’10 MIJË VJET HISTORI >>>PELLAZGË >>SHQIPTARË’

Pashtriku.org, 24. 10. 2014 – Shoqata “Qendra e Studimeve Pellazgjike” me seli në Tiranë, më 14 & 15 nëntor 2014, për nder të albanologëve të shquar: Prof.Zef Krispi dhe Prof.Spiro Konda, në MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR në TIRANË – organizon Simpoziumin e Tretë Ndërkombëtar “10 MIJË VJET HISTORI >>>PELLAZGË >>SHQIPTARË”. Në këtë simpozium pritet të marrin pjesë shumë studiues të historisë, arkeologjisë, albanologjisë etj. (Për informata tjera lidhur me rrjedhën e Simpoziumit – kontaktoni Prof.Dr.LUFTULLA PEZA, në adresat elektronike: [email protected] & [email protected].)
***
Simpoziumi i I’rë Ndërkombëtar mbi Qytetërimin Pellazg u organizua nga 21 – 22 tetor 2011 në Tiranë – nga Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me universitetin “Vitrina”. Në këtë simpozium u mbajtën 17 kumtesa nga studiues të antikitetit pellazgo-iliro-shqiptar, të cilët hodhën dritë mbi prejardhjen e shqiptarëve, vjetërsinë e gjuhës shqipe, mitologjinë, historinë, arkeologjinë, perënditë dhe heronjtë e racës tonë të vjetër. Ndërkaq, Qendra e Studimeve Pellazgjike në bashkëpunim me universitetin “Vitrina”, nga 9 – 10 nëntor 2012 në Tiranë, ka organizuar edhe Simpoziumin e II’të Ndërkombëtar “PELLAZGËT, GJUHA DHE PASARDHËSIT E TYRE”. Simpoziumi u mbajt në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar,dhe morën pjesë studiues të shumtë nga Shqipëria, Kosova, diaspora dhe nga vende të ndryshme të Europës. (Editori i pashtriku.org, Sheradin Berisha)

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura