XHEVAT BISLIMI: SI ËSHTË E MUNDUR?! KRYETARJA E REPUBLIKËS, ATIFETE JAHJAGA, NUK PATI GOJË E ZEMËR ME E PËRMEND UCK’në PARA ALEATËVE TANË, AMERIKANËVE!!!

Viti, 25. 09. 2014: Kryetari amerikan, Bill Klintoni, dhe Sekretarja e Shtetit, Medlin Ollbrajti, ishin dy personalitete të rëndësishme që priten me dashamirësi, Kryetaren tonë, Atifete Jah-Jagën… Klintoni, atëhere Kryetar i Amerikës dhe Medlin Ollbrajt, flisnin me dashuri dhe respekt të veçantë për USHTRINË ҪLIRIMTARE TË KOSOVËS, të cilën e konsideronin, edhe botërisht, si forcën që krijoi rrethanat dhe mundësitë kombëtare dhe ndërkombetare për ҪLIRIMIN e Kosovës shqiptare nga Serbia pushtuese-fashiste e kohës… Ndërsa, Atifetja jonë, e cila, bashkë me popullin e Kosovës, po e gëzon këtë pak liri, madje, Ajo, për dallim nga populli, po i shfrytëzon edhe privilegjet e shumta që solli kjo liri e fituar nga Lufta e UҪK-së dhe e mbarë kombit shqiptar, nuk pati gojë dhe nuk pati zemër ta përmend UҪK-në dhe luftën e kombit shqiptar para miqëve dhe aleatëve më të mirë (miku i mirë në ditë të veshtira…) të UҪK-së dhe të kombit shqiptar…!! Madje, për ta treguar HIPOKRIZINË e saj të ulët, para atyre që UҪK-në e konsideronin motor të Luftës Antipushtuese Ҫlirimtare në Kosovë, e cila me Luften e saj tërhoqi jo vetëm mbarë kombin shqiptar, por edhe Amerikën dhe aleatet e saj perëndimor, iu drejtua Klintonit, Ollbrajtit dhe kombit amerikan me fjalet:
– “Ju e çliruat Kosovën…”!!
– Kryetare se jo mahi, shqiptare për faqe të zezë…!
– Po kaq di ore, po më thoshte një mik imi…!
– Mirë qe s’diti me e përmend UҪK-në, po si diti të mos e përmend…!! Kjo është çështja, miku im, i thash…
Nga kjo deklaratë më thanë që edhe Klintoni edhe Ollbrajti u irituan… Askush nuk ka mohuar ndihmën e jashtëzakonshme amerikane në një kohë të jashtëzakonshme për popullin shqiptar të Kosovës, ashtu sikur asnjë njeri normal (lere më një “personalitet” si Atifetja…) nuk mund të mos e pranojë se pa luftën e UҪK-së dhe të mbarë kombit (sidomos shtetit shqiptar…) nuk do të kishte ndërhyrje të NATO-s kurrë, pra as të Amerikes… Ҫdo shqiptar me të drejtë mund të pyes: Mor po kënd përfaqëson kjo Kryetarja e zarfës…?!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura