnazist gjysmë i organizuar, por edhe me Zija Shemsiun, Irfan Shaqirin, Fatmir Salihun etj.

Në vitet vijuese, në organizim të avancuar, ai orientohet në lexim dhe shpërndarje literature klandestine, propagandë e agjitacion, grisje flamurësh pushtues dhe vënie të flamurit kombëtar, shlyerje të parullave zyrtare dhe shkrim i grafiteve e parullave demaskuese e kryengritëse, sigurim i teknikes së shtypit, ndonjë arme, (revole, granate dore etj.), shkrim vjershash e artikujsh, shpërndarje traktesh, zgjerim radhësh etj...

Më 1974 bashkë me Rexhep Malajn, Kadri Zekën dhe Hilmi Ramadanin rrëmbejnë një shaptilograf për nevojat e Organizatës.



Më 1975 bashkë me Kadri Zekën sjellin nga Zvicra literaturë dhe teknikë (makinë shkrimi, shaptilograf me alkool, matrica, ngjyrë, diktafon etj.)

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër më 1980/81, ndihmon Kadri Zekën dhe bashkëveprimtarët Hasan Malaj, Kadri Abdullahu, Jakup Halimi etj., për shtypjen e shpërndarjen e organit “Liria”, “Këngët e Lirisë” dhe punon me klubet shqiptare për t’i shkëputur nga tutela e ambasadave jugosllave, kontakton me përfaqësues të grupacioneve tjera, si me Ibrahim Kelmendin, Hajrullah Tërpezën etj.

Ai kontakton gjithashtu edhe organizata të miqësisë me Shqipërinë në Zvicër (Beat Shafer, Katrin Asal, Mishel Pikoli etj.), në Gjermani (Peter Placman etj.) dhe diplomatë shqiptarë në Vjenë, si Simon Qirizi, Lirim Shyti, Xhelil Mece, Musin Kroi etj. Më herët, më 1975 kishte qenë edhe në Ambasadën Shqiptare në Paris.

Më 1981 arrestohet dhe dënohet me 15 vjet burg, për veprimtari politike, të cilësuar nga regjimi pushtues kundërrevolucionare.

Nga burgu, bashkë me Zija Shemsiun, Ali Lajçin, Bajram Kosumin e Gani Kocin, i dërguan një letër të hapur Kryesisë së RSFJ-së, me të cilën mbronin kërkesat legjitime të Kosovës.

Ka punuar si gazetar, më vonë redaktor e kryeredaktor në “Rilindja” etj.

Gjatë viteve 1991-1995 kishte kontakte dhe veprimtari ilegale në LPK, kurse në periudhën 1992-1994 ishte i angazhuar si nënkryetar i KMDLNJ-së në Prishtinë.

Nga viti 1991 ishte i angazhuar në LDK, një kohë si nënkryetar i saj (1994-97) dhe deputet nga kjo parti, pastaj në LDSH, nënkryetar dhe në LBD, anëtar i kryesisë (1997-1999). Ishte anëtar i Kryesisë së PDK-së dhe deputet nga radhët e saj në Kuvendin e Kosovës.

Në organizimin ilegal ka bashkëvepruar në celulë me veprimtarët Rexhep Malaj, Hilmi Ramadani, Kadri Zeka si dhe në Komitetin e Studentëve të GRK-së, në Komitetin Drejtues dhe në Komitetin Ekzekutiv.

Është i martuar dhe baba i katër fëmijëve.

Jeton në Prishtinë.

VIJON ...

___________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E GANI SYLAJ (41)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9721


 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks