SHKRIMI
e shtunë, 15 maj 2021

AURENC BEBJA: GUSHT 1806 - CHATEAUBRIAND DHE BUKUROSHJA SHQIPTARE

Francë – 16 Tetor 2016: Në librin « Album de Chateaubriand - 1862 » gjejmë një shkrim të shkurtër në faqen n° 98 me titull «Chateaubriand i sëmurë tek një shqiptar». Shkrimtari dhe politikani i njohur francez, François René de Chateaubriand, në zhegun e muajit gusht të 1806, niset për vizitë tek një shqiptar që banonte në « Kératia » (në periferi të Athinës) dhe që njihej me konsullin francez të kryeqytetit grek. Gjatë udhëtimit, atë e kapin ethet dhe detyrohet të kalojë natën në banesën e shqiptarit.



François-René de Chateaubriand (1768 - 1848)


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France.


Në vijim, autori na rrëfen gjendjen e tij shpirtërore (fizike dhe emocionale) në praninë e bukuroshes shqiptare:

«Të nesërmen, e kalova ditën i shtrirë mbi shkorsën time, ndërsa të gjithë kishin dalë në ara; Edhe vetë Jozefi kishte dalë. Ishte aty vetëm vajza e mikpritësit tim. Ishte një vajzë shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë vjeçe, mjaft e bukur, që ecte këmbëzbathur dhe në flokë kishte plot medalje dhe monedha të vogla argjendi. Ajo nuk më shikonte fare dhe punonte sikur të mos isha aty.

Dera ishte e çelur, dhe nga aty hynin rrezet e diellit. Ishte i vetmi vend i ndriçuar në dhomë. Herë pas here më zinte gjumi; Zgjohesha dhe shihja sërish vajzën shqiptare, të merrej me diçka tjetër, duke kënduar me gjysëm zëri apo duke rregulluar flokët e saj. Ndonjëherë i kërkoja ujë dhe ajo më sillte një vazo të mbushur plot; duarkryq, ajo priste me qetësi të shuaja etjen, dhe pasi kisha mbaruar, ajo më pyeste: Ju bëri mirë ? Dhe pastaj u kthente në punën e saj.

Në heshtjen e mesditës dëgjohej vetëm gumëzhima e disa insekteve në banesë dhe disa gjela që këndonin jashtë. E ndjeja kokën bosh, siç ndodh shpesh pas një temperature të lartë ; sytë e mi të lodhur shikonin të fluturonin rreth meje një sasi shkëndijash dhe flluskash drite. Unë kisha vetëm mendime të turbullta por ama të ëmbla.»

Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks