Ronchin (Francë), 28. 02. 2015 – Nuk ështe fare me rëndësi a është një « lapsus » i Blerand Stavilevcit, a i ka »pshtue» goja po apo i ka »pshurrë» truri. Kjo do të jetë një aferë e radhës me të cilën ne shqiptarët do të merremi për disa ditë derisa të lancohet afera tjetër. Fillimisht do të mbushen portalet dhe rrjetet sociale, pastaj, ndoshta edhe do të organizohen protesta me kërkesën e dorëheqjes së ministrit, ai do të mundohet të «qëndrojë» sa mundet, sikur afera me Jabllanoviçin dhe manifestimet e dhunshme që pasuan.
Sepse ne shqiptarët, në momentin kur preket nana, shahet nana, ose në çfarëdo forme aludohet rreth saj, toka na çon peshë, dhe jemi në gjendje të bëjmë ç’mos për me e mbrojtë “nderin” e nanës.
E shumë më vështirë reagojmë kur dhunohet, plaçkitet, rjepet për së gjalli nana tjetër, Kosova.
Shumica e kanë dëgjuar këngën e Zagrebit kur dy shqiptarët e vrasin kondukterin kur ai ua shan nanën!
Nuk po ndalem sonte në analizën se a është ky një vyrtyt apo një e metë e jona, por po vë theksin në faktin se ky reaksion TIP, shqiptar, është studjuar tepër mirë nga pushtuesit tanë dhe është përdorur ku kanë dashur dhe kur kanë dashur për të realizuar diçka tjetër që vjen pas saj.
Asnjë organizëm kompetent apo grupim intelektualësh nuk merren me sjelljen tonë kolektive, psikologjinë e “kopesë” dhe gjithë pasojat zingjirore që njihen.
Mjafton vetëm të shiqojmë kronologjinë e aferave nga nëntori deri më sot me të cilat jemi marrë ne si shqiptarë, derisa në anën tjeter ka vazhduar dhe vazhdon në mënyrë të heshtur dhe tinzare zbrazja e Kosovës dhe forcimi i pozitave serbe në Kosovë.
Dhe a e qan kokën dikush të pyes nëse kjo është një rastësi apo një plan i elaboruar mirë ?! Dhe cila do të jetë loja e radhës kur në tablon e shahut do të mungojnë shumë ushtarë dhe «mbretin» e kemi të lodhur, të plakur, anemik, apatik…
Po ua sjelli vetëm një insert nga një shkrim që e kam publikuar në dhjetor 2014, «Darka Sekrete3», ku kam vu theksin në aferat e vazhdueshme që do të hutojnë popullin e lodhur derisa të arrihet qëllimi final.
Insert nga “Darka Sekrete 3”
«Mjafton çdo dy tri ditë të lancosh një aferë qoftë ajo e rëndë, si psh, vrasja e një deputeti, ndonjë aferë të rëndë korruptive apo religjioze me të cilën do të merren disa ditë dha pas tyre ua lëshon për shembull një aferë për bythet e Kardashianit apo cicat e Kallashit dhe ata do t’i harrojnë të parat për t’u marrë me bythet apo cicat e tyre.
Pra çdo ditë duhet të përgatiten dhe të lancohen afera të reja në mënyrë që ata as mos të merren më të kaluarën as me të ardhmen, por mos ta shohin as të tashmen reale, me njëfarë forme ata duhet t’i mbajmë në gjendje hutie, derisa të përfundojnë proceset që i kemi filluar.
Qëllimi ynë final është që shqiptarët duhet t’i gërdisim nga ajo që ata po e quajnë «shtet» i tyre, duhet të gërditen nga udhëheqësit e tyre, nga mjekët e tyre, nga shkollat e tyre, nga gjykatat e tyre,…Ata duhet të vijnë në atë shkallë sa duhet të mendojnë por edhe ta thojnë se më mirë e kishim kur ishim ndër Serbi. Pra duhet të të krijohet ndjenja e zhgënjimit total dhe psikoza e pasigurisë, kurse në anën tjetër duhet t’organizohen të gjithë mekanizmat për të lehtësuar ikjen e tyre nga Kosova. Duhet t’i ndihmojmë edhe në krijimin e historive që ata do t’i rrëfejnë në zyrat e azilit të vendeve perëndimore kundër shtetit të tyre. Kjo na e përmirëson dukshëm imazhin tonë të dëmtuar gjatë luftës dhe do të na lehtësojë dhe justifikojë kthimin tonë.
Njëri nga dy shqiptarët e “besueshëm” që kishte marrë pjesë edhe në dy darkat e para sekrete u nxi në fytyrë nga ajo që dëgjoi sonte. «Po shkoj në toalet, i tha shokut të vet».
Pas pak minutash u dëgjue një krismë.
Të gjithë mbetën të hutuar se çfarë ndodhi!
-Asgjë nuk ka ndodhur tha Miladini, Xhezairi e ka vrarë vehten në toalet.…
Dhe kjo do të jetë afera e radhës për këto dy ditë…tha Miladini.
Ilaz HYSAJ Lille 18/12/2014»