Prishtinë, 18. 06. 2014 – Identiteti i sotëm i Beogradit dhe i Serbisë përgjithësisht shihet në gjuhën e ashpër, në gjuhën e urrejtjes dhe të jotolerancës ndaj popujve joserbë, që jetojnë në Serbi, por edhe në fqinjësi me Serbinë, por edhe te një pjesë e pakicës serbe që jeton në Kosovë dhe e praktikon këtë gjuhë. Beogradi është shkyçur nga multi-nacionaliteti, multi-etniciteti, multi-gjuhësia, respektimi i të drejtave të pakicave apo minoriteteve që jetojnë në Serbi.
Serbia edhe dje ishte e tillë, edhe sot është e tillë, ajo nuk ka ndryshuar, dhe ende nuk ka dalë nga mentaliteti i së kaluarës. Serbia edhe më tutje bazohet dhe funksionon mbi politikat militarizuese dhe shabllonet e nacionalizmit që e kanë karakterizuar Serbinë si shtet që nga themelimi i saj.
Edhe pse Millosheviqi dhe shumë të tjerë promotorë të nacionalizmit serbomadh dhe shkatërrimeve luftarake që ndodhën në luftërat e fundit, ku ushtria, policia dhe njësitet paramilitare serbe, përkatësisht shteti serb vrau dhe shkatërroi në masë qytete të tëra joserbe, edhe me tutje shihet qartë se në Serbi politikat e këtilla nuk janë shuar bashkë me përfundimin e lufërave që i humbi. Sidoqoftë është imperativ i kohës se Serbia duhet të dalë nga terri i nacionalizmit dhe shovinizmit serbomadh nëse vërtet i synon trendët europianë dhe botërorë.
Kryepeshkopi serb Irinej me Kryeministrin Aleksandër Vuçiq….
Politika shtetërore serbe edhe më tutje bazohet në ikona dhe kanonizma fetare të mesjetës, duke vazhduar të ngritin mite të rrejshme për të kaluarën, të cilat Serbinë vazhdojnë ta qojnë drejt shkatërrimit moral dhe dekadencës. Diçka e ngjashme u përsërit ditë më parë me rastin e Shenjtërimit të Katedrales Ortodokse Shqiptare “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, ku u tubuan krerët e ortodoksisë kryesisht sllave nga Ballkani (Serbia, Greqia, Bullgaria, Rumania, por edhe Rusia, etj..), me ftesë të Qeverisë Shqiptare.
Në këtë ceremoni, kryepeshkopi serb Irinej, paturpësisht përsëriti nga Tirana, se Kosova është zemra e Serbisë, është e shenjtë për Serbinë! Kryepeshkopi serb Irinej e përsëriti refrenin e dëgjuar se Kosova është Serbi, në një kohë kur në Serbi ende po zbulohen varreza masive e po nxirren nga dheu eshtrat e qindra shqiptarëve të masakruar nga okupatori serb gjatë luftës së fundit në Kosovës (1998-1999), kur dihet se lufta kundër popullit shqiptar në Kosovë por edhe të gjitha luftërat tjera në hapësirën e ish-Jugoslllavisë, shteti serb i nisi dhe i zhvilloi me nxitjen dhe bekimin e Kishës Ortodokse Serbe (KOS), gjë që e dëshmojnë fakte të shumta.
Kryepeshkopi Irinej gjithashtu na e përkujtoi ne shqiptarëve lirinë që na e paskan sjellë serbë duke na çliruar nga Turqia më 1912, kur nuk qenka vrarë asnjë shqiptar por qenkemi mbrojtur nga “liriprurësit” serbë!!! Ç’gënjeshtër e tmerrshme e përcjellë nga kryeqyteti shqiptar! Kur dihet se pikërisht në këtë kohë, kur shqiptarët ishin të lodhur nga kryengritjet disavjeçare kundër Turqisë, që nga tetori i 1912-tës, u sulmuan pas shpine nga fqinjtë e tyre serbë, e qëllim të shfarosjes në masë. Janë qindra mijëra shqiptarë që u vranë e u masakruan, që u dogjën për së gjalli e për së vdekuri, në të gjitha trojet shqiptare. Dëshmitë e tmerrshme të kasaphanës që e bënë okupuesit serbë mbi shqiptarët çdo ditë e më shumë po dalin në dritë. Dhe atë nga qarqet diplomatike e mediatike ndërkombëtare të kohës.
Kryepeshkopi Irinej e përsëriti refrenin se Kosova është Serbi dhe zemra e Serbisë duke u bazuar edhe në faktin se e tërë filozofia kishtare serbe krahas filozofisë së Akademisë së Arteve të Serbisë bazohet në maksimën “Përsërite gënjeshtrën shpesh herë sepse ajo një ditë bëhet e vërtetë”. Po të ishte e shenjtë dhe po të konsiderohej e shenjtë për ta Kosova, siç thotë Irinej, nuk do ta kishin djegur e shkatërruar pothuajse tërësisht në luftën e fundit (madje jo vetëm në atë), nuk do ta kishin dëbuar masivisht popullatën e saj, nuk do të kishin vrarë mbi 15 mijë civilë shqiptarë, fëmijë, gra, pleq e burra, njerëz familjarë të paimplikuar kurrë në çështje politike apo në luftë. Kjo nuk ndodhi vetëm në luftën e fundit në Kosovë (1998-1999), ndodhi edhe në vitin 2000, por ndodhi edhe që nga gjysma e dytë e shekullit XIX e këndej. Populli i shenjtë dhe vendi i shenjtë nuk shndërrohet në tokë të djegur, siç e shndërroi Kosovën për të satën herë Serbia.
Sigurisht se para popullit të shenjtë dhe vendit të shenjtë siç është dhe konsiderohet Kosova mijëra vjet pa zbarkuar populli ardhacak serb në Serbinë fqinje, njerëzit duhet të gjunjëzohen, normalisht edhe Serbia duhet të gjunjëzohet në tokën shqiptare dhe para popullit shqiptar sepse ka bërë shumë mëkate të rënda ndaj tij. Ajo duhet të lutet me qindra vjet për të fituar faljen për mëkatët e bëra ndaj shqiptarëve, të cilët kurrë, në asnjë rast të vetëm deri më sot nuk janë hakmarrë ndaj popullit serb për të këqijat që ia ka bërë.
Faktikisht Kisha Ortodokse Serbe ka mbajtur qëndrim ekstremist serbomadh jo vetëm ndaj shqiptarëve, por edhe ndaj popullit dhe klerit katolik në Kroaci, Slloveni etj. Edhe kësaj radhe, Irinej është drejtuar në adresë të gabuar, ngase Shqipëria me mijëra vjet është shembull i bashkëjetesës fetare, populli shqiptar është shembull unikat në botë i bashkëjetetsës dhe i tolerancës fetare. Irinej me deklaratat e tij hegjemoniste dhe antishqiptare tregoi se as kisha serbe as Serbia nuk heqë dorë nga Kosova dhe nga Serbia e Madhe. Këtë e pamë dhe e dëgjuam të gjithë që e përsëriti edhe në Tiranë. Kryepeshkopi i KOS-it, Irinej, u deklarua për të satën herë kundër NATO-s dhe kundër BE-së. Veprimet dhe paraqitjet publike të Irinejt dhe të akademikëve serbë të kësaj natyre, janë tregues të qartë se rrota e historisë në Beograd dhe në Serbi është ndalur moti në të njëjtin vend. Me veprimet e saj, Serbia e ka izoluar vetveten në guaskën serbomadhe. Izolimi i gjatë dhe indoktrinomi i shumëanshëm i “popullit të zgjedhur” shihet se është manifestuar në të gjitha poret e jetës, posaçërisht në nivelin kulturor, fetar dhe intelektual. Serbia gjithmonë e ka falsifikuar historinë, ajo e ka shkruar historinë e mbisundimit, historinë ashtu si i ka konvenuar asaj.
Edhe dje edhe sot, Serbia vazhdon të mos ketë marrëdhënie të mira me Kosovën, me Vojvodinën, Bosnjën, Malin e Zi, Kosovën Lindore, etj., prapë vazhdojnë me urrejtje, shtypje nacionale, mohim të identitetit e të fjalës së lirë, shkelje të të drejtave të njeriut, e deri tek mohimi dhe degradimi i të drejtës elementare për të qenë të lirë. Nëse ky është kushti për të hyrë në Europë, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, shqiptarët sigurisht se do të mbesin pa qenë pjesë e kësaj familje sepse nuk janë të tillë, nuk kanë qenë të tillë dhe nuk do të jenë.
Shqiptarët para qindra vitesh i kanë kaluar këto barriera, por Fuqitë e Mëdha, sidomos ato me orientim prosllav në shumicën e rasteve e përdorën të drejtën e vetos, duke krijuar shtete të reja në dëm të shqiptarëve. Kjo bëri që shqiptarët e Gadishullit Ilirik të tkurren në një shtet të vogël, kufijtë realë të të cilit tregojnë se dikur ishte shumëfish më i madh, një shtet që kufizohet në të gjitha anët me popull të vetin dhe me toka shqiptare! Serbisë edhe këtë herë iu dha rasti për t’i gllabëruar tokat shqiptare. Në rrethanat e reja të krijuara pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, edhe pse në një trysni të madhe të Bashkimit Europian dhe të botës me orientim prosllav që Kosova të lëshon pe karshi Serbisë, kësaj radhe shqiptarët qëndrojnë në një pozicion tjetër, madje shumë të favorshëm. Ata janë deklaruar publikisht se nuk janë të interesuar ta rikonstruktojnë Gadishullin Ilirik, sepse ato janë pjesë e kaluar e historisë edhe pse shqiptarët i kanë ruajtur ato tapi, mirëpo pjesa që ka mbetur nga Gadishulli Ilirik është e jona dhe pas gjithë këtyre luftërave mbrojtëse sigurisht që do ta gëzojmë e trashëgojmë.
Serbia ende jeton në gjirin e nënës Rusi dhe barrës së rëndë të luftërave të shumta të së kaluarës. Është mëkat i madh që serbët ende nuk e kanë të qartë se sa viktima sollën me këto luftëra. Gjenerata të tëra nga viti 1878 e këndej janë zhdukur nga faqja e dheut, janë masakruar e vrarë miliona njerëz nga ajo kohë e gjerë më sot, janë shkatërruar monumente të kulturës, kultit e objekte tjera banimi pa fund, janë dëbuar miliona shqiptarë nga trojet e tyre nga ajo kohë e gjerë më sot, sa që në gjithë botën kemi komunitetin tonë jo të vogël.
Pa koment!!!!
Pas gjithë kësaj katrahure e gjithë këtyre luftërave që bëri Serbia për pushtim dhe krijimin e Serbisë së Madhe, shtrohet pyetja çka ka fituar përveç disa provincave ku sërish dominojnë shqiptarët si në Kosovën Lindore, në Maqedoni, në Mal të Zi, Sanxhak e gjetiu. Tani Serbia i ka përmasat e shtetit diçka të ngjashëm me Serbinë e Obranoviqit. Të gjitha të tjerat janë një fryrje për t’i kënaqur epshet e nacionalizmit serbomadh, i cili e ka gjunjëzuar Serbinë karshi trendeve zhvillimore europiane e botërore. Ajo ndodhet në një konfuzion të madh me popullatë që po i mplaket, me një ekonomi të dobët, me kriza të brendshme të radhës, siç është rasti me Vojvodinën, Sanxhakun dhe Kosovën Lindore. Serbia po e përbuzë Bashkimin Europian kurse ne jemi brezi i artë që e shpërbëmë Jugosllavinë e Titos dhe i hodhëm themelet e Europës së Bashkuar. Ky është realiteti i sotëm.
Krimineli Sllobodan Millosheviq dhe slloba i vogël Ivica Daciq!
——————————————————————
(Ilustrimet i bëri pashtriku.org, sh.b)