Prishtinë, 02. 12. 2014 – Njëherë ikën nga dhuna dhe represioni i ish-regjimit serb, e tash ikjet po vazhdojnë me intensitet gati të njëjtë. Statistikat flasin se vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit më shumë se 50 mijë kosovarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian. E kjo valë ikjesh s’ka të ndalur… Për çdo natë, nga tre-katër autobusë ose dhe më shumë, po mbushen plot me burra, gra e fëmijët të vegjël, fatosa që po e lënë shkollën, për të përfunduar diku nën urat e Francës apo edhe në llogoret e Hungarisë. Është një fat i keq i shqiptarëve të shpërndahen gjithandej botës si zogjtë e kukuvajkave, gjithnjë duke kërkuar një jetë më të mirë. Vargjet e asaj këngës “ku shkojnë kosovarët/ Pse n’Kosovë nuk rrinë” po na përcjellin deri në varr.
***
Një shok i shkollës së mesme po me shkruan në “Facebook” me kërkesën që t’i ndihmoj ta pleqërojmë një punë. Jo që di t’i jap leksionin e duhur, por t’ia lehtësoj sadopak idenë.
– E kam nda mendjen me ikë në Francë, ilegal… Çka po me sugjeron?
Krejt Ferizaj ikën, e po mendoj me ikë edhe unë, se s’po qëndrohet… Puna e rëndë, paga e vogël…
Duke e njohur për vite të tëra, se ka qenë ndoshta personi i vetëm që ka urryer daljen azil, edhe në kohën e luftës, tani diçka në substancë ka ndryshuar.
………………………………………………….
NJË FOTO FLET MË SHUMË SE 1000 FJALË!
Kur edhe ky qytetar, i cili ka një pagë relative, po mendon të emigrojë jashtë vendit, çka po mendojnë rreth 40 për qind të qytetarëve që nuk punojnë hiç dhe s’kanë shpresë se do të punësohen një ditë.
Është dhimbje e pashërueshme, vala e migrimit nuk po merr fund te shqiptarët.
Njëherë ikën nga dhuna dhe represioni i ish-regjimit serb, e tash ikjet po vazhdojnë me intensitet gati të njëjtë. Statistikat flasin se vetëm gjatë pesë vjetëve të fundit më shumë se 50 mijë kosovarë kërkuan azil në vendet e Bashkimit Evropian. E kjo valë ikjesh s’ka të ndalur…
Për çdo natë, nga tre-katër autobusë ose dhe më shumë, po mbushen plot me burra, gra e fëmijët të vegjël, fatosa që po e lënë shkollën, për të përfunduar diku nën urat e Francës apo edhe në llogoret e Hungarisë. Është një fat i keq i shqiptarëve të shpërndahen gjithandej botës si zogjtë e kukuvajkave, gjithnjë duke kërkuar një jetë më të mirë. Vargjet e asaj këngës “ku shkojnë kosovarët/ Pse n’Kosovë nuk rrinë” po na përcjellin deri në varr.
E keqja është se kurrë s’u bë një shtet që iu krijon mirëqenie qytetarëve të vet. Kurrë s’po arrin shteti t’ia përmbushë ëndrrën plakut 70-vjeç, i cili po e shtjerr jetën në pritje për një ditë më të mirë, ose atij 40-vjeçarit që edhe ditën e sheh ëndërr Gjermaninë e Zvicrën, ose tinejxherit që gjithnjë mendon ta gjejë një nuse “me letra” e të ikë nga këtu.
Derisa Kosova po zbrazet për çdo ditë, përgjegjësia bie mbi lidershipin, që e ka lidhur me zinxhirë vendin e po ngrehin zvarrë.
Dikush mund të pyet se çfarë faji ka Qeveria që ai shqiptari i Mireshit po dëshiron të jetojë në Paris?
Është e natyrshme se përgjegjësia për këtë “lamë” bie mbi pushtetin sepse edhe ashtu mbi premtimet për jetë më të mirë i kanë marrë votat. Janë pushtetarët e paskrupullt që gjatë fushatave elektorale premtuan qindra-mijëra vende të reja pune, ndërsa në pushtet më shumë po harxhojnë energji për t’u pasuruar vetë dhe për militantët e partisë, sesa për qytetarët të cilët po treten lumenjve të rajonit. Po e heq vetëm një kornizë nga “mozaiku” demagog i politikës.
Është dashur gjashtë muaj të kalojnë për formimin e një qeverie.
Gjashtë muaj kot, që janë reflektuar në të gjitha poret e jetës së qytetarëve. Për mungesë institucionesh ka pasur edhe mungesë të investimeve, e kur s’ka investime s’ka as vende të reja pune, e kur s’ka punë ka varfëri…
Prandaj, si rezultat i kësaj gjendjeje është karvani i autobusëve të mbushur plotë me kosovarë për të ikur jashtë… Por, a ka logjikë edhe kjo rrugë?.
Përgjigjja është jo! Edhe pse Kosova është kthyer në një shtrat “Prekrusti”, prapë ikja jashtë atdheut nuk do të ishte alternativë, as për atë kolegun e moçëm, e as për qytetarët tjerë të Ferizajt e të gjithë vendit. Më mirë në shtëpi, se nën urat apo garazhet e Lionit e Grenobles.
Ne jemi popull që kënaqemi me pak, por edhe këtë pak shpresë, të mos na i vjedhin ata që e “kanë zanatë”.
Edhe nëse lidershipi nuk mund të reflektojë më shumë, të paktën të mos rrejnë me nga 200 mijë vende pune…
Populli sado që duket naiv, megjithatë ngjyrat i dallon…
…………………………………………………….
Tetor 2013: Derisa shqiptarët përballen me tmerrin në Francë,
Hashim Thaçi kërkonë vota në Prishtinë!
————————————————-
(Ilustrimet i përzgjodhi editori i pashtriku.org, Sh.Berisha)