Pashtriku.org, 01. 04. 2015 – Flamuri përmbledh kujtimet e shkuara të një kombi në një gjuhë të pashkruar që mund ta kuptojë syri dhe zemra e çdo njeriu me ndjenja. Cilat janë kujtimet që shfaq, duke valuar, Flamuri ynë? Nuk janë kujtime goditjesh kundra fqinjve, nuk janë kujtime lakmirash, edhe rrëmbimesh: janë kujtime vetëmbrojtjeje me mundime të palodhura dhe me trimërira të gjata e të forta që kanë lënë gjurma në letërsitë e të gjithë popujve të qytetëruar. Nga kjo pikëpamje mund të mburremi se Flamuri ynë, siç është një nga më të vjetrit e botës, është dhe një nga më të drejtët.
***
FLAMURI
Skënderbeu kur jetonte
Shqipëria lulëzonte.
Ishe e fortë, ish e zonjë
Kish në flamur një shqiponjë
Një shqiponjë me dy krerë
Ai lirisht hapej në erë.
Kur armiku na vërvitej
Flamuri i kombit ngrihej
Gjëmonin një mij trumbeta
Suleshin treqind mij veta.
Derdhjin gjakun si të marrë
Që të mbaheshin Shqipëtarë.
Derdhjin gjakun pa peshuar
Për flamunrin e bekuar.
Po trimat shkuan përjetë,
Shqipëria mbet e shkretë
Trimat shkuan edhe vanë
Kordhët po ndryshken mënjanë.
Kordhët ndryshkën e në baltë
Na ra flamuri i naltë!
Na ra flamuri i naltë
Mbeti e u kalb në baltë!
Sot kan dalë ca zuzarë
Që ulërtinë shqipëtarë,
Po këtë emër e lanë
U bashkuan me aganë
E punojnë nat’ e ditë
Që të mebtemi pa dritë,
O zuzar, o tradhëtorë
Ne na bëjtit shërbëtorë,
Na e vuatlitë lirinë
E na shkeltë Shqipërinë.
Rrëmbyet e po rrëmbeni
Gjith se ç’patmë e se ç’kemi!
Po mjaft! Koha ësht afër,
Kur të ndizet luft’e ashpër,
Lufta tri her’e bekuar
Që na ka pët të shpëtuar,
Jo luftë kundrë Turqisë,
Jo kundrë mbretit Shqipërisë,
Po luftë për ca zuzarë
Që u lindnë shqipëtarë
E, armiq të Shqipërisë,
I fryjnë dritës së lirisë,
S’na lënë dhe ne të tjerët,
T’dalim nga gjum’i errët,
Po ç’dëgjojnë ven’ e thonë,
E ç’shohin e tradhëtojnë
Është turp prej kësi krimbash
Të mundohet një komb trimash!
Ngrehuni, o shqipëtarë,
T’i shtypim këta zuzarë!
/Shkruar më 1899/
Fishta – ‘Shqypnia e Lirë’, Reshat Arbana