SHEMSIJE ELSHANI: INTEGRIMI

 Bern, 21. 03. 2016: Njera prej shtyllave qe e mbane gjalle jeten e nje shoqerie eshte integrimi. Ne Kosove, ne zonat e thella, por edhe ne qytete, per shkak te papunesise dhe mungeses se te ardhurave, njerezit kane ngelur te paintegruar. Une nuk jam e interesuar te fajsoj politikanet, per kete gjendje, fundja aty jane aty jo, pse jane me te miret, por pse jane me imponuesit. Mua me intersojne ata njerez te lene anash, pa pune, pa strehe, pa buke, pa barna, pa mundesi shkollimi e zhvillimi, madje pa mundesi zbavitjeje e argetimi. Prandaj pse te derdhim energji kot duke u marrur me aferat dhe truqet e politikes.
Ne vend te kesaj propozoj te merremi me diçka konkrete, ndonje projekt, a ndonje program ne te cilin do te perfshiheshin keta njerez te lene nen meshiren e fatit. E di qe nuk ka mjete te mjaftueshme, por kur ka vullnet, gjenden dhe mundesite. Mjafton qe te fillojme te bejme nje hap, sa per te levizur para, para se te kemi bere ndonje hap edhe me te gabuar prapa..
Si qenje sociale, njeriut nuk i mjafton vetem te mbushi barkun buk dhe te plotesoj detyrimet e tjera biologjike. Ai do te krijoje, do te japi me te miren prej vetes, per te lene gjurme ne kohen ne te cilen po jeton. Vetem keshtu do ti bej ball asaj plogeshtie absolute te te qenit, duke u angazhuarr dikund, duke e ndjere veten qe po ben diç, per tu ndjere i vlefshem, qofte edhe me nje pagese minimale, apo duke i bere ndonje benificion sa per motivacion.

Perndryshe, kjo rini e pa pune, e pa angazhuar eshte gjithmone nje bombe me sahat qe do te na kundervihet herdo kur. Madje ketu duhet kerkuar edhe aresyen e angazhimit te tyre ne keto grupet ekstreme fetare, e ne organizata te ndryshme radikale. Te gjithe ne, qe i themi vetes patriote, njerez vullnetmire poete, gazetare, kengetare, artist, krijues, ju qe merrni tituj e promovoni libra ne emer te ketij atdheu, ju moderatore, e udheheqes programesh, neper televizione (brenda dhe jasht kufirit politik) qe jeni bere me qindra, hiqni ato kravata, ato kemisha te hekurosura, ndersa ju gra hiqni ata thonje te lyer e kepucet me taka dhe ti pervishemi punes.
Eshte gjynah ti mbani njerezit si te paralizuar prane televizorit duke i degjuar pallavrat e vipave te Prishtines e te Tiranes. Ne Kosove duhet te qarkulloje jeta, duhet vene ne levizje gjithe ajo potence rinore. As pas 17 vitesh lufte nuk kemi arritur te krijojme nje ambient te tille, per qytetaret e saj. Jete aktive po bejne vetem nje perqindje te cilet kane arritur te gjejne nje pune sa per te fituar nje page mujore, e cila rralle mjafton per te mbuluar shpenzimet e medha.
Shqiptaret nuk jane vetem ne krize ekonomike, por edhe ne krize morale. Dikush duhet t`i dali zot ketyre vlerave njerezore, shqiptare e qytetare te cilat i kemi trasheguar, duhet ndalur kjo rrokullisje e ketyra vlerave prapa. Ne qe ne Kosove filluam ndryshimet kishim kete synim berjen e republikes ne dobi te zhvillimit te Kosoves dhe krijimin e kushteve te jetes, te cilat do ti siguronin qytetareve te vete te ardhme dhe perspektive. Nuk ndodhi keshtu. Faktore te shumte bene qe pasuria dhe mjetet tjera te shperndahen keq. Kjo shperndarje e keqe veç sa thelloi edhe me shume hendekun mes te pasurve dhe te varferve.
Te paret, ata te pasurit, te forcuar artificialisht me para pushtet dhe pseudodije nuk i sherbejne ne kete menyre zhvillimit te Kosoves, perkundrazi ata shnderrohen ne ngerq te pakapercyeshem, ndersa te dytet, te varferit, ne pamundesi te krijojne shkaterrojne, dhe ky shkaterrrim eshte revolte e jetes, kunder paaftesise per te krijuar. Nuk dua te them, por aty ku ka dallime kaq te medha sociale, diçka e pakendshme mund te ndodh. Eshte koha e fundit, qe jeta shqiptare te orientohet para, qe forca te shendosha ende te paprekura nga ky sindrom vetshkaterrues t`i dalin zot vendit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura