(Pashtriku.org, 29. 06. 2012) – Të parët tanë kanë përdorur gjithmotin fjalën vënt për të thënë dhenë ku u lintmë, ku kemi prindërit edhe varret e stirprindëve, edhe ku flitet gjuha shqipe. Po me kohë, kur zuri të punohet shqipia, gjithë punëtorët e gjuhës kuptuan nevojën të kemi një fjalë, e cila të jetë shqip, si patria, patrie, vaterland, patris, vatan, etj. Në të tjera gjuhëra. Se fjala vënt është e gjërë shumë e munt të meret vesh me shumë mënyra. U zgjuath, pra, fjala mëmëdhe, domethënë dheu ku u lint mëma.
Një shkronjëtua i Greqisë vjetër, Pllutarku, ay qi na ka lënë një jetë të Burros (Phyrrhus), thotë që dheu ngaha jemi është më dreqt të thohet dheu i nënës se dheu i t’et, pse atje ku kemi nënën, atje na është lidhur më tepër zëmëra. Shqipëtarët qi krejtin fjalën mëmdhe, a deshnë t’i përgjigjen mendimit Pllutarkut? S’dihet. Po ky mëndim s’na duket i dreqt; se, qoftë nga gjuha, qoftë nga mënyrat, qoftë nga gjaku e nga shtypi i fytyrës, njeriu nqaset më tepër t’et e i dhëmp më shumë dheu ku është ku është lindur i ati.
Na duket, pra, se për shqipen, si për gjithë gjuhërat e tjera, fjala atdhe bie më mirë se mëmëdhe.
————————————————-
Përveç kësaj arësyje, është edhe një tjatër me rëndësi të madhe. Një fjalë si kio duhet të jetë një për gjithë shqipëtarët. Fjala mëmëdhe, mjerisht, s’e mbaron këtë nevojë: mëmëdhe gegërisht bie mamdhe; ç’komp ësht ay komp, ç’gjuh ësht ajo gjuhë, ku fjala më e nevojshme për të na lidhur bashkë s’është një? Mëmëdhe nukë vetëm s’vete gegërisht, por dhe toskërisht fjala mëmë pakë thohet. Toskët thonë nënë, nëno, e ëmë, po rrallë mëmë. Kio mënyrë fjale përdoret vetëm prej atyre shqiptarëve, qi janë nga rranxa e vllehve.
Përdorimi i fjalës mëmëdhe do t’i sjellë gjuhës aqë mënyra sa ka mënyra folje shqip: mëmdhe, mamdhe, nënëdhe, nandhe, ëmëdhe, amdhe etj. Fjala atdhe vete në gjithë shqipet. Pastaj, ka edhe një të mirë tjatër: është e shkurtë, e sa të na mundet, të bëjmë fjalë të shkurta, se i përkasin më mirë gjuhës sonë.
Sa për disa të huaj, qi kanë gjak greku e thohen shqiptarë, që të mundin të kllasin në punët e Shqipërisë hundën e tyre (kur kanë një hundë…), të cilët zakonojnë të shkruajnë patridjë, do t’u thomi se s’dinë miaft shqip për të kallur fjalë të ra te gjuha jonë. Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qëruar; në e trazofshim me gërqisht, turqisht, italisht e me të tjera gjuhë evgjitësh, më mirë ta lëmë fare shqipen, më mirë të mësojmë ndonjë gjuhë të huaj se ta flasim tonën si ata të zezët e Afrikës, qi silleshin qëmoti nga Arabistani për shërbëtorët në ca shtëpi të mbëdha të Shqipërisë.
TR. SP – Albania, 1899/7
_____________________________________
* * *
FAIK KONICA: PËRPARIMI I SHQIPES
Kur zumë, tre vjet më parë, luftën të nxehtë, po të qetë për përparimin e gjuhës shqip, një hile mbuloj turinjt’ e armiqve të kombit shqipëtar. E, në turbëllim e në frikë e sipër, që të gënjejnë vetvete, zunë e po qeshjin në mes të tyre; thoshin Abania do të mbetet në mes t’udhës, si gjithë punët kombiare të Shqipërisë; gjuha shqip s’ka kurrë për të vajtur përpara; është plakë tepër e s’ka këmbë për të ecur. As dhëmbë për të ngrënë; le të dalë herë-herë ndonjë abetare a disa vjersha të pakëndueshmëma, mirë; po, që të ketë edhe gjuha shqip gazeta të përkohëshma, shkrimtarë të rrjeshtmë edhe këndonjëtorë është gjë qi s’bëhet. Kështu ngushëllohen armiqtë në krye të punës.
Pastaj, si e panë se Albania vente duke rrojtur, se nga çdo anë u prit me gas të math, se që atë kohë e tëhu zunë të dalin më shumë libra edhe gjuha shqip mori me të vërtet një hov të shëndoshë, armiqtë pushuan së qeshuri e së përsërituri.
Lëshuan mënjanë lodrat edhe ngushëllimet e rrena.
Zunë si e si ta prishin këtë nisje përparimi të gjuhës kombiare. Belgjerë pa brekë, të bërë belgjerë die a njëditëzaj e të vajtur në Stamboll për të hyrë si spiunë; pshatarakë të trashë e të paditur, qi kujtojnë se u bënë njerëz e ut’jolluan, pse mësojtin dy fjalë edhe mveshin një pantallon në vënt të kalcave; shqiptarët e Bukureshtit, shërbëtorë besnikë të Popjedonozefit; të gjithë këta mëndjepalarët i lithnë bashkë e u munduar dy vjet, kot, për të prishur rrënjën e letrëturës shqipe.
Sa njerëz, për kundrë, ka Shqipëria qi mendojnë lart, qi kanë zëmrë të mirë dhe duan përmirësimin e tre mijunë të mjerëve shqiptarë, qi vënë nderin edhe dëshirën e së dreqtës më sipër se të gjithë e poshtëra, sa njerëz të hollë, të mirë e të mësuar ka atdheu jonë, të gjithë erthnë dreqt te ne, na thirrnë o burrani, na dhanë përzëmërim e shpresë, e rralë na mungon këshillat edhe ndihmat e tyre.
Tani, pa fjalë, dëshira e gjuhës shqip hyri në gjithë zemërat e shqipëtarëve të mësuar. Kush e mban mënt se si ndryshimin e math me kohën e tanishme. Andaj na duhet të përpiqemi ca më fort ta shpiem përpara propagandën gjuhë përndarë Albaniën, këtu e 6 muaj do të bëhet një gazetë aqë që ka për të marrë mbi mëndje të shqipëtarëve, do të jet aq e madhe për të mirën e tyre, sa belgjerë pa brekë, pshatarakë pantollanarë, shërbëtorë të Popjedonozefit, të gjithë armiqtë e shqipëtarisë, kanë për të plasur mërie.
Trrank Spiro Beg
Albania, 1899/7
GAZETA ALBANIA
______________________
* * *
FAIK KONICA: TË GËLLTITURAT E FIALËVE TË RA
Folmë shumë herë te Albania për fialët e ra, qi hyjnë në gjuhë shqipe, të cilat rëfyen se nukë munt të qëndrojnë në gjuhë tonë n’atë fytyrë që kanë në burim, po duhet ndrohen, të gëlltietn, të honepsen. Fjalët e ra në një gjuhë janë si buka qi, me të hyrë në trup të njeriut, honepset. Nuk është punë të marim fialë të huaja e t’i lemë ashtu si janë nëmiet të fialëve shqipe, si bëjnë disa shokë të Demir Onbashit, të cilët, nëkaush të zptieve gjer die, duan tani të rinë n’Olymopë e të na rëfejnë si shkruhet shqipja e mirë.
Këto mëndime më vërtiteshin edhe një herë në kryet, kur pashë në fletore të Parisit L’Europeen, një artikull nën titllin Lufta kundrë fjalëve frënge në Gjermanië prej z. Guillaume Apollinaire.
Ky artikull meriton të vihet re. Auktori, si përmënd se sa shumë fjalë frëngjishte përdoren në Gjermanië e më të shumat herë pa nevojë, se ato fialë ndodhen edhe në gjermanishtenë të folur, duke dbuar fialët nga rënjë frënge, si a propos, adieu, au revoir, pardon, etj. Në fialë e huaj a s’kish të shoqen gjermnisht, perandori preu a vuri të presin fialë të ra. Në pakë kohë nuk arrijtin të gjitha këto: perandori fliste kulluar, i shtrëngoj edhe të tierët të flasin kulluar përpara tij. Një ditë, duke pritur një shtatbërës (statuire), goditit qi ky përdori fialën Repreduktionen. Perandorit s’i erdhi mirë: “Pse, i tha, përdor një fjalë frënge, kur ke fialën gjermanishte Widegerabe (e prapëdhënë)?
Q’ahere nisi të lënët e fialëve frëngjishte mënjanë. U bënë shoqëria për këtë qëllim. Vanë njerës në të gjithë hanet e iu lutnë çdo zoti ta heqë fialën Hotel për të vënë Hof a Gasthof në vënt. Fiala Charcuterie (vënt ku shitet mish derri) zuri në më të shumat vise të hiqet e të përdoret fialaSchëeinmetzgerei.
Në vënt të Telephon, thonë kudo tani Fernsprecher (larkfolie a tejzë). PërAccoucheuse thonë Hebamme (mamië).
Delegacioni shqiptar në Kongresin e Triestës 1913. Faik Konica është i katërti (ulur) nga e majta.
_________________________________
Po të vesh në një qëndrim t’udhës së hekurt e të kërkosh ein Billet, nënurdhërit kanë porositë të të përgjigjen se duhet thënë Fahrkarte (tejkartëm, udhëkartë). Monument thohet tani Denkmal (përkujtesë) kudo veç n’Austrië. Një letr’ e schrieben. Fernschreiben (tejshkruanj) në pakë kohë do të marë vëndin e telegraphieren. Socieeta (shoqëritë) u lëshua fare për Gesellschaft. Advocat s’ka më, po Rechtanëalt( dreqtmpronjës).
Përveç këtyre fialëve të çporura, z. Guillaume Apolliniare rëfen si fialët frëngjishte, q’u pa me udhë që duken më tepër gjermanishte. Për tregim,Lieutenant, Corps, Buffet, Concert, Officer, Charlatan, etj. etj. u bënë Leutnant, Korps, Bufett, Konzert, Scharlatan, etj.
Kështu, popujtë qi kanë marëzinë ta përziejnë e ta çorbësojnë gjuhën e tyre si ne, mundin të marin një mësim nga kjo udhë e arësyeshme, që zuri komb i math e më i dishmi i Europës.
Albania, 1903/6
_______________________________________
Botohet libri ” Faik Konica – jeta në Uashington”
____________________________________________
(PERGATITI KRYEREDAKTORI I PASHTRIKU.ORG)