SHKRIMI
e diel, 13 qershor 2021

MR.Sc.ARGJIRA (ARI) UKIMERI: ARSIMIMI I TË RRITURVE - KURSET KUNDËR ANALFABETIZMIT NË KOMUNËN E MEDVEGJËS (1945 - 2000)

Pashgtriku, 10 mars 2021:


Përmbajtja

1. Hyrja

1.1. Historiku i shkurtër i hulumtimit

1.2. Llojet e analfabetizmit - Roli i tij

2. Kurset kundër Analfabetizmit

2.1. Monografia e shkollës fillore “Gornja Jabllanica”

2.2. Shkollimi i të rriturve në Komunën e Medvegjës

3. Roli i mediave në zhdukjen e Analfabetizmit në Komunën e Medvegjës

3.1. Mjetet e informimit në zhdukjen e analfabetizmit

3.2. Radio Medvegja – Mjet informimi për komunitetin shqiptar në Serbi

3.3. Shfrytëzimi i kohës së lirë

3.4. Femra - Puna dhe koha e lirë

4. Fuqia punëtore në Serbi – Grafikone

4.1. Struktura e fuqisë punëtore në Serbi – Grafikone

4.2. Regjistrimi i popullsisë mbi moshën 15 vjeçare nga niveli i gjinisëdhe arsimit Viti 2002

5. Përfundimet


∞∞∞∞

1. HYRJE


Dukuria e analfabetizmit, është një fakt i gjallë që nuk kemi arritur që të përmbledhim të gjithë materialet që lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Analfabetizmin. Kjo tregon që në një studim dhe në një arsye të vetme, Analfabetizmi është një fushë mjaftë e gjerë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Çështja e analfabetizmit është një problem shumë i madh, që kërkon një zgjedhje të drejtë dhe një punë serioze. Për të arritur deri tek zhdukja e këtij fenomeni mjaftë shqetësues, ndikojnë shumë faktrë si: Faktori Social, Motivimi për një edukim sa më cilësor, dëshira për një të ardhme më të mirë, e mbi të gjitha edhe Familja - si shtylla kryesore për eliminimin e këtij problemi. Një problem kryesor gjatë këtij hulumtimi ishte literatura në gjuhën serbe, zhdukja e disa të dhënave mbi këtë element, që ndikoj edhe në përkthumin e të dhënave mbi këtë temë. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi, është që populli shqiptar në këtë pjesë, të jetë më i arsimuar dhe më i përparuar në çdo fushë shkencore.Poashtu, në këtë temë e pa studiuar mirë, kam dhënë kontributin tim maksimal në fushën e edukimit dhe të arsimit në këtë komunë, si dhe zhdukjen e analfabetizmit njëherë e përgjithmonë.



1.1. HISTORIKU I SHKURTËR I HULUMTIMIT

Medvegja – si pjesë e luginës shqiptare në pjesën veriore të Kosovës përfshin një territor prej 524.24 km. Në jugperëndim, Medvegja kufizohet me këto komuna: Dardana, Prishtina dhe Podujeva. Në veri me këto komuna; Prokuple dhe Bojnik. Ndërsa në lindje kufizohet me vijën ndarëse ujore mes lumit të Jabllanicës së Epërme dhe Shuman, si dhe me komunën e Lebanës. Jabllanica e Epërme, paraqet një bosht kryesor kurrizor, që në vete përmbledhe të gjitha hapësirat e kësaj komune, në të dy anët e burimit të skajshëm, duke filluar nga fshati Kikës e deri në Rukoc. Kjo vijë hapësinore përfshin një gjatësi prej 84.5 Km/katror. Gjatë kësaj lugine, Medvegja ka lidhje rrugore dhe me këto qytete si: Leskocin (42 km), Prishtinën (63 km). Këto vija rrugore, datojnë që nga koha romake, që njihet me emrin Lissus - (Lezha - Sot qytet në Shqipëri). Medvegja, si komunë edhe në periudha të hershme të historisë ishte e banuar me njerëz. Poashtu, pozita gjeografike e saj, dhe begatia natyrore e saj kishte një rëndësi të madhe ndër shekuj. Karakteristikë e Medvegjës ishte popullsia shumë etnike që jetonin në etapa të ndryshme kohore. Në të gjitha periudhat historike, dhe deri në luftërat serbo - turke (1877-1888), historia tregon që para-ardhësit tanë iliro-dardanët kanë jetuar në këto troje. Kjo nënkupton që shqiptarët çdo herë kanë qenë element dominues në këto pjesë.

1.2. Llojet e Analfabetizmit

Si në çdo fushë shkencore dhe edukative, edhe Analfabetizimi ka llojet e tij. Ne po i përmendim disa prej llojeve të tij:

- Analfabetizmi i plotë konsiderohet një person që nuk di shkrim lexim.

- Analfabetizmi i pjes-shëm konsiderohet një person që di të lexoi, por jo edhe të shkruaj.

- Përveç këtyre dy formave të analfabetizmit, egzsitojnë edhe disa forma të tjera si në vijim:

- Në formën e parë të Analfabetizmit hyjnë të gjithë ata individë që për arsye të ndryshme, nuk kanë arritur të shkollohen asnjëherë

- Në formën e dytë, hyjnë ata individë që vijuan shkollimin, por me vonesë, nuk arritën të kultivojnë dijet e tyre. Dhe si rezultat harruan ato se çfarë kanë mësuar më parë.

Poashtu, shtrohet një pyetje tjetër lidhur me Analfabetizmit. Ku vërehet Analfabetizmi? Përgjigjet janë si në vijim:

- Analfabetizmi vërehet kryesisht në vendet e pazhvilluara, dhe ato më pa të zhvilluara.

- Analfabetizmi shfaqet në ato vende, ku kemi mbi popullizëm (Popullsi të lartë).

- Në vendet e pazhvilluara (të varfëra), ku nevoja për mbijetesë i drejtojnë njerëzit për kushte më të mira, nevoja për punësim dhe një jetë më të mirë dhe më të sigurtë, nga të miturit e deri tek të rriturit. Poashtu, shumica e njerëzve, braktisën shkollimun për nevoja më të larta financiare.

- Numri i analfabetizmit është më i lartë në zonat rurale sesa në ato urbane, për arsye të ndryshme.

- Fëmijët e familjeve analfabete, kanë një probabilitet më të madh për tu bërë vazhdimësi e prindërve të tyre, në krahasim me fëmijët e intelektualëve.

Pasojat e analfabetizmit, i paraqesim si në vijim:

- Analfabetizmi varet edhe nga faktorë dhe individë të tjerë. Vlen të përmendet që shpesh-herë analfabetizmi shëndrrohet në objekt shfrytëzimi,

- Pamundësia për të patur dhe gjetur një vend pune, të gjithë sektorët janë më të përkufizuar për kategorinnë e analfabetimit (njerëzit analfabet).

1.2.Roli i Analfabetizmit – Emigracioni si shkak për mos arsimimin e njerëzve

Ndër shkaktarët kryesor në zhvillimin e analfabetizmit, është edhe Emigracioni. Emigracioni përkufizohet si një “Luftë e vazhdueshmë”, në një vendbanim të pasigurtë. Një pjesë e emigracionit, përdoret për qëllime të errëta të shoqërisë, nga organizata të ndryshme joqeveritare, politike dhe terroriste, për nevojat e tyre personale. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Arsimimi i të rriturve, që zë vend të rëndësishëm në institucionet formale që drejtojnë kah një kualifikim i drejtë dhe i sinqertë. Poashtu, këto elemente përfshijnë edhe mësimin joformal, që zë një vend të rëndësishëm në punë dhe në komunitet. Vlen edhe logoja kundër analfabetizmit “Motivimi i të rriturve është më i ulët për të vazhduar në mësim”. Me përkrahjen maksimale të familjes, shoqërisë, dhe ndihmës fare të vogël financiare të institucioneve publike, apo edhe ndihmat minimale nga punëdhënësit, individët herë pas here detyrohen që të mbajnë familjet e tyre, duke mos patur kohë që të merren me vetëveten.

Çështjet sistematike janë pjesë përbërëse të këtij problemi të hulumtimit:

- Vetëdije e ulët në mes të partnerëve, për arsimimin e të rriturve,

- Nuk ka ndonjë kualifikim të profesioneve,

- Nuk ka ndonjë sistem që njehë dhe vlerëson arsimimin, edukimin dhe eksperiencën e fituar më herët,

- Nuk ka asnjë sistem të informimit, këshillimit dhe orientimit profesional për të gjithë,

- Kemi kërkesa të ulëta për një aftësim sa më të mirë për të rriturit

DEKLARATA PËR TË DREJTAT E NJERIUT - sqaron në nenin 26 të saj se:

- Secili ka të drejtë të edukohet dhe të arsimohet (E drejta për arsimim dhe edukim të barabartë). Sipas kësaj deklarate, Arsimi dhe Edukimi duhet të jenë falas në të gjitha nivelet. Poashtu, arsimi fillor duhet të jetë i obliguar për secilin individ/person. Në arsimin teknik dhe atë profesional, të gjithë individët duhet të kenë qasje dhe të drejta të barabarta. Ndërsa në arsimin e lartë, duhet të iu mundësohet të gjithë individëve, dhe të kenë qasje mbi bazën e aftësive edukativo-arsimore

2. KURSET KUNDËR ANALFABETIZMIT

Çdo sukses në fushën e analfabetizmit, nuk ka qenë i suksesshëm me fitoren e luftës kundër tij, por ka qenë e e nevojshme që në liri të arrihet një e ardhme më përparimtare. Që të arrihen qëllimshmëritë e kësaj lufte të dijes, duhet të kemi njerëz të shkolluar dhe të krijuar mirë përkëtë fushë. Zbatimi dhe largimi i analfabetizmit nga shteti, duhet të parashikohen mënyrat e punës dhe duhet marrë këto masa konkrete:

- Shkollimi i rregullt,

- Kurse analfabetike,

- Krijimi i grupeve kulturore dhe artistike,

- Punët botuese,

- Kurset për udhëheqësit ushtarak dhe politik,

- Krijimi i grupeve lexuese.

Një rol të rëndësishëm e luajnë kurset analfabetike. Duhet të fillojnë punën e tyre për zhdukjen e këtij problemi. Plan-programet mësimore, parashihnin që këto kurse të fillojnë nga data 01.11.1945 dhe të zgjasin 3 muaj. Ndërsa kurset mund të zgjasnin deri në 5 muaj. Poashtu, mësimdhënësit e shkollave fillore në Medvegjë, mësojnë programin e shkurtuar, për një lëndë të caktuar. Në këto programe përfshiheshin këto lëndë: Gjuha Serbe, përgatitja e Abetares, Shkrimi dhe Gramatika. Shumica e nxënësve në atë kohë, mbajnë mend se gjatë kurseve kundër Analfabetizmit së bashku me prind, me këshillin arsimor, si dhe qytetar të tjerë kanë festuar së bashku festën e madhe shkollore “Sveti Sava” – Shën Sava”. Gjithashtu, me përfundimin e kursevetë para, është parë e nevojshme për organizimin e kurseve të tjera. Kjo vlen për ata individ që nuk kishin arritur të marrin mësimet e nevojshme. Por mendohej që kishte akoma më shumë analfabet. Si mësimdhënës në këto kurse ishin: Dostana Perishiq dhe Jovanka Stankoviq. Gazeta “NASTAJ RECI”, shkruante se pushteti ka detyrë të rëndësishme për mësimin e shkrim-leximit të të rinjëve dhe grave. Në vitin 1945, në Leban është mbajtur mbledhja, që është paraqitur “Të ndaluarit e analfabetizmit”.

Poashtu, në fillim të viit 1946, në rrethin e Leskovecit, kanë punuar 194 kurse kundër analfabetizmit. Pjesë e këtyre kurseve kanë qenë gjithësej 6.315 ndjekës. Deri në fund të vitit 1946, vijueshmëria e kurseve ka arritur deri në 274 të tilla. Në Leskovec, këto kurse i kanë ndjekur 550 frekuentues, ku kanë arritur të mësonin 6.871 analfabet. Ndërsa për 8 vitet e ardhshme, është menduar që Analfabeti të likuiditohet. Në garat për flamurin garues, që u zhvilluan në atë kohë në rrethinën e Jabllanicë në Nëntor të 1946, sias rezultateve, më të mirët ishin Rinia e Medvegjës, në shkrim dhe në lexim. Në atë periudhë kursin kundër analfabetizmit në Medvegjë, 57 vijues ndjekin kurset, ku prej tyre 32 janë të rinjë dhe të reja.

2.1. MONOGRAFIA E SHKOLLËS FILLORE “GORNJA JABLLANICA”

Në Medvegjë, struktura e sistemit arsimor deri vonë ishte mjaftë e pakënaqur. Të gjitha këto pakënaqësi, kanë ndikuar edhe në mos zhvillimin shoqëror dhe historik. Sipas të dhënave historike, Shkolla e parë në Medvegjë është hapur në vitin 1899, në gjuhën serbe. Ndërsa shkolla e parë në gjuhën shqipe është hapur në fshatin Gërbac në vitin shkollor 1954-1955. Sikur në të gjitha hapësirat shqiptare, edhe në komunën e Medvegjës kemi një shkallë të lartë të analfabetizmit. Kjo ndodhë për disa arsye si: Mungesa e shkollave shqipe, Dominimi i Bujqësisë në këto treva, Ekonomitë Shtëpiake etj. Si gjithmonë, femra shqiptare e kësaj treve, ishte tërësisht analfebete, në përjashtim të ndonjë rasti. Në Medvegjë, akoma kemi vetëm funskionimin e shkollave fillore. Shumica e nxënësve që mbarojnë shkollimin fillorë, detyrohen që shkollimin e mesëm dhe atë universitar të mbarojnë në Kosovë, ose edhe në Serbi. Kushtet ekonomike dhe ato politike, kanë ndikuar që shumë të rinjë të ndërprejnë shkollimet e tyre. Ngritja e analfabetizmit u tregua qysh në vitet e 1990. Një shembull konkret në ngritjen arsimore të të rinjëve është Shkolla Fillore e Banjës së Sijarinës, ku në vitet 1978, 1979 dhe 1980, mësimi u organizua mësimi në gjuhën shqipe. Mësimi u orientua për klasën e parë dhe të dytë, si dhe paralele të ndara të shkollës së mesme ekonomike “Nikolla Teslla”, në Medvegjë. Mirëpo, pas dy vitesh, u shua kjo paralele për shkak të mosinteresimir të organeve përgjegjëse të shkollës dhe të Komunës.

2.2. SHKOLLIMI I TË RRITURVE NË KOMUNËN E MEDVEGJËS

Shkollimi i të rinjëve në komunën e Medvegjës, gjithmonë ka qenë i vështirësuar. Pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, kur në IRFJ, më fshatrat shqiptare, shumë vonë u hapën shkollat e para shqipe. Mirëpo, deri vonë të gjitha mëismet u bënë në gjuhën serbe. Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, kishte vështirësi për mësimet në gjuhën shqipe. U mbajtën kurse të ndryshme për zhdukjen e analfabetizmit, duke dërguar kështu raporte për rezultate shumë të mira deri në shkallën e zhdukjes së analfabetizmit. Duket qartë se shqiptarët ishin në numër të vogël, që dinin shkrim lexim, edhe atë në gjuhën serbe. E gjithë kjo ishte një eufori e sistemit, se sa diçka reale që kishte të bënte me një punë serioze në arsimin e të rriturve, sdimos të shqiptarëve. Mësimi që merrnin shqiptarët në kohët e fundit ishte shkolla e fshatit Starabajë. Kjo shkollë u transformua në shkollë shqipe për herë të parë në vitin 1971. E gjithë kjo ndodhi me kërkesën e prindërve shqiptarë. Vlen të përmendet që mësimdhënësi i parë në shkollën shqipe, në këtë trevë, ishte REXHEP ABAZI, i cili punoi për 10 vite rradhazi. Fatkeqësisht, sot në këtë shkollë nuk ka asnjë nxënës shqiptar. Kjo vjen si pasojë e regjimit serb për zhdukjen e popullësisë shqiptare nga këto anë. Pavarësisht regjimit serb, sadopak u eliminua analfabetizmi. Numri i të rriturve, tregon edhe pamundësinë për të vazhduar shkollimin për arsye të ndryshme. Një vlerë negative në shkollimin e të rinjëve shqiptarë në Medvegjë, ishin edhe këto: Largësia e shkollës nga shtëpia, Kushtet e vështira ekonomike, Politike. Sidomos kjo ndikoi për të keq edhe në edukimin e vajzave shqiptare, që ndoqën vetëm 4 vite shkollë. Poashtu, edhe numri i djemëve ishte i vogël në ndjekjen e arsimit të tyre. Një rol të veçantë ka luajtur edhe “Shkolla e Natës”. Kjo shkollë ishte për ata nxënës që dëshironin të vazhdonin shkollimin fillor në tërësi. Kjo shkollë kiste rëndësi të veçantë për ata të rritur që dëshironin të punësoheshin diku, apo edhe jenë pjesë e punëtorisë teknike në shkollë. Në vitet e 70, kush mbaronte shkollën dy vjeçare, pajiseshin me dëftesë, e kishin më të lehtë punësimin në këtë rajon. Ndërsa pas viteve të 70, kur në Bajë të Sijarinës, shkolla u kompletua si tërësi, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe. Karakteristikë e kësaj shkolle, ishte dhënia e provimeve para komisioneve dhe organeve adekuate të caktuar nga Ministria e Arsimit të Serbisë.

Kështu vite të tëra, në shkollën e Bajës së Sijarinës, u organizua për herë të parë shkollimi në gjuhën shqipe, si dhe dhënia e provimeve nga klasa V-VIII. Pavarësisht kërkesave të Bashkësisë Ndërkmbëtare, që të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Serbi, pushteti i atëhershëm merte vendime të caktuara. Prandaj në vitet 1987-1988, shteti ka urdhëruar që të bëhen regjistrimet e të rriturve nga rajonet e tyre, që nuk kanë mbaruar shkollimin fillor. I tërë ky aksion u bë me qëllim të dihet çrrënjisja e analfabetizimi i të rinjëve. E gjithë kjo punë u bë më euforike, dhe më tepër formale, duke na dhënë kështu edhe raporte për eliminimin e analfabetizmit në Komunën e Medvegjës. Pas viteve të 90, në Medvegjë filluan ndryshimet e mëdha. Me shkatërrimin e IRFJ, filluan edhe luftërat për liri dhe pavarësi. Në mënyrë radikale ndryshuan edhe gjërat. Shkarkime të ndryshme, duke filluar nga drejtorët e shkollave, me pretekstin që jaë të padëgjuar dhe të papërgjegjshëm. Dhe si pasojë e gjithë kësaj, të gjithë drejtorët në vendbanimet me shumicë shqiptare, u shkarkuan. U zëvëdësuan me drejtorë serb. Pavarësisht, klimës politike dhe rigoroze që mbizotëronte në atë kohë, shkollat shqipe bënë një punë shumë pozitive dhe të dobishme në rajon. Komuniteti shqiptar ishte mirë i organizuar, duke u mundësuar të rinjëve që të fitojnë të drejtën e shkollimit. Vitet 1999-2000, ishin vitet e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Duke krijuar kështu neveri dhe frikë tek popullsia shqiptare, iu mohuan të gjitha të drejtat elementare jetësore. Edhe pse ligjin për shkollimin fillor, nuk e ndalonin, drejtorët e shkollave fillore në Medvegjë, në Këshillin e Arsimtarëve dhe në Këshillin e shkollës, kërkonin që të merret vendimi për organizimin e provimeve për të rritur. Ngase kjo punë nuk do të kaloi pa pasoja.

3. ROLI I MEDIAVE NË ZHDUKJEN E ANALFABETIZMIT

Mediat janë objekt i shumë teorive, bisedave dhe ideve. Përmes mediave marrim informacione dhe prej tyre dalin shumë informacione dhe përhapen shpejtë në audiencën e gjerë. Sot, mediat janë një koorporatë e madhe e punësimit të njerëzve. Gjithashtu, mediat janë burim i famës dhe i promovimit të vlerave demokratike. Në vendet totalitare, mediat janë nën kontrollin e drejtëpërdrejtë të pushtetarëve. Duke propaganduar kështu kundër sistemit demokratik.

3.1. PO, ÇFARË JANË NË TË VËRTETË MJETET E INFORMIMIT

Vlen të përmendet që mjetet e informimit, mbledhin dhe shpërndajnë informacione të ndryshme në opinionin publik. Në bazë të mënyrës dhe emërtimit të informacioneve, mediat mund të jenë:

- Mjete të shtypura të informimit (gazetat dhe revistat).

- Mjetet elektronike të informimit (TV, Rrjetet televizive dhe Radiot),

- Mjetet virtuale të informimit (Interneti, Blogu, Forumet, etj)

3.2. RADIO MEDVEGJA - MJET INFORMIMI PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË SERBI

Radio Medvegja, u themelua më 22.03.2001. Themelues i saj është Kuvendi Komunal i Medvegjës. Për themelimin e RM, është marrë vendim nga trupi koordinuës në jug të Serbisë. Aktualisht, Radio Medvegja, ka gjithësej 12 punëtor në këto segmente: Gazetar në redaksinë serbe, Gazetar në redaksinë shqipe, punonjës në punë teknike dhe punëtorë në mirëmbajtjen e pajisjeve. Radio Medvegja, është i vetmi mjet i informimit, që siguron informacione në gjuhën shqipe. Aktualisht, kjo Radio punon intenzivisht në realizimin e programit , që emetohet çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 21 e mbrëmjes. Ndërsa të premteve, punohet deri në ora 22. Programet në këtë radio, emetohen në frekuencat 96.5 MHZ FM STEREO, 24 orë. Vlen të përmendet që, Radio Medvegja është liçencuar nga Agjencioni Republikan RadioDifuziv i Serbisë. Përveç pjesës së lajmeve dhe informacioneve nga Politika dhe Ekonomi, Radio Medvegja i kushton rëndësi të madhe edhe Kulturës. Me këtë rast egzistojnë programe të posaçme kulturore, që i dedikohen kësaj fushe në Medvegjë dhe më gjerë Duke marrë parasysh moshën e vjetër që jeton në këtë komunë, më shumë preferohet të ndëgjohet muzika folklorike dhe burimore shqiptare. Radio Medvegja, më parë nuk funskiononte si mjet informimi, ku kjo gjendje luajti një rol negativ në zhdukjen e Analfabetizmit. Kjo ndodhi sepse të gjitha informacionet e sakta, vinin me vonesë tek popullsia e kësaj komune, ose nuk ishin fare të informuar për ndodhitë dhe ngjarjet aktuale në vend

3.3. SHFRYTËZIMI I KOHËS SË LIRË

Njeriu i rritur, në rradhë të parë është i lirë që të shfrytëzojë kohën e tij për qëllime edukative, kulturore, sportive etj. Liria e çdo individi ka të bëjë me zgjedhjen e lirë të përmbajtjeve, veprimtarive edukativo-arsimore, kulturore dhe sociale, si dhe zhvillimin e formave arsimore dhe vetëarsimore, krijimin e institucioneve dhe metodat përkatëse për një edukim më të mirëfilltë. Në të gjitha këto drejtime, ndikojnë edhe Nivelet Arsimore, Shprehitë e punës Ekipore, Synimet Qëndrimet, Bindjet përkitazi me Arsimin, Aftësitë për VetëArsimim etj. Prandaj, shfrytëzimi i kohës së lirë për qëllime edukativo-arsimore, është çështje individuale. Në këtë drejtim, shfrytëzimi i kohës së lirë nga individ të rritur, merret me veprimtari të ndryshme si ato: Letrare, Ndërtimore, Vetëarsimore. E gjithë kjo ndodhë kur individi arrin të plotëson të gjitha nevojat e tij.

3.4. FEMRAT – PUNA DHE KOHA E LIRË

Punëdoret, gjithmonë kanë qenë mjaftë të zhvilluar ku përmes së cilave janë plotësuar të gjitha nevojat familjare në Medvegjë. Poashtu, rol të rëndësishëm ka luajtur edhe bujqësia. Përmes leshit të deleve janë punuar sende për veshëmbathje, shtroje dhe mbulesa gjumi. Këto gjëra në Jabllanicë njihen edhe si “Copa të Mëdha”. Ndërsa me kalimin e kohës, në këto vende janë përdorur Konopi dhe Lëkura. Në fshatin Leskoc dhe në Jabllanicë, deri vonë ka egzistuar edhe veshja e Turqisë. Kjo ndodhë si pasojë e pushtimeve dhe ndikimit të periudhës Otomane. Pleqtë kanë veshur tirqe të bardha, ndërsa të rinjtë në majë të kokës, linin ble flokësh. Meshkujt në fshat bënin kapela të punuara me kërrabëza (aty këtu bëheshin edhe fesa), që i punon gratë shqiptare. Ndërsa gruaja shqiptare kanë veshur Dimi, Shallvare të qëndrueshme deri në 20 vite, çarçafe të gjata, ku kryesisht mbathnin Nalle. Kurse vajzat e e reja, visheshin njëjtë sikur gratë (Nënat e tyre), flokët i bënin gërsheta, ndërsa deri në ditët e sotme i lëshonin nga dy gërsheta flokësh. Ky stil, në Jabllanicë i quajnë SHIVE

4. Fuqia punëtore në Serbi – Grafikoni 1.

FUQIA PUNËTORE NË SERBI

- 5.2 % punojnë në ndërtimtari

- 24% punojnë me bujqësi,

- 19.9 % punojnë në industri,

- 50.9, merren me shërbime të tjera


4.1. Struktura e fuqisë punëtore në Serbi – Grafikoni 2


STRUKTURA E FUQISË PUNËTORE NË SERBI


- 20.1% me asimim të lartë,

- 55.4% me arsimim të mesëm,

- 24.4% me shkollim fillor, apo të pashkolluar.


4.2. REGJISTRIMI I POPULLSISË MBI MOSHËN 15 VJEÇARE, NGA NIVELI I ARSIMIT DHE GJINISË NË VITIN 2002.

REGJISTRIMI I POPULLSISË MBI MOSHËN 15 VJEÇARE, NGA NIVELI I ARSIMIT DHE GJINISË NË VITIN 2002.


Regjistrimi 2002 Totali Meshkuj Femra

Totali 4611453.00 2222062.00 2389391.00

Pa shkollë të përgatitur 282175.00 57417.00 224758.00

Klasa 1-3 – Shkolla fillore 91401.00 27013.00 64388.00

Klasa 4-5 – Shkolla filore 651184.00 282559.00 368625.00

Arsimi fillor 1083898.00 505863.00 578035.00

Arsimi i mesëm 1845166.00 989067.00 856099.00

Arsimi i lartë 323348.00 175840.00 147508.00

Të panjohur 122710.00 70719.00 51991.00


Arsimi dhe Edukimi i të rriturve Drejtëpërdrejtë (eksplicitet) Tërthorazi (i nënkuptuar)

Formale Kurset e etikës profesionale Kurset e edukimit për prindërit

Joformale Kurse joshkollore. Hyrje në etikë Komunikimi për punë arsimore vullnetare në organizatat bamirësie

Informale Seri televizive arsimore Literaturë relevante në bibliotekë lokale


Poashtu, faktorë të jashtëm, ndikojnë në funksionimin e sistemit për të rritur si psh: Ndryshimet demografike, Ekonomike, Riorientimi, Organizimi për ndryshimin e punës, Rritja e fondit të kohës së lirë. E ardhmja nuk mund të lihet pa dije, pa mësuar, pa u mbështetur në mendimin kritik dhe përvojat e mëparshme.

Përfundimet

Në përfundim të këtij hulumtimi, sygjerojmë dhe rekomandojmë lidhur me teknikat dhe metodat që ndikojnë në zhvillimin e punës edukativo - arsimore. Në formimin dhe zhvillimin e personalitetit të njeriut në çdo aspect, një rol të veçantë dhe dominant e luan shkolla. Vlen të përmendet se mësimdhënia dhe mësimxënia duhet të fokusohen si në aspektin arsimor, ashtu dhe në aspektin edukativ. Përmes këtij procesi, individi përfiton njohuri, shkathtësi, shprehi, vlera, qëndrime, bindje (faktorë të tjerë si lindja, trashëgimia, mjedisi, aktiviteti i individit etj,) që janë të nevojshme për jetën e njeriut. Pikësynimi i mësimdhënësve në Komunën e Medvegjës, është që të motivojnë të rinjtë dhe nxënësit përmes teknikave të ndryshme, bashkëbisedimit ndërmejt tyre, në mënyrë që të kenë më të lehtë për t’i trajtuar problem, temat e ndryshme (qofshin ato mësimore apo jo mësimore), Pra përmes takimeve të ndryshme, seminareve, trajnimeve, që në mënyrë adekuate dhe përmes komunikimit në rrjetet sociale, që secilit nxënës duhet dhënë mundësia për të shprehur të gjitha njohuritë që kanë në formë të përgjigjeve, bashkëbisedimeve, diskutimeve të ndryshme, debateve, mënyrës së të shkruarit eti. Për të arritur qëllimin e motivimit të nxënësve, si dhe për të zgjuar vëmendjen e tyre, interesimin, kurshetjen mbi të drejtën e arsimit dhe të edukimit të tyre. E gjithë kjo duhet të ndodhë, për shkak të mos-asimilimit të identitetit kombëtar dhe mos zhdukja e vlerave arsimore, kulturore dhe sociale.


ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MR.SC. PEDAGOGE - PRIZREN, SHKURT 2021


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks