„RASTËSIA“ E JUSUF BUXHOVIT SI KORRESPODENT I RILINDJES NË BON TË GJERMANISË, NË VITIN 1976!

„RASTËSIA“ E JUSUF BUXHOVIT SI KORRESPODENT I RILINDJES NË BON TË GJERMANISË, NË VITIN 1976!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku, më 15 Janar 2024

“Janë disa ngjarje që duken të rastësishme, por që shfaqja e tyre u prin kthesave të rëndësishme me të cilat lidhet një jetë e tërë”. – kështu e ka nisur Jusuf Buxhovi hyrjen e librit “Kthesa Historike – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-s”, botuar në vitin 2008 nga SHB “Faik Konica” në Prishtinë.

Veprimtaria e Buxhovit prej gazetari e shkrimtari, zenë fill që në mesin e viteve të 60-ta të Shek.XX. “Rastësia” e parë, që lidhet me punën e Buxhovit prej gazetari, e që rastisi ta bëjë korrespodent të përhershëm të Rilindjes në Gjermani, shfaqet në gushtin e vitit 1974 kur ai ndodhet në pushim veror në Kavalla të Greqisë.

Pa e filluar mirë pushimin, do t’i prishet rahatia nga lufta e përgjakshme ndëretnike që plasi në Qipro, midis popullatës greke dhe asaj turke, e cila pas përfshirjes së Turqisë në këtë krizë ishulli do të ndahet në dy pjesë dhe pjesa veriore e Qipros do të shpallet shtet i turqve, ndersa pjesa tjetër shtet i grekëve. Jusuf Buxhovi, “si turist i mbyllur për tri ditë në një pushimore në afërsi të Kavallës” e përcolli këtë atmosferë lufte… Dhe natyrisht pas kthimit të tij në Prishtinë, e donte puna që në gazetën Rilindja të shkruante diçka për këto zhvillime.

Redaksia do të tregonte interesim për përshtypjet që do t’i hidhte Buxhovi në gazetë, dhe ky interesim u bë akoma më i madh kur shkrimet e tij, i merrrte nga “Rilindja” dhe i botonte edhe gazeta “Borba” e Beogradit.

Madje redaksia e “Borbës”, do ta faleminderoj Buxhovin, për këto shkrime të cilësuara si “kundrime tejet interesante” dhe nga ky moment karriera e tij gazetareske në “Rilindje” do të bartej nga puna e redaktorit të rubrikës së kulturës tek rubrika e jashtme, e cila shpërfaqte zhvillimet politike ndërkombëtare, përmes korrespodentëve të përhershëm të akredituar në disa vende të botës.

Korrespodentura e parë e Rilindjes jashtë vendit ishte hapur në Lindjen e Afërme (në Liban) me gazetarin Nehat Islami, ndërsa në vitin 1976, pas një konkursi të brendshëm/intern, Kryeredaktori i “Rilindjes” Fadil Bujari i thotë Jusuf Buxhovit se “Gjermania të takon ty”.

Pra, rrjedhimisht Jusuf Buxhovi caktohet korrespodent i përhershëm i “Rilindjes” në Bon të Gjermanisë, duke u bërë kështu gazetari i parë i akredituar i një mediumi nga Kosova në një vend perëndimor.

___________

SHTOJCË

KUSH ISHIN THEMELUESIT E LDK-së, QË IU SHITËN FALAS UDB-ës?!

Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë (UDB-së).

Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 – deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret!

Çegrani në faqen 129 – 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja (UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ – përfundon citati.

Ndërkaq z.Çegrani vijon: “Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu “shitën” falas edhe shumë gazetarë të “Rilindjes”, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës – Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ – përfundon citati.

Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksinë e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi ,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit, fq.130).

***

SHERADIN BERISHA: ‘ELITA E KOSOVËS’, GJATË REGJIMIT JUGOSLLAVË TË TITOS (1945 – 1990) /NJOHURI BAZIKE/

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, JUSUF BUXHOVI NGA KRYESIA E LDK DHE, ME FORMIMIN E UÇK-SË MU NË KRYE ME ADEM KRYELEGJENDARIN VETË JUSUF BUXHOVI KISHTE PROPOZUAR QË VETË KYETARI DR. IBRAHIM RUGOVA DHE LDK-JA TA IZOLOJNË DRENICËN O DHE MOS TA PËRFILLIN AS MOS TA LEJOJNË FORMIMIN EDHE FILLIMIN OR, TË LUFTËS KUNDËR OKUPATORIT SERBO JUGOSLLAVE; MU PËR KËTE E QË GJATË LUFTËS NË DRENICË LDK-JA KISHTE SHPALLUR ZGJEDHJET DHE KUR DELEGA-CIONI I LDK-SË VIE NË DRENICË, GJËJA PËR PROPOGANDË ZGJEDHJESH E KUR UÇK UA GJENË NR TEL. KOMANDATËVE SERBË, DUKE LUFTUAR NË DRENICË AH DHE, KUR VËRTETOHEJ ATËHERË, I PËRZANË TË GJITHË E I PUBLIKOJNË KËTA LDK-SË SI SPIUNË TË UDB-ES DHE, KJO ÇESHTJE ISHTE NJË DESHMI E GJALLË
    SE LDK ISHTE PATERICË E UDB-ES RUSE SERBË JUGOSLLAVE! MË T’FALA NGA
    MANI NEW JERSEY USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura