ELIFE PODVORICA JASHARI: MANIFESTIM ME RASTIN E KANDIDATURËS PËR ҪMIM NOBEL PËR PAQE E LETËRSI PËR ADEM DEMAҪIN DHE REXHEP QOSJEN

 Prishtine, 24. 01. 2016: (znj.Xhemajlie rri dhe qëndro krenare para këtyre njerëzve, para gjithë atyre gjeneratave fëmijësh që i ke edukuar si mësuese e zellshme që ishe, sepse ke qenë një shembull i një Gruaje plotë virtyte, i një Nëne plotë kujdes e dashuri. Kryelartë rri edhe sot midis Shqiptarit dhe Abetares, ashtu, siç ishe 28 vite me radhë, e përkushtuar, deri ne vetmohim)!
..Me nxitim dhe me emocione të vrullëta,ashtu si pasditja e sotme me diellin që po perëndonte, ngjitesha shkallëve të Pallatit të Rinisë, në sallën ku do të mbahej kjo ngjarje tepër e rëndësishme shqiptare! Ishte tepër emocionuese, sepse në të do të kandidoheshin dy Figurat e shquara shqiptare: Njëri i njohur si Mandela i Ballkanit dhe që po kandidohej për misionin e tij për Paqen, dhe tjetri me emrin e të cilit jemi munduar qysh në bangat shkollore të rritemi e të edukohemi në frymën e mirëfilltë kombëtare, duke u takuar me vdekjen dhe sytë e saj magjik! Ata sy që “gjenin vdekjen kudo në Ballkan: në Jugosllavinë e Titos…” siç u shpreh qysh në fillim të manifestimit,Kryetari i Këshillit Botëror të shkrimtarëve z.Daniel Lauwers.Ndërsa për veprimtarinë e z.Adem Demaçit tha: do të ishte gjithëçka e tepërt të thuhet me fjalë për kontributin dhe sakrificën e tij për popullin shqiptar dhe gjithë popujt tjerë ,sepse gjithëçka që bëhet pas 28 vjetësh burgu, është vepër monumentale”!

Por, sot z A.Demaçi nuk ishte me ne në sallë, ashtu siç kemi pasur kënaqësinë që ta kemi në shumë e shumë manifestime me rëndësi kombëtare, ku me oratorinë e tij të shkëlqyer , ka renditur ato fjalimet e tija plotë përmbajtje të ndërlidhura me një elokuencë për admirim! Atij asnjëherë nuk i nevojitej ta kishte një letër para vetës së tij,dhe një asistent që tia barte ate.Letër e tij ishte koka e tij me shiqimin e tij depërtues, i cili me kthjelltësinë e tij sikur e ndriçonte çdoherë kuptimin përmbajtësor të asaj që fliste e thoshte ashtu hapur e shkoqur,pavarësishtë se sa i rreptë e kritik ishte ai fjalim, sa i urtë e këshillues për ne shqiptartë, në periudhat tona plotë peripeti, pjesë e të cilëave ka qenë Ai, pa u kurësyer asnjehërë dhe në asnjë moment!As atëherë kur në ditët më të rënda po lëngonte Kosova nga një luftë tërësisht të padrejtë me okupatorin!E, Baca Adem shkonte e vinte midis qendrës së kryeqytetit tonë pa i bërë syri”Vërr” !Por, ja që sot, në një Manifestim ku ishin tubuar shumë njerëz për ta nderuar veprën e tij, ai nuk ishte në mesin tonë për shkak tw shëndetit të dobët.Në vend të tij,pranë profesorëve të nderuar të Parisit e Londrës, ishte ulur bashkëshortja e tij Xhemajlia, e të cilën e njohim me atë buzëqeshjen e saj të matur e ndrojtu para autoritetit të burrit të saj! Këtë buzëqeshje të saj, e kemi takuar çdoherë! Edhe atëherë gjersa bashkëshorti i saj mbronte parimet e tija nëpër burgjet e ish Jugosllavisë dhe Znj.Xhemajlie iu dashke që të rropatej me përditshmërinë e jetës së idhët plotë vuajtje e peripeti!Aspak nuk ishte e lehtë në regjimin Jugosllavë ta kishe burrin të dënuar politik dhe të kujdeseshe vetë për fëmijët e vegjël! Në asnjë moment ate personalisht, nuk e kam dëgjuar të ankohet ose të rrëfejë dromca të jetës së saj të asaj periudhe, sepse ajo nuk donte që asgjë të bëhej më interesante dhe më e rëndësishme se sakrifica e burrit të saj për mbrojtjen e parimeve të tija për kauzën kombëtare.Por, janë miket e pakëta ato që rrëfejnë ndonjë insert nga jeta e saj plotë vuajtje.Pushteti të gjithë ata që mundoheshin t,i ndihmonin , i trembëte duke u bërë trysni edhe atyre vet.Andaj, njerëzit dhe familjartë nuk guxonin të ishin pranë saj, edhe në ato çastet kur ajo duhej të përpëlitej fortë për t,u mbajtur gjallë frymën dy fëmijëve të saj: djalit Shqiptarit dhe vajzës Abetares!Ja që sot, ajo prap me përulësi para veprës së bashkëshortit të saj, kishte ardhur që ta nderonte kandidimin e burrit të saj!Teksa e shihja ashtu të ndrojtur dhe tepër të kujdeshme në sjelljen e saj ndaj atyre që shkonin e ia uronin , thashë me vete: znj.Xhemajlie rri dhe qëndro krenare para këtyre njerëzve, para gjithë atyre gjeneratave fëmijësh që i ke edukuar si mësuese e zellshme që ishe, sepse ke qenë një shembull i një Gruaje plotë virtyte, i një Nëne plotë kujdes e dashuri, i një Zonje që gjithëçka në jetën tënde ishte më pak e rëndësishme karshi qëndrimit heroik të bashkëshortit tuaj !
……………………………………..
“Vdekja më vjen prej syve të tillë”, duke qenë një model i ri i shkrimit letrar shqip, është mirëpritur edhe nga komuniteti artistik frëng. “Ky libër na ra nga qielli si një meteor. Një objekt letrar jo i zakonshëm”, shkruan gazeta “Le Monde”, kurse në “Le Journal de Seine et Loire” thuhet se Rexhep Qosja është një shkrimtar i jashtëzakonshëm, kurse romani i tij – një kryevepër.Kishin thënë intelektualët e shkrimtartë françezë dikur me rastin e botimit të romanit atje, po thoshin edhe sot përfaqësueit e tyre këtu në Sallën e Kuqe!
Kështu kishin thënë edhe intelektualët e shkrimtarët, artistët e poetët e intervistuar në Dokumentarin e znj.Rudina Xhunga, para disa muajësh!
Por…
…Sot nuk ishte në sallë as Rudina XHunga, të cilën kam qenë e sigurtë se e kanë ftuar organizatorët e këtij manifestimi! Para ca muajsh , kemi pasur rastin të shohim një emision dokumentar ,pikërisht nga znj.Xhunga!Dhe nëse nuk e kemi pasur fortë të afërt e të qartë Figurën e z.Qosja, në dokumentarin e saj të begatuar me fjalime e analiza nga figurat më të shquara shqiptare andej kufirit, na është bërë i mundur zbërthimi i veprës dhe rëndësisë së tij si letrar e intelektual shqiptar!
Por, ja që në sallë nuk ishte asnjëri nga këta analitik të veprës së tij, të cilët me një përkushtim dhe admirim të madhë intelektual, kishin folur për të bëmat e R.Qosjes!
Përkrah Profesorëve botëror siç kishim nderin sot ti kishim në mesin tonë, nuk ishte asnjë intelektual i shquar shqiptar, asnjë artist i shquar shqiptar, asnjë Deputet, asnjë politikan,asnjë shkrimtar tjetër i njohur shqiptar!
PSE?????
Asnjë Institucion!Kush ishte “filani”që qkepte mirënjohje alamet Profesorit nga Parisi,me gjithë mirëkuptimin për vullnetin e tij!!!
Të lihej përshtypja që këta zotërinjtë organizativ, nuk kanë qenë në asnjë Tubim Solemn këtyre viteve të pasluftës!Sepse, po të kishin qenë , mesiguri se i gjithë ky eveniment i rëndësishëm,do të dukej më ndryshe!Në vend të individëve me iniciativë dashamirëse, do të ishin homologët e z.Qosja nga Tirana e Shkupi ,dhe trevave tjera shqiptare,sepse çmimi Nobel na nderon të gjithë shqiptarëve kudo e ngado që jemi në mënyrë kolektive,e jo individuale e grupore!

Ajo që jam fortë e sigurtë dhe kam kompetenca të flas,ashtu siç kisha “kompetenca” të isha prezente(pa ftesa) gati në çdo fjalim e prezentim të të dy Figurave , është ana artistike e mbrëmjes!Jam e bindur zotërinjë organizator, se pavarësisht vlerave të mëdha të yjeve tona të Estradës, ka artist e intelektual që vlerat e mirëfillta artistike tradicionale tonat, i kanë promovuar nëpër Teatrot dhe shtëpitë operistike më të njohura europiane e botërore,aty ku qëndisen vlerat e mirëfillta artistike!Dhe për ti bër nder kandidaturës për çmimin e madhë Nobel, mesiguri se me kënaqësinë më të madhe do të kishin ardhur të gjithë ata artist ,të cilët në mënyrë dinjitoze e prezantojnë popullin e tyre kudo nëpër botë!Pse jo edhe çmimin Nobel?!!Apo faji i mos-ftesës është rezoni i atyre “filanëve”që sillej sot në skenën e Manifestimit ,e që nuk i ka kapë ende këto vlera?!!
Nejse,…..Pavarësishtë kësaj, kandidimi për çmimin Nobel po bëhej prap për dy burra shqiptar. Siç e dijmë të gjithë,fituesja e parë shqiptare e çmimit Nobel, ishte Nëna Terese e cila 36 vjet më parë, në 17 tetorin e vitit 1979 u nderua me Çmimin Nobel për Paqen. Arësyeja për këtë çmim të madh të dorëzuar ndaj saj prej jurisë ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Suedisë,ishte,sepse ajo si pjesëtare e një populli të lashtë, me kulturë, identitet dhe histori origjinale, të veçantë dhe të pandërprerë,ajo u bë nënë e njeriut të pambrojtur, nënë e njeriut të pashpresë, dhe nënë e të gjitha qenieve fatmjera që kanë nevojë për përkrahje.Asaj iu përulëm me respekt të gjithë:Mbretër, mbretëresha, liderë politikë e shpirtërorë, që nga Papa Gjon Pali i Dytë e deri tek Nelson Mandela, që nga Mbretëresha e Mbretërisë së Bashkuar deri tek presidentët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të mbarë botës demokratike.
Me rastin e një vizite të 14 Profesorëve të shquar botëror në Kalkuta,e kishin pyetur Nënë Tereze: A mund të na thuash diçka që nuk mund të harrohet?-Ajo iu kishte kthyer atyre “Buzëqeshni njëri –tjetrit!Jepini hapësirë njëri-tjetrit në familje dhe buzëqeshuni”!
Andaj ,të gjithë ata që ishin në sallë prezent sot, dhe të gjithë ata që nuk ishin prezent-buzëqeshuni dhe Urojini sukses dy Figurave tona në kandidimin e tyre për çmimin e madhë Nobel!Sepse,e dijmë të gjithë,se pavarësishtë suksesit që do të tregohet,praseprap, fëmijët tanë do të jenë krenar për gjyshërit nobelist!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura