ARDIAN NDRECAJ: ORA E TOKËS

Tiranë / Prishtinë, 12 mars 2018: Për shkak të humbjes së shpejtë të biodiversitetit nevojiten veprime të shpejta për shpëtim të planetit.

Ora e tokës mbahet me 24 mars duke fikur dritat në ora 20:30, dhe WWF thërret të gjithë kryetaret e komunave që ti bashkëngjiten këtij aksioni dhe të ndalin dritat në objektet kryesore të qyteteve te tyre.
***
Iniciativa e WWF-it për Orën e Tokës përsëri do të bashkojë miliona njerëz nga gjithë bota, të cilët më pjesëmarrjen e tyre në këtë iniciative do të tregojnë përkushtimin e tyre për planetin tonë. Pasi shtëpia jonë e përbashkët po ballafaqohet me sfida të dyfishta, me ndryshimet klimatike dhe me dëmtimin e biodiversitetit, lëvizja me e madhe botërore për mjedisin është drejtuar në mobilizimin e individëve, kompanive dhe qeverive që të jenë pjesë e dialogut për gjetjen e zgjidhjeve për ndërtimin e një të ardhme të qëndrueshme.
Pasi ka filluar si një ngjarje simbolike me fikjen e dritave në Sidnej në vitin 2007, Ora e Tokës sot organizohet në më shumë se 180 vende të botës. Duke marrë parasysh se biodiversiteti global është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe, Ora e Tokës këtë vit do të fokusohet në veprimet për ruajtjen e biodiverisitetit dhe natyrës.
“Biodiversiteti është themel i jetës tonë në këtë planet. Sot kur po e shtyjmë planetin dhe burimet e natyrës deri në skaj, Ora e Tokës është rasti që ne të përdorim fuqinë tonë, si individ dhe si kolektiv që të mbrojmë këto inde të jetës për ato të gjitha që na i jep. Për të mirën e gjithë jetës në Tokë dhe të ardhmes tonë,” tha Marco Lambertini, drejtor i përgjithshëm i WWF International.

Në dhjetë vitet e fundit, WWF-i për mes Orës për Tokën ka ndihmuar që temën e ndryshimeve klimatike ta nxjerrë nga sallat e konferencave në shtëpitë e njerëzve. Tash është rasti që e njëjta të bëhet edhe me biodiversitetin, nga i cili të gjithë jemi të varur. Përmes sloganit “Connect2Earth” (lidhu me Tokën) Ora e Tokës sivjet do të theksoj problemet kryesore të mbrojtjes së mjedisit. Në Kolumbi do të kërkohet që të ndërpritet prerja e drunjve deri në vitin 2020. Polinezia Franceze do të filloj me mbrojtjen e pesë milionë katror sipërfaqe të detit.
Në regjionin tonë WWF do të theksoj përmes Orës për Tokën ndërlidhjen e biodiversitetit me ndryshimet klimatike. Sloganit “Connect2Earth” WWF do të ja shtoj edhe “Connect2Rivers” dhe të gjithë iniciativën do ta drejtoj në mbrojtjen e ekosistemeve të ujërave të ëmbla dhe lumenjve.
„Në Shqipëri iniciativën do ta drejtojmë në ruajtjen e lumit Valbona, ku janë duke u ndërtuar tri hidrocentrale, Dhe së shpejti do të nisim peticionin për shpëtimin e saj,” tha Ardian Nrecaj zyrtar për komunikim nga WWF. „Në Slloveni jemi në përfundim të peticionit për shpëtimin e lumit Mura e cila rrezikohet nga ndërtimi i tetë hidrocentraleve. Në Bosnje dhe Hercegovinë jemi të fokusuar në moçale dhe nevojën urgjente për revitalizim të tyre”.

Gjallesat e ujërave të ëmbla janë duke vdekur më shpejt se të gjitha gjallesat tjera në botë – 81% e tyre kanë vdekur në 50 vitet e fundit – shumica nga ndërtimi i digave që ndalojnë qarkullimin e lumenjve. Kjo humbje është 100 herë më e madhe se humbja e gjallesave që jetojnë në tokë. Ekosistemet e ujërave të ëmbla janë të rrezikuara nga hidrocentralet që janë ndërtuar pa masa për mbrojtjen e mjedisit, si dhe nga 2,700 hidrocentrale tjera të planifikuara për tu ndërtuar në regjion, hidro-energjia është njëra ndër kërcënimet kryesore ndaj biodiversitetit. Humbja e ekosistemeve të ujërave të ëmbla zvogëlon mundësitë tona për adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.
“WWF fton të gjitha qytetet që tu bashkëngjiten Orës së Tokës dhe që të fikin dritat në objektet e tyre,” tha Nrecaj.
Në faqen e internetit connect2earth.org e cila është publikuar sot, ftohen të gjithë që të shkruajnë për rëndësinë që ka natyra dhe biodiversiteti për ta. Kjo faqe është krijuar në partneritet me sekretariatin e Konventës së Kombeve të Bashkuara për biodiversitet, kjo platforme shërben për vetëdijesimin mbi vlerat e biodiversitetit, dhe krijimin e dialogut global në temat sikur ndryshimet klimatike, oqeanet dhe bizneset e qëndrueshme. Ky projekt përkrahet nga ministria federale Gjermane për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e natyrës, ndërtimit dhe sigurisë nukleare, me financim nga Iniciativa Ndërkombëtare për ndryshimet klimatike.
“Viteve të kaluara përmes Orës pëe Tokën kemi ftuar njerëzit që të mendojnë për ndikimin e tyre në planet dhe veprimet që mund ti marrin që të zvogëlojnë atë ndikim. Këtë vit ftojmë njerëzit që gjatë Orës për Tokën të mendojnë se sa ka rëndësi natyra për ta, dhe cili është roli kryesor i biodiversitetit, dhe si ta ruajmë që të jetojmë në harmoni me natyrën,” theksoj Ardian Nrecaj.
Vizitoni www.earthhour.org që të kuptoni se çfarë do ndodh në lokacione të ndryshme në botë. Ky është momenti i jonë që të sigurojmë të ardhme të shëndetshme, të qëndrueshme për të gjithë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura