ENKEL XHANGOLI: SHQIPËRIA DHE LIRIA E FJALËS

Elbasan, 23. 04. 2015 – Organizata të ndryshme ndërkombëtare që mbrojnë të drejtat e lirisë së fjalës, në periudha të ndryshme historike dhe politike kanë ngritur shqetësime për sa i përketë lirisë së shtypit dhe fjalës në Shqipëri. Që kur vendi filloi të mbështes standartet demokratike automatikisht ndryshoj dhe mënyra se si mediat funksionojnë në Shqipëri. Kjo gjë bëri adaptimin e një kushtetute e cila përfaqëson principet e konventës Europiane dhe një pozicion të ri të qeverisë drejt praktikave të reja, për sa i përketë medias, lirisë së saj apo padis ndaj shpifjes. Një nga shqetësimet madhore aktuale është ndërhyrja e politikës në tregun mediatik. Këtë gjë e denocoi dhe gazeta “Zëri i Popullit” në vitin 2007, sipas mediave për vitin 2009 liria e shtypit në shqipëri u rikonfirmua si më e keqja në Ballkan nga indeksi i lirisë së shtypit i raporteve pa kufi. Një shembull i mirë është ai i Mero Bazes, i cili u deturua nga faktorë politik të mbyll emisionin e tij televiziv si dhe u dhunua fizikisht për mbylljen e gazetës së tij. Kur ai cilësohej si një nga kritikët më të mëdhenj të qeverisë. Kjo lloj sjellje brutale të çon rreth 50 vjet mbrapa kur sistemi komunist nuk i lejonte mediat të ishin kritik ndaj sistemit, ndaj ai i dënonte duke marrë masa nga më e ekstremet.

Shtypi shqipëtar tani ka më shumë nevoj se kurrë për lirinë që i mohohet në mënyrë të fsheht, sepse tani jemi në sistemin demokratik dhe në atë kapitalist ku njerëzit janë të interesuar se ç’ndodh në Shqipëri dhe vende të huaja. Që kur shtypi shqiptar përkrahu parimet e vendeve europiane rriti kanalet për shpërndarjen e informacionit, rriti cilësin e transmetimit. Gjithashtu u krijuan emisione, programe të ndryshme për të gjitha grup-moshat. Si kundër në sistemin komunist kur ekzistonte vetëm një kanal televiziv kur trasmetohej vetëm ajo çka shteti donte dhe jo vuajtjet, krimet dhe dënimet që bëheshin padrejtësisht.
Kështu pra shtypi shqiptarë për të patur një liri të pa kushtëzuar duhet t’i ndjek ato parime, të cilat vendet europiane kanë krijuar. Nëse ne do të ndaleshim te e shkruara për të parë se si shtypi shqiptar ka ecur në rrjedh të kohës, do të vinim re se kushtëzimin apo censurimin nga vendet pushtuese. Fillime të cilat kanë qenë hapa të rëndësishëm dhe të vështira për kombin shqiptar, duke dalë kështu kundër gjithë shteteve që nuk e donin arsimin, e mbi të gjitha fjalën shqiptare.
Falë shumë përpjekjeve të patriotëve shqiptar si, Jeronim De Rada, i cili qe personi që krijoi gazetën e parë shqipe “Shqiptari i Italisë”. Duke parë gjithë vaujtjet dhe sakrificat që njerëzit e mëdhenjë kanë bërë për krijimin e një shtypi të mirëfillt shqiptar, ne duhet të kontribojmë sado pak për mbrojtjen e të drejtave të lirisë së fjalës. Nëse shteti shqiptar do që shtypi të ec drejt vendeve europiane duhet që në fillim ta respektoi vet atë. Fjala e lirë duhet të quhej e tillë nëse politika do të krijonte terrenin e duhur, ku fjala të shprehej pa asnjë lloj ndrojtje apo frike. Fjala e lirë për një kanal televiziv apo për popullin në përgjithësi do të thotë shprehja e realitetit, ashtu si ndodh dhe jo ashtu si i leverdisë disa njerëzve, të cilët janë në pozita shoqërore. Pra që liria e fjalës të marrë kuptimin e saj në çdo aspekt duhen të përmbushen disa detyrime dhe të respekrtohen disa rregulla të vendosura nga Konventa Europiane. Vetëm atëherë fjala e lirë do të dilte nga guacka ku ne vetë e kemi futur. Fjala e lirë është e ardhmja e një populli, i cili ndjek udhën e demokracisë dhe të liberalitetit.
– Autori është student në degën e gazetarisë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.Kontakti: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura