Pashtriku.org, 02. 03. 2015 – Miladini mbeti gojëhapur pas gjithë asaj që dëgjoi nga akademiku Saljiniç. – Po si është e mundur zotëri që pas gjithë atyre memorandumeve aq mirë të elaboruara, që ju evokuat, ata janë prapë këtu, në zemrën e tokës së shenjtë më të shumtë se kurrë dhe nuk po arrijmë ti heqim qafe?! – Nuk ka plan të përsosur Zotëri Miladin, edhe në përrallat më të bukura, fëmijët gjejnë një defekt dhe pyesin PSE?
– Është edhe një gjë tjetër, nëse më lejohet të flas para zotit Stoljenicin i cili evokoi përvojën e Stalinit me popullin e Gjeorgjisë. Unë si psikiatër jam marrë disa vite me studimin e mentalitetit të shqiptarëve dhe psikologjinë e tyre kolektive.
– Janë një specie e veçantë shqiptarët. Krejtësisht jashtë sitemeve që njohim që nga antika e deri tash. Në tri memorandumet e përmendura u aplikuan letër për letër të gjitha metodat dhe rruga që duhej të ndiqej. Gjithmonë dilte diçka që plani mos të shkojë deri në fund. Janë plotësisht të njejtat metoda që u përdorën për zhdukjen e indianëve të amerikës bile në disa finesa ishim edhe më të avansuar.
– Siç duket në sistemin e tyre të vjetër gjenetik është një gjenom arkaik që ne nuk arrimë as ta kuptojmë as ta deshifrojmë dhe ky i shpëton ata. I bënë shqiptarët të paparashikueshëm dhe në një fazë të programit, aty ku nuk e presim, na dalin nga sistemi i zhdukjes dhe arrijnë të mbijetojnë.
Dobrica Ҫosiq dhe kopertina e Memorandumit të Akademisë serbe (vjeshtë 1986)
– Ose del dikush tjetër në një moment dhe i shpëton ata Doktor, si në vitin 1912, edhepse ne jemi renditur gjithmonë me aleancat fituese, ndërhyri Miladini.
– Kjo që thuani zotëri Miladin qëndron deri diku, por unë si sociolog i kulturës që jam marrë 25 vjet me studimin e riteve, zakoneve, baladave shqiptare, që nga Homeri e deri te Rizah Bllaca, mendoj se shqiptarët i ka shpëtuar diçka tjetër, krejt tjetër. Ndoshta do të më quani të çmendur, por është konstatim i imi mirë i bazuar.
Në sallë pllakosi heshtja, të gjithë drejtuan sytë nga sociolgu Janjiç, sikur ai do t’u jipte receten magjike.
– Ajo që ka siguruar mbijetesën dhe vazhdimësinë e këtij populli shumë të lashtë është HARRESA.
– Uau, po ti na e zbulove Amerikën zotëri sociolog i kulturës, qeshi me të madhe popi Astemije. Po si ëshë e mundur kjo?! Unë e dij se një popull që harron, asimilohet lehtë, përzihet me të tjerët dhe zhduket. Kjo teoria jote po më intrigon shumë zotëri Janjiç. Jam kurioz të ju dëgjojë.
– Para se t’elaborojë këtë fenomen desha t’ju spjegojë se ka një dallim thelbësor në mes harresës kolektive dhe asaj individuale, asaj parciale dhe harresës së thellë që quhet AMNEZIA.
Shqiptarët janë popull amnezik, dhe harrojnë me qëllim! A e keni parë sa shpejtë i kanë fshirë të gjitha stigmat e luftës i kanë harruar të gjitha tmerret që ua kemi bërë, dhe shumë pak flasin per to. Rallë flasin për të vdekurit dhe shumë rrallë i vizitojnë varrezat. Ata dëshirojnë të jetojnë.
Ata duke i bërë » resset » trurit të tyre arrijnë të jetojnë apo më mirë me thënë të mbijetojnë.
Këtë e spjegon shumë bukur Nietzsche, përkundër teorisë së Ciceronit që favorizon rëndësinë e kujtesës historike.
– Ky «defekt» i shqiptarëve, zotëri Janjiç, që ju po e elaboroni, është studiuar mirë dhe përdorur në tre memorandumet e përmendura, ndërhyri akademiku Saljiniq. Dhe nëqoftëse është dashur që të ruhet një dozë kujtese historike këtë e kemi bërë me shumë kujdes, në mënyre selektive dhe atë në koordinim perfekt me regjimin e tyre komunist dhe të pas tij.
“Gjithmonë sipas Nietzsche njeriu për dallim nga kafsha nuk harron, ai në një formë mbetet i lidhur me të kaluarën, por për të vepruar, për të lëvizur, ai ka nevojë që të harrojë. Njohja e të kaluarës, ashtu sikurse kujdesi nga e kaluara janë dy elemente të rëndësishme për vitalitetin e një populli”, – tha akademiku Saljiniç.
– Ne deri diku kemi arritur me sukses t’i menagjojmë ato, në funksion të zhvillimeve politike dhe situatave të krijuara. Nganjëherë është dashur të favorizojmë dhe «riaktivizojmë» kujtesën e tyre historike, nacionaliste, bile deri në shkallë euforie, siç bëmë në vitet shtatëdhjetë, tetëdhjetë, apo t’i reduktojmë gadi në shkallë amnezie siç po bëjmë që nga paslufta.
Sot situata është më e favorshme për neve, se përveç njerëzve tanë në media dhe pushtet që i kemi pasur gjithmonë, kemi edhe fenomenin rrjeteve sociale dhe mediave elektronike me të cilat shqiptarët janë lidhur tej mase. As kur kemi qenë aty zyrtarisht, nuk kemi pasur më shumë njerëz që punojnë për neve.
Mjafton çdo dy tri ditë të lancosh një aferë qoftë ajo e rëndë, si psh, vrasja e një deputeti, ndonjë aferë të rëndë korruptive apo religjioze me të cilën do të merren disa ditë dha pas tyre ua lëshon për shembull një aferë për bythet e Kardashianit apo cicat e Kallashit dha ata do t’i harrojnë të parat për t’u marrë me bythët apo cicat e tyre.
Pra çdo ditë duhet të përgatiten dhe të lancohen afera të reja në mënyrë që ata as mos të merren më te kaluarën as me të ardhmen, por mos ta shohin as të tashmen reale, me njëfarë forme ata duhet t’i mbajmë në gjendje hutie, derisa të përfundojnë proceset që i kemi filluar.
Qëllimi ynë final është që shqiptarët duhet t’i gërdisim nga ajo që ata po e quajnë «shtet» i tyre, duhet të gërditen nga udhëheqësit e tyre, nga mjekët e tyre, nga shkollat e tyre, nga gjykatat e tyre,…Ata duhet të vijnë në atë shkallë sa duhet të mendojnë por edhe ta thojnë se më mirë e kishim kur ishim ndër Serbi. Pra duhet të krijohet ndjenja e zhgënjimit total dhe psikoza e pasigurisë, kurse në anën tjetër duhet t’organizohen të gjithë mekanizmat për të lehtësuar ikjen e tyre nga Kosova. Duhet t’i ndihmojmë edhe në krijimin e historive që ata do t’i rrëfejnë në zyrat e azilit të vendeve përendimore kundër shtetit të tyre. Kjo na e përmirëson dukshëm imazhin tonë të dëmtuar gjatë luftës dhe do të na lehtësojë dhe justifikojë kthimin tonë.
Njëri nga dy shqiptarët e “besueshëm” që kishte marrë pjesë edhe në dy darkat e para sekrete u nxi në fytyrë nga ajo që dëgjoi sonte. «Po shkoj në toalet, i tha shokut të vet»
Pas pak minutash u dëgjue një krismë.
Të gjithë mbetën të hutuar se çfarë ndodhi!
– Asgjë nuk ka ndodhur – tha Miladini, Xhezairi e ka vrarë vehten në toalet… Dhe kjo do të jetë afera e radhës për këto dy ditë…tha Miladini. (Ilaz HYSAJ Lille 18/12/2014)