10 ZBULIME ME SHUMË TË PANJOHURA

Pashtriku.org, 17. 11. 2016: Ka shumë zbulime të mistershme, të cilat nuk janë ndriquar deri në fund. Ndoshta ne s’mund të jetojmë aq gjatë, për të mësuar të vërtetën e këtyre zbulimeve. Por, megjithatë është interesante t’i shohësh disa prej këtyre zbulimeve të çuditshme. Në vijim shikoni 10 zbulimet më interesante:
1. Zogjtë Moa
Zogjtë Moa ishin zogj që jetonin në Zelandë të Re, që u zhdukën rreth vitit 1500. Ata ishin vrarë, thuhet sipas një teori nga populli Maori. Gjatë një ekspedite në shekullin e njëzet, shkencëtarët zbuluan një thua shumë të madh të njërit nga zogjtë i cili ishte ruajtur tepër mirë për shekuj me radhë.


2. Kompleksi i Tempullit ‘Sakasaywaman’, Peru
Puna e mahnitshme me gurë e këtij kompleksi të lashtë tempullar, që u krijua pa përdorimin e asnjë pikë llaçi, është me të vërtetë mahnitëse. Në disa raste, është e pamundur që të kalosh qoftë edhe një copë letër mes gurëve. Çdo bllok, për më tepër, ka një sipërfaqe të lëmuar dhe qoshe të rrumbullakosura. Si u ndërtua? Askush nuk e di.

3. Porta e Diellit, Bolivi
Porta e Diellit gjendet në Tiwanaku – një qytet i lashtë dhe misterioz në Bolivi. Disa arkeologë besojnë se qyteti ishte qendra e një perandorie të madhe diku gjatë mileniumit të parë. Askush nuk ia ka idenë se çfarë nënkuptojnë gdhendjet në Portë.


4. Shpellat Longyou, Kinë
Këto shpella u punuan nga duart e njerëzve. Një punë e tillë e vështirë sigurisht kërkon përfshirjen e mijëra njerëzve. Ende nuk dihet asgjë për këto shpella, apo për metodat që u përdorën për t’i ndërtuar ato.

5. Obelsiku i Papërfunduar, Egjipt
Ky obelisk fillimisht filloi të gdhendej drejtë nga një guri, por duket se filloi të thyhej. Ai u la në këtë gjendje, i papërfunduar. Madhësia e tij është thjeshtë mahnitëse!


6. Qyteti nënujor i Yonaguni, Japoni
Ky kompleks i lashtë u zbulua nga disa zhytës. Rreth këtij qyteti nënujor janë harxhuar të gjitha teoritë shkencore. Guri nga i cili është i gdhendur ishte zhytur nën ujë diku rreth 10,000 vjet më parë – shumë kohë para se piramidat e Egjiptit të ndërtoheshin.


7. Mohenjo-Daro (Tuma e të Vdekurit), Pakistan
Sekreti i rënies së këtij qyteti ka hutuar ekspertët për dekada të tëra. Në vitin 1922, arkeologu indian R. D. Banerji zbuloi rrënojat e lashta në një nga ishujt në lumin Indus. Menjëherë u ngritën disa pyetje: Si u shkatërrua ky qytet i madh? Çfarë ndodhi me banorët e tij? Gërmimet e shumta nuk kanë ofruar ndonjë përgjigje.


8. L’Anse aux Meadows, Kanadë
Kjo zonë arkeologjike në Kanada dikur ishte një vendbanim i Vikingëve mijëra vjet më parë. Fakti se kjo ekziston atje tregon se skandinavët kishin shkuar në Amerikë Veriore shumë kohë para lindjes së Kristofor Kolombos.


9. Tunelet e Kohës së Gurit
Zbulimi i një rrjeti të gjerë të tuneleve nëntokësore, që shtrihen nëpër gjithë Evropën nga Skocia deri në Turqi, tregon se komunitetet e Kohës së Gurit nuk ishin thjeshtë shpellarë. Por qëllimi i vërtetë i tuneleve ende mbetet një mister. Disa studiues besojnë se ata janë përdorur si mbrojtje kundër grabitqarëve, ndërsa të tjerët besojnë se njerëzit e asaj kohe kishin siguruar një mënyrë për të udhëtuar përreth në mënyrë të sigurt, duke u mbrojtur nga masat e rrepta të motit dhe konflikteve të ndryshme.


10. Sferat e mëdha prej guri në Kosta Rika
Këto formacione misterioze prej guri janë interesant jo vetëm për shkak të formës, por edhe për shkak të origjinës së tyre të panjohur dhe qëllimit. Ato u zbuluan në vitin 1930 nga disa punonjës. Legjendat vendase atje sugjerojnë se sferat misterioze përmbanin ari të fshehur, por të cilat dolën të ishin të zbrazura.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura