Zvicër, 02. 07. 2012 – (Nga Vizita e Hashim Thaçit në Zvicër) – /Një vizitë private dhe e turpshme për Kosovën. Hashim Thaçi, Kryeministri që nuk e priti askush. U fsheh edhe nga bashkëatdhetarët e tij./ Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, së bashku me ministren e integrimeve europiane Vlora Çitaku, ministrin e ekonomisë, Besim Beqaj, dhe zëvendësministrin e jashtëm Petrit Selimi qëndruan gjatë fundjavës së kaluar në Zvicër. Kryeministri Thaçi ka marrë në Gjenevë titullin “Doctor Honoris Causa” të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, një shkollë private, (* lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) ndërsa sipas portalit Albinfo ai është takuar edhe me një grup biznismenësh zviceran. Vizita e Thaçit në Zvicër, përjashtuar zhurmën mediale në mjetet publike të informimit në Kosovë, kaloi pa u regjistruar fare. I vetmi medium informativ në Zvicër që u interesua për vizitën e Kryeministrit ishte portali digjital Albinfo. Albinfo botoi një njoftim për ardhjen e Kryeministrit në Zvicër dhe një intervistë me te.
Kryeministri Thaçi ka marrë në Gjenevë titullin “Doctor Honoris Causa”
të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
______________________________________
Qeveria dhe mediat zvicerane bojkotuan Thaçin
Vizita e Delegacionit të lartë të Kosovës në krye të së cilit ishte Kriministri, ishte një vizitë private. Ndryshe s’ka si të spjegohet fakti që Kryeministri dhe delegacioni i tij nuk u pritën nga asnjë zyrtarë i Zvicrës. Vizita e Kryeministrit nuk u regjistrua nga Mediat vendase. Ai thjesht u bojkotua. Ky udhëtim privat nuk i solli asnjë dobi politike shtetit të Kosovës. Përkundrazi vizita e Thaçit në Zvicër solli një mesazh të keq. Mesazhin që i pari i Kosovës është i padëshirueshëm në Zvicër. Dhe kjo në vendin ku jetojnë më shumë se 200 000 shqiptarë, me të cilin Kosova ka shumë nevojë dhe shumë arsye për të mbajtur kontakte të mira dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyera.
Marrëdhënie të ftohta me Zvicrën
Kryeministri i Kosovës, pavarësisht qëndrimit të tij pozitiv karshi Konfederatës Zviceriane, nuk gëzon reputacion të mirë në këtë vendë. Në periudhën pas luftës ai është akzuar nga shtypi Zvicerian, duke rënduar kështu shumë reputacionin e Republikës së Kosovës. Në një vend për të cilin ai pretendon të ketë edhe personalisht marrëdhënie të mira, siç deklaroi në Albinfo, duket pak sa e habitshme që prej përfundimit të luftës e deri tani të ketë vizituar Zvicrën – vetëm dy herë dhe herën e dytë privatisht. Kjo nuk ka të bëj vetëm me refuzimin e Vizës që iu bë kryeministrit në fillim, por me qëndrimin e diplomacisë zvicerane karshi Kryeministrit si person.
Investoi për ta rregulluar reputacionin
Zvicra ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj Kosovës dhe proceseve që janë zhvilluar atje, një qëndrim të cilin nuk e ka mbajtur edhe karshi kryeministrit. Sipas deklaratës së Thaçit për Albinfo ai do ta vizitoj së shpejti Zvicrën edhe zyrtarisht. Nëse ndodhë kjo pas gjithë atyre që janë shkruar dhe thënë për kryeministrin si në qarqet politike ashtu edhe ato mediale, atëherë kjo do të ndodhë si shpërblim për punën që ai bëri duke nënshkruar marrëveshje të cilat favorizojnë interesat e Zvicrës dhe dëmtojnë interesat e shtetasve të Kosovës në këtë vend.
U fsheh nga bashkëatdhetarët
Hashim Thaçi është azilanti më i njohur shqiptar në Zvicër, pavarësisht se zvicerianët e njihnin për të keq, ndërsa shqiptarët për të mirë. Shumë mërgimtarë nga Kosova krenoheshin dikur me Kryeministrin. Kjo tani ka ndryshuar. Kryeministri i Kosovës, edhe pse tha shumë fjalë të mira në Albinfo për mërgimtarët nga Kosova, bëri shumë punë të kqija për ta. Kjo nuk ka të bëj vetëm me marrëveshjet e Kryeministrit në dëm të tyre me zvicrën, por edhe me plaçkitjet që ju bëhen atyre në kufi në emër të kartonit të gjelbërt. Këto duhet të jenë arsyet pse Kryeministri nuk u duk askund para mërgimtarëve shqiptar.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
*) SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë çmimin special “Doctor Honoris Causa” të Shkollës së Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare (Geneva School of Diplomacy and International Relations).
Shkolla private e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
___________________________________
Në vijim lexoni një përmbledhje për këtë shkollë:
Geneva School of Diplomacy and International Relations
The Geneva School of Diplomacy and International Relations (French: l’École de diplomatie et de relations internationales de Genève, abbreviated to GSD) is a private university located in Geneva, Switzerland. The campus is situated on the grounds of the Chateau de Penthes, an old manor with a park and view of Lake Geneva. The school offers undergraduate and postgraduate programs to a small number of highly qualified students. Programs culminate in a Bachelor, Master, Executive Master, or Doctor in International Relations. Courses are organized into the following themes: disarmament and security, economics and development, history, international law, international relations theory, selected regional case studies, social and cultural studies, and other specialized fields in international affairs…(…) /Shkëputur nga në wikipedia.
Klikoni këtu:
http://en.wikipedia.org/wiki/Geneva_School_of_Diplomacy_and_International_Relations
…………………………………………………….
Për më tepër lexoni në faqen zyrtare:
http://www.genevadiplomacy.com/
————————————————
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)