Durrës, 22. 07. 2014 – Ç’vend do të zinin z.V.Dule dhe z.P.Bollano në formacionet e një Napolon Zerve, masakrues të popullatës civile myslimane?! Si do të silleshin z.V.Dule dhe z.P.Bollano me popullatën myslimane të Vranishtit e të Lukovës?! Cili është dallimi midis z.V.Dule e z.P.Bollano, nga një anë, dhe islamikëvet të Mosulit që e spastruan Mosulin prej të krishterëvet? Cili është dallimi midis z.V. Dule e z.P. Bollano dhe asaj deputetes izraelite, e cila tha se DUHESHIN VRARË TË GJITHA NËNAT PALESTINEZE?! Përfundimisht, ku po e çojnë njerëzimin të këtilla MOSTRA ANTINJERËZORE KOHËNDOTËSE?!
***
Mbrëmë u dha lajmi që islamikët e Mosulit e dëbuan nga Mosuli edhe të KRISHTERIN e fundit. U tha gjithashtu se ata të krishterë kishin 2000 vjet që jetonin në Mosul.
Pjesa grekofile e himariotëvet tanë nuk po duan të përfshihen në bashkinë e tyre Vranishti dhe Lukova, me arsyetimin se Vranishti e Lukova janë MYSLIMANË. Është nxjerrë si pretekst gjoja “përkatësia etnike”, duke thënë: “Ne jemi grekë dhe kërkojmë të trajtohemi siç trajtohen të gjitha pakicat kombëtare në Evropën e sotme të Bashkuar.” (Sigurisht, e kanë fjalën edhe te mënyra si trajtohen pakicat kombëtare në shtetin grek.) “Kërkojmë të kemi një pushtet lokal më vete, i cili do të mund të plotësojë kërkesat tona sipas ligjevet të Bashkimit Evropian, sepse, siç dihet, edhe Shqipëria aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Në qoftë se qeveria shqiptare do t’i bashkojë Vranishtin e Lukovën me Himarën, kuptohet që ajo kurrë nuk do të mund të bëhet anëtare e atij Bashkimi.”
Dule e Bollano takim në Himarë “Harta e re për qëllime elektorale”!
I gjithë ky “arsyetim” SOFISTËSH, të ringjallur në formën më të shëmtuar në shekullin XXI, nuk qëndron dot në këmbë as për aq kohë sa i duhet njeriut për ta lexuar. Në Himarë, brenda në qytet dhe në fshatrat e tjerë të Bregut të Himarës, ka një shumicë banorësh që e ruajnë me shumë patrotizëm qenësinë shqiptare dhe që nuk pranojnë të quhen grekë. Megjithkëtë, pjesa grekofile pseudogreke, nuk ka kërkuar që edhe të krishterët shqiptarë të asaj hapësire të ndahen prej asaj bashkie. Pse nuk kërkojnë himariotët gjojagrekë që edhe bregasit e krishterë, të cilët nuk e quajnë veten grekë, të ndahen prej asaj njësie administrative?! Fundja, ç’do t’u mbetej grekofilëvet pseudogrekë, nëse edhe pjesa shqiptare e krishterë do të kalonte me Vranishtin dhe me Lukovën?! Le t’i ndajmë me regjistrim pjesën krishtere që e ruan identitetin shqiptar nga pjesa që pretendon se është greke dhe të shohim: A do të mund të krijohej aty ndonjë një njësi administrative vendore vetëm me të vetëquajturit grekë?!
Nuk mund të ketë as edhe 1 analizues me mendje të shëndoshë, që të mos shohë këtu, në mos një luftë, të paktën një përballje të shqiptarëvet mbi baza FETARE. Nëse Vranishti dhe Lukova do të ishin të krishterë, sado që ata të mos e konsideronin veten grekë, grekofilët tanë të Himarës nuk do ta refuzonin përfshirjen e tyre në të njëjtën bashki.
Po thyhet kështu, po çmontohet me metoda sa injorante, aq edhe dinake e të ulëta, një institucion që ne shqiptarët e kemi krijuar me shumë sakrifica: INSTITUCIONI I BASHKËJETESËS DHE I TOLERANCES NDËRFETARE. Themi, me shumë sakrifica, sepse kushdo që e njeh historinë tonë, duhet të jetë në gjendje për t’i përfytyruar ato sakrifica.
Ishin përpjekjet madhore iluministe të rilindësvet tanë, që e krijuan institucionin tonë të bashkëjetesës fetare, institucion pa të cilin nuk mund të kishte KOMB SHQIPTAR. Ishte koha e Ahmet Zogut, që punoi shumë për të mos pasur në kombin tonë përçarje fetare. Ishte koha e Enver Hoxhës, e cila, përçarjen fetare thuajse e paralizoi tërësisht në këtë pjesë të Shqipërisë, duke i shpallur të gjithë religjionet si mentalitete të kapërcyer në kohë.
Nuk do harruar që, në krejt këtë periudhë, por sidomos pas krijimit të Jugosllavisë titiste, edhe ndër shqiptarët që gjendeshin nën pushtimin jugosllav, u punua shumë për të mos pasur përçarje midis shqiptarëvet myslimanë dhe shqiptarëvet të krishterë. Nuk funksionoi ajo frymë kombruajtëse vetëm ndër shqiptarët ortodoksë në viset e Republikës së Maqedonisë dhe ndër katolikët e Tivarit në Republikën e Malit të Zi.
Vetëm në atë pjesë të Shqipërisë që u ndodh nën Greqi përçarja fetare mbeti armë në duart e pjesës shoviniste grekomadhe. Atje, nga njëra anë, u ndërmorën masa USHTARAKO-REPRESIVE për t’i dëbuar nga ajo pjesë e Shqipërisë shqiptarët që nuk ishin të krishterë, nga ana tjetër, u ndërmorën masa DEMAGOGJIKO-REPRESIVE, për t’i shndërruar në grekë të gjithë shqiptarët ortodoksë të asaj pjese të Shqipërisë.
Nuk ka asnjë arsye të ketë paqartësi në analizën e kësaj pjese të historisë të Kombit Shqiptar. Lufta me armë për dëbimin e shqiptarëvet jo të krishterë dhe lufta me demagogji dhe me legjislacion diskriminues ndaj shqiptarëvet të krishterë të asaj pjese të Shqipërisë ka qenë një LUFTË FETARE, KUNDËRRILINDËSE, e përdorur prej shovinistëvet grekë kundër Kombit Shqiptar. Doktrina e Jezu Krishtit aty është shkelur e përdhosur në mënyrën më cinike. Doktrina kombformuese e rilindësvet shqiptarë, për t’i veçuar përkatësinë kombëtare dhe patriotizmin nga bindjet fetare, në atë pjesë të Shqipërisë (Çamëri, Janinë, Konicë, Kostur, Follorinë), nuk ka triumfuar. Përkundrazi, ajo, në kohën për të cilën po flasim, ka DËSHTUAR.
Si shkak i këtij dështimi, i kësaj katastrofe, duhet të merret lënia jashtë kufijvet shtetërorë të krejt asaj pjese të Shqipërisë Jugore, VEPËR kjo MONSTRUOZE ANTIHUMANE E FUQIVET TË MËDHA. Nëse nuk do të ishin lënë nën shtetin grek ata territore të Shqipërisë, atje nuk do të kishin ndodhur as masakrat fizike ndaj shqiptarëvet myslimanë, as masakrat shpirtërore e kulturore ndaj shqiptarëvet ortodoksë.
Ndërkaq, tani, pas vitit 1990, duke shfrytëzuar rrethanat që u krijuan me rastin e restaurimit të kapitalizmit në Republikën e Shqipërisë, e njëjta tragjedi po tentohet të realizohet edhe në Bregdetin Jugor të Republikës së Shqipërisë dhe jo vetëm atje.
Rrethana e parë është ajo e shfrytëzimit të lirivet fetare të rikthyera, jo në shërbim të fesë së krishterë, por në të kundërtën e krejt doktrinës së krishterë. Kështu, Kisha Ortodokse Shqiptare, e quajtur formalisht “autoqefale”, i është vënë punës për të shuar ndjenjën kombëtare të të gjithë të krishterëvet ortodoksë shqiptarë. Komunistët e patën fyer më pak ortodoksinë, duke e ndaluar predikimin e saj, sesa klerikët e sotëm greko-ortodoksë, që po e përdorin atë fe për ta tjetërsuar, për ta shndërruar në greke, një pjesë të Kombi Shqiptar.
Rrethana e dytë është ndërhyrja e shtetit grek në shuarjen e ndjenjavet kombëtare të shqiptarët, jo vetëm pseudofetarisht, por edhe EKONOMIKISHT. Shteti grek, në këtë periudhë, u dha “pensione” në madhësinë rreth 300 euro në muaj, të gjithë atyre shqiptarëve dhe vllehëvet të Republikës së Shqipërisë, me kusht që ata të pagëzohen dhe regjistrohen si grekë ortodoksë. Evropa i jep Greqisë miliona euro për ta mbajtur atë në gjirin e vet, Greqia u jep nga ato para shqiptarëvet, për t’i shndërruar ata në ortodoksë grekë. Taksapaguesit e Evropës shtërngojnë rripin për të bërë të mundur që Greqia të mos dalë nga eurozona, taksapaguesit grekë shtëngojnë rripin, për t’i shndërruar në ortodoksë grekë edhe himariotët, edhe banorë të tjerë, sa më shumë të jetë e mundur, të Shqipërisë Jugore, si dhe të pjesëvet të tjera të Shqipërisë.
Rrethana e tretë është fakti që e quajtura klasë politike shqiptare, duke u rropatur të grumbullojë ndonjë lek, për t’i harxhuar me kurvat nëpër motele, nuk po ka kohë për t’u marrë sa duhet me parandalimin e tragjedivet të kombit të vet.
Ndër përgatitësit dhe udhëheqësit të përçarjevet fetare në pjesët e kësaj Shqipërie, që, deri në vitin 1990, kish mbetur e papërçarë fetarisht, janë persona të tillë, si z.P. Bollano dhe z.V. Dule.
Ky i fundit është edhe NËNKRYETAR I PARLAMENTIT SHQIPTAR në Tiranë. E përdor shpesh shprehjen “vendi ynë”, por nuk del qartë: Me shprehjen “vendi ynë”, a nënkupton vendin e grekëvet apo vendin e shqiptarëvet? Partisë që drejton ai, ia kanë vënë emrin Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, por nuk merret vesh, a lufton ajo parti psh për të drejtat e personavet me aftësi të kufizuar apo për të dejtat e romëvet? (S’kemi vënë re që në radhët e asaj partie të ketë edhe romë.) Apo lufton ajo parti që shqiptarët të kenë “TË DREJTË”, që shqiptarët të fitojnë “TË DREJTAT” për t’u shndërruar në grekë?!
Duke mos dashur të shtrihemi më tej në karaktere të ngjashëm me këta dhe, në fund të fundit, në karakterin e vetë SYNIMIT të krejt kësaj maskarade moralisht të ndotur, po përqëndrohemi pak pikërisht te karakteri i z.V.Dule dhe i z.P.Bollano, si 2 nga përfaqësuesit më tipikë të kësaj dukurie. Kur z.V.Dule thotë që Vranishti mysliman dhe Lukova myslimane nuk duhet të jenë në të njëjtën njësi administrativo-territoriale me Himarën e krishterë, si e ndien veten në një parlament ku një pjesë e konsiderueshme e parlamentarëvet janë myslimanë, ose të paktën quhen myslimanë?! Aq më tepër, si e ndien veten ky zotëri, kur edhe kryetarin e ka mysliman, ose së paku quhet mysliman?! Dua të them: Nëse Himarën arrin ta “shpëtojë” prej myslimanëvet të Vranishtit, a do të mundet ky njeri të çlirohet përfundimisht prej këtij kompleksi “torturues” myslimanofob?!
Nëse z.P.Bollano do të ishte një futbollist në përfaqësuesen aktuale të Zvicrës, cili do të ish qëndrimi i tij ndaj futbollistëvet myslimanë të asaj përfaqësueseje?! A do të kërkonte ai që në atë ekip të mos bënin pjesë myslimanët?! Ata lojtarë myslimanë po luajnë në emër të një flamuri me kryq. Lojtarë myslimanë, në rastin tonë shqiptarë, ka edhe në ekipin belg, edhe në ekipin gjerman. Z.P. Bollano me siguri i quan të padenjë për të qenë evropianë shtetet si Gjermania, Belgjika e Zvicra.
Dhe, që të mos humbim më kohë për t’i portretizuar persona të këtillë, fatkeqësisht, të kohës sonë, pyetjet tona më përmbledhëse do të ishin:
Ç’vend do të zinin z.V.Dule dhe z.P.Bollano në formacionet e një Napolon Zerve, masakrues të popullatës civile myslimane?! Si do të silleshin z.V.Dule dhe z.P.Bollano me popullatën myslimane të Vranishtit e të Lukovës?!
Cili është dallimi midis z.V.Dule e z.P.Bollano, nga një anë, dhe islamikëvet të Mosulit që e spastruan Mosulin prej të krishterëvet?
Cili është dallimi midis z.V. Dule e z.P. Bollano dhe asaj deputetes izraelite, e cila tha se DUHESHIN VRARË TË GJITHA NËNAT PALESTINEZE?!
Përfundimisht, ku po e çojnë njerëzimin të këtilla MOSTRA ANTINJERËZORE KOHËNDOTËSE?!
Në kënvështrimin më të ngushtë shqiptaro-grek, ku po i çojnë MONSTRA TË KËTILLA marrëdhëniet shqiptaro-greke?!
…………………………………………………-
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)