EJUP AJDINI: ELENA GJIKA – SHPRESA E NJË KOHE TË ERRËT

Tetovë, 10. 12. 2014 – Më së shpeshti kemi pasur mundësitë që të lexojmë për shpërnguljen e shqiptareve në Kalabri e Sicili, me të cilët edhe krenohemi për atë komunitet arbëresh, që me delikatesë të madhe ruajti gjuhën, traditat dhe gjithmonë tentoi qe t’i kultivoj ato, por, nga ana tjetër, shpërnguljet e shqiptareve kanë qenë, pothuaj të ngjashme edhe në trojet e Rumanisë së sotme, të cilët bënë përpjekje për të ruajtur traditat dhe për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë dhe çështjes kombëtare. Sipas disa të dhënave shkencore konsiderohet “se data e themelimit të komunitetit shqiptar në Rumani është viti 1595” (1), ku ishin të vendosur rreth 15.000 shqiptarë dhe që prej atëherë, në vazhdimësi numri i tyre është rritur dhe gjatë shekujve kanë dhënë figura të çmuara e me relevantë evropiane. Nga këto figura të veçanta me prejardhje shqiptare ishte edhe Elena Gjika – Dora d’Istria (1828-1888), e cila, përveçse mbretëreshë e Rumanisë, ajo ishte shkrimtare dhe publiciste e dalluar e me përmasa evropiane, kuptohet, për kohën kur jetoi dhe veproi ajo. Për fatin tonë te mirë, kjo mbretëreshë kishte ruajtur në shpirtin dhe gjakun e saj traditën dhe atdhedashurinë të trashëguar brez pas brezi. Veç tjerash, ajo ishte e angazhuar aktivisht edhe në lëvizjen kulturore përparimtare evropiane.
Ndërtimi i saj politik e kulturor ishte i qartë. Ishte kundër sundimit despotik monarkist dhe kundër shtypjeve kombëtare që bëheshin ndaj popujve më të vegjël e më të lodhur nga stuhitë e errëta historike. Ajo thellësisht e ndjente edhe shtypjen dhe sundimin që bëhej ndaj popullit shqiptar, popull nga i cili vinte edhe vet ajo. Kjo ndjenjë kombëtare do ishte e patjetërsueshme, pasi rridhte nga një familje bujare, me tradita kombëtare, tani me e njohur nga historia e jonë.
Elena Gjika radhitej nga dhjetë femrat me të ngritura intelektuale të asaj kohe. Ngritja e saj intelektuale kultivohehej bashkërisht edhe me ndjenjën kombëtare, qe e bënte Elenën sa madhështore, po aq edhe komplekse. Ajo publikisht dhe shpirtërisht e përkrahu lëvizjen tonë të Rilindjes Kombëtare. Vazhdimisht mbajti lidhje të ngushta vëllazërore me shumë veprimtarë shqiptarë të kohës së saj, me të vetmin qëllim që të krijohet dhe të forcohej një mendje e ndritur kombëtare, se vetëm në atë mënyrë i dilej zot atdheut dhe çështjes sonë kombëtare, i cili mezi po dilte nga një periudhe e erret dhe me mjaft turbulenca nga më të ndryshmet historike. Dora d’Istria sikur u bë dora e djathtë e rilindësve tanë. Personalitetet që më se shpeshti mbante lidhje ishin: De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko, etj, me të cilët më së shumti rrahu mendimet për organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, pasi ishin të bindur se pa një organizim të brendshëm kombëtar, vështirë se dilej nga sundimi shumëvjeçar i osmanlinjve.

Nga ana tjetër, për t’i arritur këto qëllime, ajo vazhdimisht dhe me çdo kusht tentonte që të bind opinionin evropian qe, shqiptaret kane tradita të lashta kulturore, historike dhe se janë një popull që gjate gjithë historisë jetuan me krenari dhe të pamposhtur. Këtë krenari e kanë si rezultat nga vlerat e pasura kulturore, morale-historike e gjuhësore. Për këtë, ajo edhe bëri shkrime nga më të ndryshmet, prej të cilave, në veçanti vlen të përmendet “ Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore (La nationalite albanaisi d’apres les chants populaires), 1866, pastaj Shkrimtarët shqiptar te Italisë jugore (Les ecrivains albanais de i’talia meridionale) 1867, shqiptaret në Rumani (Gli albanesi in Rumenia), 1873 etj.
Veprimtaria patriotike Elenën e beri shumë të dashur në shumë qarqe intelektuale dhe patriotike te kohës, vlera këto , të cilat edhe sot e kësaj dite ruajnë freskinë e shpirtit kombëtar. E gjithë kjo dëshmon se Dora d’Istria ishte një shprese e re e një kohe te erret, kohe e cila, me punën e palodhshme te saj dhe të rilindësve tanë në tërësi do ta shndërrojnë atë kohë në periudhën më të lavdishme të historisë, kulturës dhe artit tonë kombëtar. Jo rastësisht edhe shume krijues tanë shkruan vargjet dhe shprehjet më të bukura për te, e që vazhdojnë të shkruajnë edhe sot e kësaj dite.
Gjatë historisë sonë shpeshherë ka ndodhur që botes t’i japim personalitete të shquara në nivele me përmasa evropiane e me gjerë, por edhe shpesh ka ndodhur që për xhelozi kombëtare nga popujt tjerë, veçmas ata të Ballkanit, të tentojnë qe t’i përvetësojnë për vete. Për këtë vlen të përmendet rasti me Sami frashrin, qe edhe sot mbahet peng nga Turqia. Pastaj për aktorin e madh Aleksander Moisiun u hëngrën mes veti gjermanet , austriaket italianet e evrejtë, por në fund e vërteta ishte tek shqiptaret. Sot kemi rastin me Nënën Tereze, për te cilën, maqedonasit shume lehte e pranojnë që ajo të jetë vllahe e rome, apo bullgare, vetëm me shumë vështirësi e pranojnë se është shqiptare. I tille do ndodh rasti edhe me Dora d’Istrian, pasi grekë u përpoqën që ta përvetësojnë për vete, pasi ajo kishte bërë vlerësime shkencore për të gjithë popujt e Ballkanit, pa edhe për grekët. Por e vërteta është e vërtetë, pasi rrjedha e saj ishte nga fisi i Gjikajve, e që vet ajo fuqishëm dëshmoj për origjinën e saj, pasi ato kishin lënë gjurmë të thella edhe para Elenës, dhe pas saj në tërë Rumaninë e më gjerë. Për origjinën e saj më se miri dëshmon letra qe i dërgon Elena Gjika Jeronim de Radës, ku i flet për vizitën që ajo ia kishte bërë varrit të shqiptarit të madh, Marko Boçarit, i rënë për lirinë e Greqisë dhe thotë: “Duke vu në Miselengji lule mbi varrin e Boçarit, iu luta që ta shoh një ditë të valoj flamuri mbi varrin e Kastriotit të madh, qe ai e ka mbrojtur me lavdi në njëqind beteja.”(2)
Edhe me dëshmues është fakti kur ajo, më 1881 u përgjigj 300 vajzave nga Shkodra, të cilat i kishin dërguar dhuratë një stilolaps me vlerë për respektin që kishin ndaj saj, kurse ajo ndër të tjera përgjigjej duke falënderuar ato për pendën shtrenjtë dhe për të cilën uronte që ajo pende “… të përdorej gjer në fund të jetës sime për mbrojtjen e nderit dhe të drejtave të shqiptarisë, atdheut tim të dashur”(3). Pas këtij shkrimi duket qartë se faktet tjera me qindra s’ia vlen të përmenden, pasi do dukeshin imitime të një banaliteti ballkanik që vazhdimisht tentojnë te vjedhin kulturat dhe historitë e njeri tjetrit, siç ndodh me një numër te caktuar të figurave tona madhështore gjatë historisë, e që tani më janë të njohura për opinionin tone… Atdheun dhe shqiptaret, të bukuren dhe te madhërishmen për te drejtën tonë kombëtare i mbante në boten e saj shpirtërore e intelektuale kudo që shkonte. Ajo u bë edhe frymëzim për shkrimtarin amerikan Long Felloin, i cili shkroi poemën e bukur “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”, pasi ajo, gjatë një vizite në Amerikë, i pat rrëfyer shkrimtarit amerikan për bëmat dhe historinë e lavdishme të Skënderbeut, Vizion dhe aktivitet që ndodhi ne vitin 1880.
Shkrimet e shumta të Elena Gjikës si: Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore, Shqiptarët arbëresh të Italisë, Skica shqiptare, Shqiptarë mysliman, Shqiptarët në Rumani, etj. janë dëshmi e mirë se Elena Gjika me rilindësit e tjerë ecte drejt një etape të re të historisë sonë dhe asaj evropiane, e që dëshmonte për shpresa të reja dhe po lenin pas mugëtirën e shekujve të kaluar nën një sundim shumë të egër e dallkauk shekullor. Jo vetëm kaq, përveç korrespodencave me rilindësit tanë, ajo mbante kontakte të rregullta edhe me intelektual dhe me njerëz plot ndikim në Evropë e që ishin edhe miq të shqiptarëve si: Klisander, Bop, Hahn, Shtir, Beulev, Temazen,etj., me të cilët çdoherë fliste për fatin e keq të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në tërësi, për të cilët me padurim priste lirinë e shumëkërkuar, të cilën edhe vetë e ëndërronte për ta përjetuar edhe vetë ajo.
Se mbretëresha rumune me prejardhje shqiptare, Elena Gjika – Dora d’Istria , ishte tejet e angazhuar në zgjidhjen e çështjes shqiptare. Për këtë shkruante edhe poetesha vjeneze Jozefina Kuar, e cila, për këto qëllime të mikes së saj thoshte: “…ajo iu kushtua tërësisht çështjes se tyre”(4). Duket qartë se ajo ishte e lidhur ngushtë me traditën, doket dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, pasi në shumë raste duket se ndjente kënaqësi e krenari me traditat, kulturën folklorin dhe historinë e shqiptarëve ne tërësi. Këtë nuk e shprehte vetëm nëpër shkrimet e saja, por kudo qe shkonte dhe takohej me personalitete të ndryshme neper Evropë e më gjerë. Gjithmonë thoshte se Shqipëria është vendi i heronjve. Popullin e saj e paraqiste të fuqishëm, të qëndrueshëm e të panënshtruar. Ata janë te gjallë, të gëzueshëm, punëtor e zemërgjerë, etj.
Elena duke shfrytëzuar edhe postin e saj të lartë prej mbretëreshe të një shteti të fuqishëm për kohen, në plan të parë të veprimtarisë së saj kulturore e politike e kishte bashkimin kombëtar, pa dallime fetare e krahinore. Për të arritur deri tek qëllimi i saj, nisi nga prezantimi i këngëve popullore të shqiptarëve para opinionit evropian për t’ua bërë me dije luftërat e lavdishme të këtij kombi nëpër shekuj, që nënkuptohej arsyetimi së ky popull domëzdoshmërisht e meriton lirinë, edhe atë me krenari të veçantë nga të tjerët, pasi, në shekujt e fundit, Figura e Skënderbeut dhe ajo e Huniadit ishin të pa zëvendësueshmet…Këto këngë morën edhe karakterin studimor, posi në to ngërthehej edhe vullneti i lartë për liri e pavarësi i popullit tonë.
E quajtëm Shpresë e një kohe të errët, jo vetëm se ajo ishte me origjinë shqiptare, jo se u angazhua për kauzën tonë kombëtare, por edhe për atë se, Elena e Madhërishme ishte një enciklopedi e gjallë . Ajo, përveç shqipes e rumanishtes, njihte edhe pesë gjuhë të tjera evropiane, përmes të cilave e kishte me lehtë për të mbajtur korospondenca të shumta me shumë personalitete me ndikime të fuqishme në Evropën e asaj kohe. Personaliteti i lartë dhe autoriteti i pamohueshëm i Elenës nxiti shumë autor të Evropës që të shkruajnë për bukurinë mendore dhe fizike të saj. Veprat e shkruara për atë arrinin volumin deri me 1400 faqe. Ato ishin nga më të ndryshmet. Këtë famë ia rriti shpirti i saj tejet human dhe politika e saj konstruktive ndaj popujve të ndryshëm të Ballkanit e më gjerë. Për këtë edhe e quajtën mbretëresha e kulturës evropiane. Ajo, përveç emancipimit të femrës shqiptare e asaj rumune, ajo shkroi edhe për ato hungareze, serbe, bullgare, greke, turke etj., gjithmonë duke u mbështetur në metodën krahasimtare në mes këngëve të popujve ballkanik. Ajo bënte deshifrimin nacional të këngëve popullore pa mbajtur anën e njërit apo të popullit tjetër. Kjo e bëri më të çmuarën e shekullit, duke u çmuar nga ana e intelektualëve, krijuesve e politikaneve të shumtë të kohës kur jetoi dhe veproi ajo e deri ne ditët e sotme.
Kjo kulturë dhe personalitet si Elena nuk erdhi rastësisht në kulturën rumune dhe atë shqiptare dhe ballkanike në tërësi. Familja e Gikajve kishte dhënë edhe me herët shkrimtar, publicist e njerëz me frone shtetërore. Vet babai saj Mihail Gjika kishte qenë guvernator dhe ministër i punëve të brendshme të Rumanisë. Pastaj edhe shumë Nikaj të tjerë kanë qenë udhëheqës e me poste të larta shtetërore. Gjenealogjia e Gjikajve në Rumani daton nga sh. XVI, gjithmonë të përfaqësuar me personalitete të shumta nga fusha të ndryshme në tërë Maldovën e Vllahinë. Në disa shkrimet e saja, bënë fjalë edhe për prejardhjen e moçme të fisit të saj në Rumani, e cila përmendën shumë emra me ndikim gjatë shekujve. Vlen të përmendet Pantezi Gjika, prozator, dramaturg e publicist i njohur gjate sh. XIX. Se Elena Gjika ishte një shpresë një kohe të errët dëshmojnë edhe reagimet e saja të shpeshta, veçmas kur flet për luftërat e lavdishme të Skënderbeut. Ajo kritikoi ashpër edhe okupimet e trojeve shqiptare nga Serbia e Car Dushanit. Sipas saj “…Sërbi Dushan i ka rrëmbyer Shqipërisë më shume krahina se padishahu i Stambollit”(5). Ajo nuk len pa përmendur dhe pa u interesuar për të gjithë shqiptarët kudo që ato ndodheshin, si Çamërinë shqiptare, Tivarin shqiptar, Mirditën si tempull i Shqipërisë katolike, etj. Ajo ngre lartë edhe personalitetet e shquara evropiane që dhanë kontribute të çmuara rreth kulturës, gjuhës dhe historisë shqiptare, siç ishin, bie fjala, veçmas ata gjerman, që Shqipërinë e shqiptaret i llogaritnin si brenga dhe krenaria e Ballkanit.

(Kontakti me autorin: [email protected])

_____________________________
Literatura:
[1] Baki Imeri- A. Kamberi, Shqiptaret e Rumanisë , 1995, f.7)
[2] Forumi shqiptar, 10. 04. 2004, Tiranë
[3] Po aty
[4] 4 ( po atu )
[5] Po aty, 09. 03. 2005 (44)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura