UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE

Pashtriku.org, 14. 05. 2014 – UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(I) – Çdo e vërtetë shkencore, qoftë “e kohëshme” ose jo, sikurse dhe çdo shkencë, është në funksion të diçkafit, ose në funksion të interesave të caktuara. Shkenca, apo shkencat politike, gjithashtu nuk bëjnë përjashtim nga një rregull i tillë. Natyrën dhe karakterin e interesave të tilla nuk e përcakton shkenca por raporti i forcave, vetë bartësit e atyre interesave. Meqenëse politika ka të bëjë me rregullimin e punëve shoqërore (të hetojë raportin midis aparencës dhe qenësisë së gjërave në dobi të emancipimit) atëherë është e kuptueshme (deri diku) që shumica e njerëzve e identifikojnë shkencën me mjeshtërinë politike. Në raste të tilla harrohet se politika është lëndë me të cilën merret shkenca politike. E vërteta “e kohëshme” e politikës shndërrohet në objekt sundimi të së vërtetës shkencore të shkencës politike.
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1574

***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(II)
“Të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe në të drejta”. Po shqiptarët? “Janë të shpërblyera me arsye dhe me vetëdije”. Po zyrtarët? “Dhe ndaj njëri tjetrit duhet të sillen në frymën vëllazërore”. Po raportet serbo-shqiptare, të cilat qysh moti e kanë tejkaluar një frymë të tillë, si mund të zhvillohen më tutje? (Nga Neni 1 i Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut të OKB, 1948. Ndërhyrjet e autorit U.H.)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1575
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(III)

Kosova formalisht nuk ndodhet në gjendje lufte, por në gjendje okupimi. Është shpallur, por nuk është konstituuar si shtet, ndonëse do të konstituohet si e tillë dhe do të jetë shtet. Ndërkaq gjendja shpirtërore e popullsisë është e rëndë…
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1583
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE (IV)

Në vend të epilogut – Veti e përbashkët e teorive të parashtruara të botës perëndimore është fakti se gati të gjitha nisen nga botëkuptimi biologjik i natyrës së njeriut si agresive dhe këtë pastaj e zgjerojnë në raportet midis shteteve: me aktin e lindjes së njeriut përcaktohet nevoja e tij për të jetuar, me aktin e formimit të shtetit, përcaktohet nevoja e tij për të ekzistuar. Nga këto premisa nxirret konkludimi se sigurimi i jetës së shtetit (si edhe tek njeriu) është interes i tij vital. Meqë shteti dhe kombi janë një, atëherë ai është interes vital edhe i çdo kombi…
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1584
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(V)

Metodat e mëtejshme për njësimin e kombit/shtet – Formimi dhe forcimi i shtetit multinacional Sovjetik vetëm në mbështetje të katër metodave të përmendura pa mbështetjen e proceseve të tjera integrative do të ishte i pafrutshëm. Në instancën e fundit do të rezultonte në formimin e një mekanizmi të pashpirtë që do t’i koordinonte pjesët e saj të ndryshme, por i cili gjithmonë do të rrezikohej nga tejveprimi i njërës ose pasiviteti i tjetrës. Për këtë shkak, teoria dhe praktika politike sovjetike i ndihmonte proceset integrative të cilat, në instancën e fundit, është dashur të rezultonin në formimin e një kombi sovjetik që do ta mbështeste shtetin multinacional sovjetik. Këto metoda të tjera kanë të bejnë me a) përkrahjen e proceseve integrative të popullsisë dhe me përzierjen e përbërjës nacionale të republikave, të regjioneve dhe të krahinave nacionale. Ndonëse është i ngjashëm me parimin e amalgamimit të kombeve nuk është identik me të. Amalgamimi është parim më i lartë dhe lidhet me vendimin e vullnetshëm për ta pranuar tjetrin në një komb të bashkëformuar. Ndërkaq, proceset e migracionit dhe të përzierjes së popullsisë janë derivative, praktike dhe sovjetët i quanin “internalizim i shtetësisë nacionale sovjetike”.
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1585
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(VI)

(Kumtesë e paraqitur në Simpoziumin Shkencor të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës, të mbajtur në Prishtinë në qershor të vitit 1991 me temën: “Shqiptarët dhe Evropa – dje, sot dhe nesër” dhe që në realitet është pjesa e fundit nga seria e artikujve me titull të përbashkët “Kosova dhe Evropa” )
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1587
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(VII)

Nga ana tjetër, fjala është për bashkimin e Evropës. Në të vërtetë, jo vetëm që e besonin gjermanët, por edhe shumica e analitikëve të tjerë politikë ishin të mendimit se bashkimi i Evropës ishte nus-produkt i nevojshëm dhe i domosdoshëm i ribashkimit të Gjermanisë. Një Evropë e bashkuar, në të cilën fuqia gjermane do të ishte në funksion të interesave të saj (Evropës), e jo vetëm në funksion të interesave partikulare gjermane përmes mekanizmave të krijuar dhe në ndërtim e sipër të bashkëpunimit dhe të forcimit të sigurisë, do t’a frenonte fuqinë gjermane në mënyrë që të mos kërcente shumë përtej mesatares së të tjerëve. Kjo komponentë e Evropës së bashkuar është recidiv i politikës së dikurshme britanike (që të mos lejojë forcimin e ndonjë fuqie në kontinent e cila do të shndërrohej në një rival të rrezikshëm për interesat e saj) dhe tani e shpreh kujdesin e përbashkët anglo-saxon për strategjinë e ndryshimeve në harmoni me qëllimet globale të politikës së tyre. Ky është gjithashtu çmimi që Gjermania ia paguajti Evropës për të drejtën e ribashkimit të vet…
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1588
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(VIII)

(Viti ’81 – politika dhe inteligjencia) – Bartësit e drejtpërdrejtë të ngjarjeve të vitit 1981 politika zyrtare i cilësoi si armiq dhe kontrarevolucionarë. Në hidhërim e sipër i kishte quajtur edhe pleh.. Më vonë u kishte ngjitur nofka tjera si irredentistë, seperatistë, barbarë, terroristë, bile edhe kanibalë. Këta i ishin përgjigjur kësaj politike me një kontestim total të vlerave të saj, me një mllef të pazakonshëm të shprehjes së indinjatës së vet, (që e kishte cytur politikën ta cilësonte si sjellje vandaliste), dhe me një vendosmëri të plotë që të mos thyenin rrugë. Dhe kështu, ndoshta edhe pa dashje, ishin krijuar dy botëra, totalisht të kundërvëna ndaj njëra tjetrës. Bazat e kësaj kundërvënie të ndërsjellë megjithatë kishin qenë paragjykimet ideologjike, të cilat vetë ngjarjet sapo i kishin forcuar gati gjer në ekstremin e fundit. Dhe ato e rëndonin situatën në çdo kohë të zhvillimit të ngjarjeve, gjatë tërë dekadës së fundit. Ndërkaq, esenca kishte qenë diç krejtësisht tjetër. Ajo vazhdimisht shpërthente, sapo politika kujtonte se gjërat ishin qetësuar dhe kishin marrë fund. Kush ishin në të vërtetë bartësit e këtyre ngjarjeve? Të dhënat statistikore mbi përkatësinë profesionale, të gjinisë, të origjinës sociale, të moshës, flasin qartë se pjesa më e madhe e tyre ishin të rinj – nxënës, me shkolla të mesme të kryera, ose studentë e të rinj të tjerë me diplomë fakulteti, shumica të papunë, por edhe të punësuar. Kishte edhe nga ata që i përkitnin inteligjencies, por ishin të rrallë. Shumica absolute kishte prejardhje fshatare, por kishte edhe punëtorë, si dhe të shtresave të tjera shoqërore, por më pak. Kishte të orientimeve të ndryshme, por i bashkonin synimet dhe situata e njëjtë në të cilën ishin ndodhur. Megjithatë nuk do të merremi me analizën e të dhënave statistikore. Këtë padyshim do ta bëjnë ata që disponojnë me këto të dhëna. Do ta tentojmë ndërkaq përshkrimin e përshtypjeve të fituara nga qëndrimi së bashku me ta.
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1589
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(IX)

REPUBLIKA DHE LUFTA NË KONTEKST TË EVROPËS – Nga gjysma e parë e këtij viti, në fshatin Billushë të Prizrenit, gjatë një bisede, pyetjet e shumta të pjesëmarrësve reduktoheshin në interesimin e tyre të gjallë mbi mënyrën dhe mundësitë eventuale për jetësimin e Republikës së Kosovës. Natyrisht, kjo bisedë ishte një këmbim joobligues i mendimeve. Ma kishte marrë mendja se do të duhej të kthehej policia e mbrojtja teritoriale, pastaj të formohej një qeveri, e cila do ta merrte mbi vete përgjegjësinë mbi zhvillimin e ngjarjeve dhe eventualisht të legalizohej Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës. Disa nga këto mendime mund të jenë realizuar, por në mënyrën e vet, dhe pavarësisht nga ajo që kisha menduar unë, gjë që do të thotë se të tjerët jo vetëm që mund të kenë pasur mendime të ngjashme, por edhe të elaboruara, meqë vetë nuk e kisha bërë elaborimin e mendimeve të mia, në qoftë se përgjigjet e rastit në pyetjet e shumta që më shtroheshin, nuk do të konsideroheshin si të tilla…
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1590
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(X)

Republika në kontekst të situatës – Shkencërisht është vertetuar pothuajse plotësisht se shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe se gjuha shqipe është variant i zhvilluar i ilirishtes. Vetëdija mbi përkatësinë në ndonjë kolektivitet të caktuar nacional zhvillohet gjatë kontaktimit me të tjerët. Me atë rast është me rëndësi se fillimisht zhvillohet një vetëdije mbi atë se “çka nuk jam”, e pastaj kërkohen edhe përgjigjet mbi atë se “çka jam”. Në fillim sigurisht, ashtu siç konstaton edhe shkenca, duhet të kenë vënë re se e flisnin një gjuhë të veçantë nga të tjerët, një gjuhë të veten që nuk kishte gjë të përbashkët me greqishten e vjetër, me latinishten, as më vonë me variantet e gjuhëve sllave, dhe në fund me turqishten. Është irelevante për qëllimin e këtij teksti të dihet se si e quanin ata veten, por është me rëndësi të konstatohet se aty fillon zhvillimi i vetëdijes mbi atë se i përkisnin një kolektiviteti të veçantë që e fliste një gjuhë e cila shtrihej në një territor të caktuar dhe kishte interesa të veçanta nga të tjerët, por mund të kishte edhe ndonjë interes të përbashkët
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1591
***
UKSHIN HOTI: FILOZOFIA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE(XI)

Revolucioni autentik – Në pjesën e dytë të artikullit “Viti 81 dhe proceset e demokracisë” të botuar në “DeA”-2/91 autori i këtyre rreshtave kishte qenë i mendimit se në Kosovë nuk mund të bëhej fjalë për një demokraci e cila do ta nënkuptonte revanshizmin; rrotullimin e rolit politik të forcave politike dhe të klasave; zevëndësimin e një monizmi me një monizëm tjetër, jo vetëm se me një të tërhequr pende nuk mund të fshiheshin 50 vjet histori të një populli, por sepse në këto troje ishte zhvilluar një revolucion autentik, i pandihmuar nga tanket e Armatës së Kuqe, si dhe për shkak se aty jetonin shumë popuj. Ndërkaq, në artikullin “Gishti i trashë i Vëllait të Madh” të botuar në «Alternativa»-5/1990 e kishte përqafuar me gjithë zemër demokracinë, por atë nuk e kishte kuptuar si mohim të vetes, e as të historisë. Besoja se demokracia do të duhej të ngrihej në mbështetje të trashëgimisë pozitive të kontinuitetit politik të historisë së pandërprerë të popullit.
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=62&shkrimi=1592

=====================================


UKSHIN HOTI: FILOZOFA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
Zgjodhi dhe redaktoi: Bislim Elshani
Recenzentë: Shaban Sinani – Moikom Zeqo
Kopertina: Lisian Zoto
Korrektura: Flora Hasani
Botimi i kësaj vepre u realizua me

përkujdesjen dhe bashkëpunimin e
„Zërit të Kosovës“ – Zvicër
Shtëpia botuese ROZAFA – Tiranë
U shtyp në Tipografinë Ushtarake – Tiranë, 1995

 ***
LEXONI LIBRIN NË FORMATIN PDF:
UKSHIN HOTI: FILOZOFA POLITIKE E ÇËSHTJES SHQIPTARE
HAPE: https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/ukshin-hoti-filozofia-politike.pdf

=====================
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha, 14. 05. 2014)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura