GJOKË DABAJ: SI I PËRGJIGJET M.GJUKAQNOVIQI BLLOKIMIT TË DUHANIT NË DURRËS

Durrës, 06. 06. 2014 – S’është aspak vështirë të kuptohet pse u kap kokaina në Tivar. Para disa ditësh iu kap M.Gjukanoviqit afër 500 ton cigare kontrabandë në Durrës, ai u kapi tash shqiptarëvet një sasi jo të vogël kokaine në Tivar.  Këtë lloj përballjeje, natyrisht, nuk mund ta kuptojë kategoria e të atillë gazetarëve shqiptarë që Tivarit i thonë “BAR”. Të tillë gazetarë s’i kanë as kulturën e mendjen e një pule, sepse edhe pula, pa marrë parasysh nga i vjen alarmi, nga delja, nga qeni, nga macet, kakarisjen e bën “NË GJUHËN E VET”.
Kuptohet, pra, fare lehtë ç’ish ai “zbulim i rastësishëm” poshtë bananevet. Ajo që s’kuptohet fort kollaj, është: Pse Edi Rama ia kapi duhanin M.Gjukanoviqit?! Mos kemi të bëjmë me një prurje të re, më të moralshme e më njerëzore në politikën kombëtare shqiptare e, rrjedhimisht, edhe në politikën rajonale?! Apo mos bëhet fjalë thjeshtë me një ballafaqim birbokratësh të së njëjtës specie?!

Bosat e kontrabandës në prapaskenë – Edi Rama dhe milo Gjukanoviq!

Me “Kurumin” Edi Rama nuk veproi kështu. Në vend që të kapte për brirësh spekullantët, hoqi nga puna djalin e Rexhep Mejdanit. A mos nuk ia mbajti Edi Ramës të hyjë më thellë në rastin e “Kurumit”, ndërsa këtu vlerësoi se mund t’ia dalë?!
Droga që u zu prej policisë së M.Gjukanoviqit, a lidhet me atë që disa kanë qejf ta quajnë “Karteli i Edvinit”, apo është e tjetërkujt dhe M.Gjukanoviqi bën revansh në tym?! Ne shqiptarëvet do të na interesonte që Edi Rama të jetë i një cilësie tjetër.
Por, pyetja e radhës, ajo më e rëndësishmja, është kjo: Perendimit, BE-së dhe SHBA-së, a i përshtatet më shumë që, në këta shtete të Ballkanit Perendimor, të rrinë në pushtet gjithfarë trafikantësh, apo do të ish më mirë të ketë këtu një klasë kapitalistësh më normalë, ekonomia e të cilëvet të mbështetet mbi resurset natyrorë dhe potencialet njerëzorë moralisht më të pranueshëm?! Apo mos vetë klasa kapitaliste perendimore është e mbizotëruar tashmë prej kastash të birbokracisë?! Ky është shqetësimi më madh që po i trondit popujt, sa herë që në media (e që s’po ndodh rrallë), po publikohen skandale të këtillë, me të quajturit QËRIM HESAPESH, deri edhe midis pushtetarëvet të nivelit më të lartë, siç ndodh midis huliganësh nga më të rendomtit!

———————————————-

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura