TEUTA ZYMBERI: E QUAJ KOMPLOTUESE HESHTJEN E POLITIKANËVE DHE INTELEKTUALËVE SHQIPTARË NDAJ FATIT TË UKSHIN HOTIT!

Luzern, 14. 05. 2014 – Për 15 vite, rasti i Ukshin Hotit nuk arriti të ndriçohet nga mekanizmat institucional, se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në ditën e 16 Majit 1999 në burgun e Dubravës! Të pakta ishin përpjekjet nga subjekti politik, qeveritar e pse mos të themi edhe nga organizatat jo qeveritare të mirreshin me sensibilizimin e figurës së Ukshin Hotit. Mbase shumë vite në dukje, braktisja e këtij politikologu të madh mbeti shumë larg informimit publik. Subjekteve të ndryshme sikur u konvenoi që rasti i Ukshin Hotit të mbetej më shumë rast personal i tij të jetës në burg, se sa një rast sensibilizues për krimin serb, që nuk duhej të heshtej!
***
Dr. Shaban Sinani, në Shqipëri, ishte pothuajse një ndër zërat e vetëm me Moikom Zeqon, që ngritën zërin për figurën madhore të Ukshin Hotit, edhe sa, ai ishte në burg, edhe pas këtyre viteve.

“Ukshin Hoti, me veprimtarinë dhe mendimin e tij politik”, shkruan Dr.Shaban Sinani në librin e tij „Siperore“, “ka merituar shumë tepër vëmendje, si një prej politikologëve më të shquar të kohës së sotme dhe si një aktivist i mençur i çështjes shqiptare në kohë të mira dhe të këqija, si një prej njohësve të specializuar të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare. Këtë vëmendje ai, e ka merituar edhe në shtypin e shqiptarëve të Kosovës, por me sa duket nga faktet, në të shumtën e herës i ka munguar. Ka të ngjarë të ketë luajtur një rol të ndjeshëm përfitimi i mendimit të tij si një oponencë kritike në politikë…E quaj komplotuese heshtjen e politikanëve dhe intelektualëve shqiptarë ndaj fatit të tij. Ukshin Hoti e bëri çështjen shqiptare shkencë të së drejtës ndërkombëtare dhe të filozofisë së rregullimit të botës pas detantes… Liria fillon me mosbindjen e padrejtësisë“.
Ukshin Hoti edhe filloi lirinë në këtë mënyrë. Nuk u bind ndaj padrejtësisë. Nga mosbindjet e tij të hapura, u konsiderua edhe si njeriu „më i rrezikshëm“ për Serbinë. Por çuditërisht edhe brenda hapësirës shqiptare, filozofia politike e Ukshin Hotit u braktis në „heshtje“. Për arsye dihej, se filozofia e tij e drejtë për çështjen shqiptare, do të ishte një frymë e re filozofike për gjeneratën e tanishme dhe të ardhmen e Kosovës. E dikush nuk dëshironte që idetë e Ukshin Hotit të ishin vizion politik për shqiptarët. Madje u pengua dhe u hesht qe 15 vite për të qenë larg idea e tij si vizion politik në vizionin publik.
Por siç thotë publicisti i shquar, Moikom Zeqo: Tashmë, Ukshin Hoti është shndërruar në histori.

________________________________

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura