Zvicër, 21. 02. 2015 – (Prezantohet projekti për rindërtimin e Shkollës në Torovicë – Shqipëri) – Biznesmenë; Shoqata; Personalitete; Individ; Veprimtar; Njerëz bujar; Të nderuar zotërinj! Përfitojmë nga rasti të sjellim në vëmendjen Tuaj një nismë unike që quhet Projekti “Rindërtimi i një shkolle në Shqipëri “Schulsanierung Albanien” e cila mund të jetë një kontribut madhor për një të ardhme më të mirë për fëmijët e dashur në Shqipëri dhe frymëzim për përparimin e fisnikërisë helveto – shqiptare.
Projekti “Schulsanierung Albanien” është konceptuar nga prof.dr.Basil Schader – albanolog dhe mësuesja Erica Bauhofer Schader. Bashkëshortët, pedagogët zviceranë janë ndër njerëz tepër të rrallë, që, duke jetuar në një vend të zhvilluar në të gjitha pikëpamjet ekonomiko-shoqërore siç është atdheu i tyre Zvicra, shkojnë të ndihmojnë në një nga vendet më të varfra të Shqipërisë veriore.
Që prej shumë vitesh ata janë lidhur me mësues dhe drejtues të arsimit në Shqipëri, duke dërguar ndihma të konsiderueshme financiare për ndërtimin e disa shkollave si në Kolajak dhe në Torovicë, në Balldren të Lezhës kanë ndihmuar me mjete (kompjuter) shkollore. Për ketë janë shpallur “Qytetar nderi” në Balldren.
Prof. Dr. Basil Schader dhe Erica Bauhofer Schader
Veprimtaria e tyre është një shembull i shkëlqyer që tregon se si humanizmi triumfon mbi çdo vështirësi dhe se si dy persona zemërgjerë dhe të ndjeshëm mund të ndihmojnë të tjerët me aq përkushtim.
Nga Projekti “Schulsanierung Albanien” parashihet të rindërtohet shkolla 9 – vjeçare në Torovicë – Shqipëri. (Vendbanimi Torovicë i përket komunës Balldren dhe ndodhet ndërmjet Lezhës e Shkodrës). Kjo shkollë do të hynë në zinxhirin e shkollave tjera të ndërtuara në ketë mënyrë. Projekti është në fazën fillestare, për ta krijuar buxhetin financiar ndihma është më se e nevojshme, ata presin nga njerëz bujarë zviceranë dhe shqiptarë që së bashku të realizojnë më të mirën për të ardhmen e fëmijëve në Torovicë.
Bashkëpunimi i gjerë dhe pjesëmarrja Juaj do ta bëjë më të suksesshëm projektin.
Puna së pari fillon me klikimin në: http://100-days.net/de/projekt/schulsanierung-albanien
Lidhur me pyetjet që mund të keni kontaktoni në adresën:
Prof. Dr. Basil Schader, Erica Bauhofer Schader
[email protected] & [email protected]
***
Si mësuese, Ju falënderoj që punoni për të realizuar projektin për fëmijët shqiptarë!Nesër kur do të rritën do të ju kujtojnë me dashuri!
Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Zvicër
***
Nga editori i pashtriku.org
ANGAZHIMI PREJ DY DEKADASH I ҪIFTIT SCHADER NË SHQIPËRI
Në një prezentim çifti Schader, shpërfaq angazhimin e tyre në Shqipëri: «Ne, Erica Bauhofer Schader dhe Basil Schader angazhohemi prej afër 20 vitesh për projekte në Shqipërinë e Veriut, veçanërisht për projekte shkollore në komunën Balldrenit. Me ndihmën e pakursyer të sponsorëve, kemi ndërtuar dy shkolla dhe kemi përkrahur ngritjen e infrastrukturës së tri shkollave tjera. Falë raporteve shumëvjeçare me autoritetet, kontakteve personale si dhe njohjes së gjuhës së vendit dhe të rrethanave vendore (marrëveshjet etj.) kemi mundësi që të punojmë në një klimë mirëbesimi dhe lojaliteti. Përmes bashkëpunimit me arkitektin dhe inxhinierin Bashkim Curaj i cili ka ndërtuar disa shkolla për shoqatën zvicerane «St.Georgen hilft Albanien» dhe i cili gëzon besimin tonë të plotë, ne jemi të sigurt nga çdo aspekt sa i përket planifikimit, realizimit dhe llogarisë së projekteve tona».
***
Prof. Dr. Basil Schader ka dhënë kontribut edhe në avancimin e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, si dhe në hartimin e programeve shkollore…