SHKRIMI
e shtunë, 06 qershor 2020

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E BERAT LUZHËS (44)

Pashtriku, 23 mars 2020:

7.21 Berat Luzha

Është lindur më 8 janar 1953 në Begracë, komuna e Kaçanikut. Ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

I martuar, baba i gjashtë fëmijëve. Jeton në Prishtinë.

Ka punuar si gazetar nga viti 1976. I burgosur politik (dy herë i dënuar me burg, herën e dytë në mungesë). Veprimtar politik. Deputet i zgjedhur katër herë.


Viti vendimtar i përcaktimit të tij politik ka qenë 1968, kur është kremtuar 500-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, është mbajtur konsulta për drejtshkrimin, është lejuar ngritja e flamurit kombëtar dhe kur janë organizuar demonstratat e para kundër regjimit jugosllav.

Në fillim të vitit 1976 hyn në radhët e GMLK-së, nëpërmjet Hydajet Hysenit, me të cilin punonin si gazetarë në gazetën “Rilindja”. Pastaj merr lidhjen me Jakup Krasniqin nga Drenasi dhe Ferid Çollakun, nga Kaçaniku. Pas rreth një viti është formuar një celulë lokale në komunën e Kaçanikut, e përbërë nga ai (kryesues), Ferid Çollaku dhe Kadri Luzha. Me Remzi Elezin nga Blerana (Sllatina e Lepencit), komuna e Kaçanikut, ka punuar në celulë dyshe. Në vitin 1977-78 ka punuar në celulë me Hydajet Hysenin dhe Sefer (Sefedin) Muzliajn, nga Uça, kurse në vitin 1981 ka filluar punën në celulë me Tahir Lubishtanin, nga Sllatina e Poshtme e Moravës. Më 1980 ka formuar celulë me Ruzhdi Shkodrën nga Ferizaj dhe Behxhet Luzhën nga Begraca. Ky i fundit e kishte anëtarësuar edhe Skënder Luzhën, nga Begraca.



Berat Luzha, Adem Demaçi dhe Ahmet Haxhiu 


Nga viti 1980 ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues të OMLK-së.

Në veprimtarinë e tij duhen veçuar angazhimet si, në radhë të parë, agjitimi te masat e popullit, sidomos te rinia, i ideve patriotike, shpjegimi për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi, leximi dhe shpërndarja e literaturës ilegale, shkrim parullash, por edhe shlyerje e parullave të shkruara nga regjimi, shpërndarje e trakteve të organizatës, shkrimi i artikujve publicistikë për gazetën ilegale “Liria” e shtypin tjetër klandestin, shkrimi i poezive me karakter politik, pjesëmarrja në takimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të celulave dhe të Komitetit Drejtues, mbledhja e informacioneve për nevojat e organizatës, pajisja me armë të lehta, për mbrojtje personale dhe angazhimi për blerjen e tyre dhe organizimi e pjesëmarrja në demonstratat e vitit 1981.

Berat Luzha ka vendosur lidhjet e Organizatës me Partinë Komuniste të Kosovës, që udhëhiqej nga Mustafë Xhemaili e Rrahim Sadiku, të dytë nga Komogllava, komuna e Ferizajt. Një tentim për kontakt kishte edhe me PKMLSHJ, por takimi ka dështuar ngase ata nuk kanë dalë në takim.

Në tetor 1981 ka udhëtuar në Zvicër, për takim me Kadri Zekën dhe Hasan Malajn. Vizita është bërë me qëllim të koordinimit të veprimeve për bashkimin e grupeve ilegale të kohës. Atëherë bëhej punë për bashkimin e Organizatës, grupit të Mustafë Xhemailit, grupit të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës etj. Bëhej përpjekje për kontakte edhe me grupin e quajtur PKMLSHJ.

Herën e parë është arrestuar më 2 prill 1981. Pas dy muaj hetimesh, për mungesë provash, lirohet, por pezullohet nga puna në "Rilindje". Herën e dytë është arrestuar më 19 dhjetor 1981 dhe dënohet me 12 vjet burg.

Gjatë mbajtjes së dënimit ka marrë pjesë në protestën e të burgosurve të Burgut të Nishit (1989), në të cilën ishin përfshirë të burgosur nga të gjitha nacionalitetet.

Pas lirimit nga burgu është marrë me këto aktivitete: Kryetar i shoqërisë kulturore artistike “Jeta e re” Begracë (1979–1980), kryetar i Klubit letrar “Hivzi Sulejmani”, Kaçanik (1979–1980), anëtar i Forumit Demokratik të fshatit Begracë (1991–1992), nënkryetar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë, dega Kaçanik (1991–1992), anëtar i Forumit Demokratik Komunal-Kaçanik (1991-1993), kryetar i Shoqatës Humanitare “Kaçaniku” (1992–1993), anëtar i Qeverisë Komunale në Kaçanik, i ngarkuar me informimin (1993–1994), kryetar i Këshillit Komunal për Financim Kaçanik (1994), anëtar i LDK-së (maj 1992–shkurt 1998), anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Kaçanik (1993–1994), anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK (1994–1998), anëtar i LRDK–LDSH (mars 1998–qershor 1998) (anëtar i Këshillit të Organizimit), anëtar i Këshillit Drejtues të LDSH-së (qershor 1998), anëtar i Partisë së Bashkimit Demokratik (korrik 1999 - tetor 1999), anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës- PDK (2001), anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së (2002-2005), anëtar i KD dhe i Kryesisë së PDK-së (2005), sekretar për informim i PDK-së (2006), deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK (Kuvendi ishte i panjohur dhe i pakonstituuar) (1992–1998), deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK (2001 – 2004), zv. kryetar i Grupit Parlamentar të PDK-së (2002-2004), deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK (2004-2007), deputet i Kuvendit të Kosovës nga PDK (2008), kryetar (i parë) i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës (1996-2001), zv. kryetar i Kuvendit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (1997-1998). Në vitet 1993–1998 ka qenë i ndjekur, i arrestuar, i torturuar, e i kontrolluar në shtëpi disa herë.

Në fushën e gazetarisë ka punuar: në gazetën ilegale “Liria” (1980–1981) – 6 numra, redaktor në gazetën periodike “Bashkimi” (1991) – 8 numra, kryeredaktor i gazetës “Bashkimi sindikal” (1997-1998) - 17 numra, përgjegjës dhe drejtor i agjencisë së lajmeve “Kosovapress” (1999), themelues i Radio “Kosova e lirë” (1999), gazetar, redaktor, kryeredaktor, kryetar i Këshillit Drejtues i gazetës “Rilindja”, i “Radio–Rilindja” – Prishtinë dhe i shtypshkronjës “Eurorilindja” – Tiranë.

Ishte pjesëmarrës i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (korrik 1998–qershor 1999) dhe zv. drejtor i Drejtorisë për Informim Publik të UÇK-së. I dënuar me 10 vjet burg (në mungesë) në vitin 1998. Për kontribut në luftë, i nderuar nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës me urdhrin "Adem Jashari" (2000).

Merret me poezi dhe publicistikë dhe është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka botuar librin poetik “Këngë burgu–këngë lirie”, 2004, Prishtinë dhe librin monografik “Duke kërkuar lirinë”.

VIJON...

_________________

MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E JAKUP KRASNIQIT (43)

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=9775


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks