SADRI RAMABAJA: BEN BLUSHI DHE SINDROMI I PËRRALLTARËVE NË POLITIKË

Prishtinë, 28. 01. 2015: Në Sheshin “Skenderbeu”, në atë “NënëTereza” e tutje… dje, është shkruar një faqe e re e historisë së Kombit tonë. Albin Kurti, dje, si një prej dishepujve real të Ukshin Hotit, i ndodhur në ballë të popullit, dëshmoi se do të ecë tutje, me gjakimin për ta realizuar kauzën për të cilën ra Ukshin Hoti.
Ben Blushi, njëri nga shkrimtarët që unë e çmoj shumë, sot ka publikuar një shkrim lidhur me protestën e djeshme në Prishtinë me një titull sinjifikativ.
Në cilësinë e lexuesit të apasionuar të letërsisë, sot pasi kisha lexuar një raport të Der Spiegel-it për protestën, me nxitim e pa prioritet, e lexova këtë shkrim të Blushit.
Duke njohur mirë historinë politike të Shqiprisë dhe shqiptarëve, rolin e shkrimtarëve në Rilindjen tonë Kombëtare dhe përgjithësisht rolin e intelektualve në krijimin e Shtetit, bëja përpjekje të stisura të arsyetoj, duke marrë në konsideratë rrethanat e kohës, frymën e romantizmit etj., mungesën e theksuar të profileve tjera të njerëzve të dijes në këtë kauzë të Rilindjes sonë, gjithë vonesën tonë për realizimin e idealeve të asaj epoke – krijimin e Shtetit -Komb, që popujt tjerë të Evropës,përfshirë edhe fqinjtë tanë, tashmë e kishin përmbyllur.
Një Sami Frashër dhe një Vaso Pashë më dukeshin tepër pak, për të qenë në gjendje për t’ i dhënë gjithë kësaj ngrehine “këllçet”e duhura.
Megjithatënë vitet që pasuan Rilindjen tonë, në skenë erdhën edhe njerëz tjerë të dijes në krye të Lëvizjes sonë për çlirim. Erdhi Ismail Qemaili, një konstitucionalist dhe diplomat i klasit; erdhi Hasan Prishtina – një vizionar i jashtëzakonshëm, politikan i soit promethean; Luigj Gurakuqi – një trim- tribun i vërtetë ipopullit…
Kjo elitë, duke u shkrirë tok në popull, me kryengritjen e madhe, solli në jetë Shqipërinë (1912), nukleusin e Kombit tonë.

– Albini dhe Beni –

Duke kapërcyer dekadat, tek analizojmë me vëmendje rolin e individit në procesin e çlirimit të Kosovës, rolin e intelektualit që shkrihet në popull, atij profili që harton programe për çlirim dhe merr përsipër organizimin e grupeve ilegale, që harton rezoluta e traktate politike dhe del në krye të formacioneve politike që ekanë të qartë se cila është detyra e kohës… në mendje më vijnënë po ashtu dy personalitete të veçanta: Metush Krasniqi dhe Ukshin Hoti.
Dy profile personalitetesh të historisë moderne të Kosovës që plotësojnë njëri-tjetrin dhe përbëjnë tërësinë e kosovari ttipik, dishepull i mirëfilltë i të cilëve është Adem Jashari.
Porkrahas këtyre shestimeve, tek sa rilexoj shkrimin e Ben Blushit, sesi më sillet në mendje një bisedë relativisht e gjatë, e zhvilluar përmes telefonit me Profesor Ukshin Hotin, aty nga fillimi i prillit të vitit 1992.
Po bëhesha gati të udhëtoja për Tiranë. Sapo kisha filluar të bashkëpunojë me redaksinë e “Demokracisë Autentike”, që nxirrej atëbotë në Lubjanë, kryeredaktor i së cilës ishte vetë Profesor Ukshin Hoti.
Bëre mirë që m’ u paraqite, më tha, me t’ i treguar se të nesërmen nisem për Tiranë.
Të lutem, të shkosh te Profesor Sofokli Lazri dhe ta bësh një intervistë sa më të gjatë të mundshme, ishte porosia e tij në formë pothuajse të prerë.
Duke e njohur paksa ambientin politik e kulturor të Tiranës, po bëja përpjekje të sforcuar t’ i them se qarqet kulturore të Tiranës, opozita para së gjithash, ka mendim jo të mirë për Profesor Lazrin, për rolin e tij në këtë kapërcyell politik që po kalon Tirana… ai ma ndërpreu fjalën me këtë shpjegim telegrafik.
Nuk duhet të keshë iluzione për dijet politike të qarqeve kulturore tëTiranës. Edhe ata, përralltar janë, si puna e këtyre përrallagjive në Prishtinë.
Nuk kisha mëdyshje se konkluzioni që kishte nxjerrë Profesor Hoti për rolin negativ të qarqeve kulturore të Prishitnës, përgjatë periudhës së etablimit të të ashtuquajturës Alternativë politike të Kosovës dhe mënjanimin e platformave çlirimtare të ilegales, ishte i qëndrueshëm dhe koha do t’ i jipte të drejtë. Madje më vonë, në një ese të tij, ai do ta cilësojë këtë platformë të LDK-së, si një nusprodukt të kompleksit esadist, qëkishte kjo elitë politike, që vinte kryesisht nga qarqet e kulturës, respektivisht Qarku i Prishtinës, si ka dëshirë të vetëquahet, e që në vitet e luftës do të dështojë tërësisht, ndërkaq sot, do të riciklojë në pushtet element real të atij nusprodukti, që përfaqëson më së miri Isa Mustafa.
Vetëm titanët e soit fisnik e spartan, si Adem Jashari e Fehmi Lladroci meshumë shokë, do të jenë në gjendje ta përmbysin atë makth magbethian, ku ishte fundosur shqiptari i Kosovës i viteve1989-1999.
Kombinimi fatal i elementëve puçistë, tejet makutë e të inkriminuar, që vijnë nga ajo pjesa më injorante, e paditur dhe e pështirë e ilegales, bashkë me elementë të shumëfishuar të nusproduktit esadist, që nxori në skenë pas zgjedhjeve të qershorit 2014, kombinatorika e shërbimeve sekrete, të cilët tok i tmerron projekti i Rilindjes sonë, qoftë edhe i korrektuar në formatin e një Federate mes dy Republikave Shqiptare egzistuese, e ka devalvuar dhe karikuar idealin për Shtet, në ideal për Pushtet, duke e shndërruar në pothuajse inegzistente Republikën e Kosovës.
Vetëm ky kombinim ishte në gjendje ta shndërroj Prishtinën dje në një arenë ku politika i kërkon ndihmë për mbijetesë pikërisht dhunës, asaj dhue që kësaj radhe zotron të ashtuquajturin legjitimitet demokratik!
Tani që mendoj për ty, Ben, besoj se e di çfarë ndjen, tek gjykon si artist dhe jo si politikan, respektivisht jo si njeri i mendimit politik.
Athua do të ketë shestuar Metush Krasniqi kështu si të thotë imagjinata jote prej shkrimtari, kur torturohej për vdekje nga kolaboratori Zymer Zymeri dhe kolegët e tij, atëbotë kur kryeshef i Ekzekutivit në Prishitnë ishte Isa Mustafa?
Ti, bën përpjekje të futesh në ndërdijen e Albinit dhe gjykon se ai, në këto çaste“ beson se nuk jeton në kohën dhe në vendin e duhur”! Tutje tek gjykon me mendjen e një artisti se “ Kosova me apatinë e vetë e ka lodhur.” Kështu të ketë shestuar ai burrë Kosove, e kam fjalën për Metush Krasniqin, tek e dërgonin nga burgu në spitalin e Prishtinës, që mos të vdesë në burg po në një shtrat spitali!?
Po, vallë, çfarë ka mundur të shestojë Ukshin Hoti gjatë atyre viteve të burgut, ku e degdisi, siç shprehet ai vetë, Beogradi bashkë me një pjesë të kreut të të ashtuquajturës Alternativë kosovare të viteve‘90-ta?!
Athua edhe ai paska pas shestuar si Albini i imagjinatës tënde sot, se, meqë kjo Kosovë, duke mos e ndjekur idealin e tij , na e paska bërë “të besojë duke mos e dominuar dot si politikan, se do të mund ta fitoj si martir.”?!
Në këso konkluzionesh mund të vijënë vetëm një shkrimtarë me fantazi të theksuar, që krejt rastësisht apo jo, është edhe deputet, siç je Ti Ben Blushi. Por jo, asesi jo, në konkluzione të kësaj natyre nuk bie një politikan i arsyeshëm, e aq më tepër një njohës i rrjedhave politike të mbarsura me plotë furtunë edhe këtu, pranë nesh.
Në Sheshin “Skenderbeu”, në atë “NënëTereza” e tutje… dje, është shkruar një faqe e re e historisë së Kombit tonë. Albin Kurti, dje nuk është ngutur aq sa të ngatërrohet, si gjykon Ti Ben, e të rrëzohet. Përkundrazi, i ndodhur mes popullit, pjesës më të ndërgjegjshme të qytetarisë së Kombit, mes aktivistëve të VV e jo dishepujve, siç i cilëson Ti, ai, në fakt, meqë ka fatin e mirë që i ka siguruar UÇK atij dhe gjithë këtij brezi politikanësh e qytetarësh aktiv politik, dhe vepron në Kosovën e çliruar nga Serbia, nuk pëson si Ukshin Hoti, duke u shndërruar vërtet në martir, por do të ecë tutje, me gjakimin për ta realizuar kauzën për të cilën ra Ukshin Hoti.

– Kontakti me autorin: [email protected]
***

BEN BLUSHI: ҪA KE ALBIN?
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=3526

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura