SHKRIMI
e shtunë, 15 maj 2021

ARIANIT BEZHANI: KARL JUNG MBI PROBLEMET E NJERIUT BASHKËKOHOR

Tiranë, 21 dhjetor 2020: Psikiatri dhe psikoanalisti i pa-krahasueshëm Karl Gustav Jung, një nga intelektualët më të nënvlerësuar të shek XX filloj të ngrejë shqetësimin e tij për Njeriun Bashkëkohor (modern) qysh midis periudhës së Dy Luftërave Botërore. Pikërisht në fund të viteve 30-të në zemrën e qytetërimit perëndimor Njeriu Bashkëkohor do të zhvillonte një nga aktet e tij më të dhunshme dhe tronditëse.

Gjermania Hitleriane përbën rastin unikal sesi një shoqëri që kishte prodhuar Gëten apo Kantin të humbiste arsyen dhe të arrinte të unifikonte “alter egon” individuale në një “alter ego” kolektive në funksion të një personi të vetëm. Kjo gjendje e psiko-marrëzisë në fakt endej si “xhind” natën në një pjesë të mirë të shoqërive perëndimore duke bërë kështu që Dhuna të dominonte Arsyen në vitet në vijim.

Karl Jung citon… ”njeriut i është dashur një pafundësi shekujsh që të zhvillojë ndërgjegjen. Por edhe ky zhvillim është shumë larg të qënit i kompletuar. Pjesë domethënëse të mendjes njerëzore janë të fshehura në errësirë.” Karl Jung kërkon nga Njeriu Bashkëkohor që ai të kërkojë arsyet e të ekzistuarit, të ngrejë pyetje ekzistencialisht esenciale për Veten, Jetën dhe Kohën në të cilën jeton.

Njeriu Bashkëkohor sipas Karl Jungut duhet të shohë brenda vetes. Ai shprehet… ”njerëzit bashkëkohor janë injorantë në atë se çfarë ata realisht janë. Ne thjesht kemi harruar çfarë një qenje njerëzore është, kështu që ne kemi njerëz të tillë si Niçe apo Frojd të cilët na e tregojnë këtë në mënyrë krejt të pamëshirshme. Ne duhet të zbulojmë hijet e brendësuara, përndryshe ne do të shkojmë drejt një lufte botërore e cila do të na bëjë të kuptojmë se çfarë kafshësh jemi.” (Shënim i një seminari dhënë në vitet 1930-1934).



Carl Gustav Jung (1875 - 1961)


Pjekuria dhe zhvillimi i shoqërive nuk mund të ekzistojë si akt i një falje, por ato mund të ekzistojnë vetëm si akt i një “hetakombi” - sakrificë e zhvillimit psikik në mijëvjeçarë të tërë. Pra, Jung ishte cilësues kur deklaronte se… “gjithkush prej nesh duhet të njohë hijet dhe shpirtin e tij.” Duke e kthyer kokën pas ne kuptojmë se një pjesë e psikikës tonë ka ruajtur elementë të veçantë nga paraardhësit tanë arkaikë të cilat shfaqen në mënyrën tonë të menduarit dhe të sjellurit.

Hija për Karl Jungun përbën aspekte të pandërgjegjshmes kolektive të cilat i quante arketipe, këto të fundit ndërhyjnë tek secili prej nesh në mënyrë individuale duke na sfiduar egon dhe personalitetin tonë në tërësi në mënyra të cilat janë të vështira për t’u identifikuar. Asnjëri prej nesh nuk mund të bëhet i ndërgjegjshëm, pa sforcim moral, pa të cilin nuk mund të njohim aspekte të psikikës.

Shoqëritë të cilat ne i referohemi si moderne e kanë zvogëluar rolin e individit dhe kanë shkaktuar tek ai një ndjesi dobësie dhe mos-ekzistence. Individi përpiqet t’i zëvendësojë ato duke i kompensuar me ndjesi të shkaktuara nga dëshira për pushtet, për t’u shfaqur, dhe për t’u identifikuar. Në pamundësi për ta bërë këtë shumica e njerëzve të zemëruar dhe të pakënaqur kanë ri-modeluar marëdhënjet e tyre me vetveten dhe me shoqëritë të cilave i përkasin.

Ky konflikt interpersonal dhe extra-personal, me veten, shoqërinë dhe me shtetin shkaktoi përplasjet e mëdha të shekullit XX të cilat Karl Jung i vëzhgoi dhe i analizoj me aq kujdes. Shekulli i shkuar në disa aspekte është “hija” të cilën shekulli në të cilin po jetojmë duhet të njohë me patjetër. Karl Jung pati kurajon që të trajtonte temën e “shpirtit” ndoshta kjo shumë e guximshme për atë kohë, por thelbësore për këtë kohë.

Sot ne të gjithë i referohemi vuajtjeve “shpirtërore” si më të frikshmet të cilave i druhemi dhe nga të cilat vuajmë. Duke besuar këtë ne kemi njohur dhe pranuar kështu rëndësinë e aspekteve të “Shpirtit Jungian” në tërësinë e tij. Por nuk ka ndodhur kështu me gjysmën tjetër - me hijet tona. Po pse njeriu e ka kaq të vështirë të njohë hijet e veta, e dëshmuar kjo në shekuj pafund historie dhune dhe përplasjesh? Mos ndoshta sepse njeriu ka frikë ta njohë veten?!

Situata e shkaktuar nga Pandemia e Koronavirusit nxorri në pah forcën e“hijeve” individuale dhe kolektive. Skeptikë dhe dyshues në ndërtimin e një sistemi ndërkombëtar funksional ne të gjithë u strukëm për të shpëtuar kokën tonë. Po nëse kjo është strategjia që mund të na shpëtojë nga Pandemia e Koronavirusit sot, kjo s’mund dhe s’duhet të jetë strategjia që do të na shpëtojë në të ardhmen.

Qasja e Karl Jungut se problematika e Njeriut Bashkëkohor është individuale po aqsa edhe shoqërore e bën këtë personalitet të jetë kaq aktual edhe mbas një shekulli kur ai filloj të ngrejë shqetësimin e tij për Njeriun Bashkëkohor. Njeriu i së ardhmes do të jetë shumë më i aftë seç është sot. Ai do t’i përkasë një organizimi shtetëror dhe shoqëror futurist që është e vështirë të para-thuhet. Por që e gjitha kjo të ndodhë, do të jetë e kushtëzuar nga thellësia e njohjes së vetes nga gjithësecilit prej nesh në ditët e sotme.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

Adem Jashari 1955 - 1998

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Fazli Berisha - Pashtrik

Selver Mackaj 2

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks