Toronto (Kanada), 04. 06. 2015 – Gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e Gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri. Gjithë maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domëthënë shqiptarë vendas. Nëse egziston përplasje në rajonin e Maqedonisë, ajo është midis vendasve maqedonë (shqiptarëve maqedonë) dhe sllavëve të ardhur përfshirë shërbëtorët dhe të gënjyerit e tyre; sepse 700 – (-300) = 1000…
***
Historikisht është e pamundur më qenë njëkohësisht edhe Maqedon edhe Sllav. Një maqedon i cili i përket vitit 300 p.e.s. ndahet me 1000 vjet nga një sllav i ardhur në vitin 700 e.s. Që domethënë se në rajonin e Maqedonisë ndodhen vendasit Shqiptarë Maqedonë (ose shkurt, Maqedonë) dhe popullsi e ardhur sllave, turke, rumune dhe roma. Bullgarët e kanë të pasaktë t’i mëtojnë Maqedonët (Shqiptarët Maqedonë) si “vëllezër”, sepse kurdoherë është e pamundur me qenë njëkohësisht edhe maqedon edhe sllav ngase 700 – (-300) = 1000.
– A do ishte zgjuarsi mos me kryer veprimin aritmetik 700 – (-300) = 1000 ?
– A është zgjuarsi me ia dhënë apo pranuar emërtimin Maqedon një sllavi dhe më pas me e dëgjuar veten ardhacak dhe popullatën sllave vendase?
– A nuk lexohet Lumi i Bardhë ose Bardhari “Vardar” në gjuhët e kishave ortodokse bizantine?
Ky lumë kalon nëpër Shkup, më pas në Maqedoninë lindore dhe vazhdon drejt jugut derisa derdhet në Detin Egje në të djathtë të Selanikut.
– A nuk e vërteton edhe kjo se gjuha shqipe ka qenë e shkruar shumë kohë para dyndjes së sllavëve në Europën juglindore?
Aleksandri i Madh (356 p.e.s – 323 p.e.s)
Perandoria romane lindore (ortodokse e krishtere, bizantine) dhe ajo osmane si vazhdim i saj i njihnin, i ndanin, përkufizonin, gruponin njerëzit sipas besimeve fetare. Njësitë fetare ishin njësi vet-administrimi në shërbim të perandorit bizantin dhe sulltanit të mëvonshëm. Edhe pas rrëzimit me luftë të perandorit bizantin nga hordhitë osmane, patriarkana kishtare ortodokse në Stamboll nuk e humbi vlerën e komisarit edhe nën sulltanin osman. Degët kishtare ortodokse, rrjeti i xhamijave të sulltanatit dhe degët kishtare katolike në varësi të Vatikanit ishin në garë për t’i marrë e rimarrë sa më shumë territor, toka, popullata njëra tjetrës. Rrjetet e kishave ortodokse bizantine u treguan shumë të afta në përhapjen e gjuhëve kishtare dhe mbulimin e gjuhëve natyrore tek popullatat që futnin në vathë. Për shembull, gjuha sllave zyrtare në Maqedoni i përket të folurës së Shkupit dhe ngjason më shumë me gjuhën bullgare se sa me atë serve. Veç investimit të hershëm bullgar që më 1893 në Organizatën e Brendshme Revolucionare Maqedone (VMRO, edhe sot) e cila kërkonte bashkim me Bullgarinë, ky ishte një shkak tjetër pse ushtria fashiste bullgare hyri pa pengesa në Maqedoni gjatë Luftës II Botërore.
Faqja e parë në përfitimin dhe tretjen e popullatave të reja ishte [dhe është] ndarja nga e shkuara e tyre, harrimi i saj dhe i vetvetes, harrimi dhe edukimi i urrejtjes ndaj lidhjeve apo përkatësive të shkuara shoqërore. Rreshti i parë për atë qëllim ishte vendosja e emrave të rinj, emrave fetarë apo ndryshimet e emrave. Fakti se emrat apo mbiemrat në Servi, Malsi, Kroaci mbarojnë më -iç ose -viç, në Maqedoni me -ovski ose -ski, në Greqi me -os, -is tregon se këto popuj nuk janë kombe por grupe shoqërore.
Në ngjashmëri, popullatat e besimit mosleman përmbajnë emra turk, osmanë, arabikë dhe fetarë islamikë. Sllavëve, e së pari servëve dhe rusëve në shpinë të tyre, iu interesonte [dhe iu intereson edhe] sot që shqiptarët e patretur nën kishat bizantine ortodokse të ishin islamikë në dukje dhe besim fetar, jo arbërorë, jo ilirë, jo shqiptarë, sepse ashtu ato shpërnguleshin (si ndodhte) më lehtë me forcë dhe në marrëveshje me Turqinë drejt Turqisë.
Për t’i vënë vulën atij rreshti të parë ndryshimi përdoreshin regjistrimet e popullatave.
Regjistrimi:
1. në Jugosllavinë Nr.1 u bë në vitin 1921,
2. në Jugoslavinë Nr. 2 u bë në vitin 1931 dhe
3. në Jugoslavinë Nr. 3 (Jugoslavia komuniste, e fundit) u bënë në vitet:
– 1948,
– 1953,
– 1961,
– 1971,
– 1981,
– 1991.
Në ato regjistrime, veç detyrimit të vendosjeve të prapashtesave -iç, -viç, -ov, -ski, -ovski në mbiemra, u përdor edhe një taktikë për të këputur lidhjen me lashtësinë arbërore të vendasve shqiptarë. Shqiptarëve iu kërkohej që zyrtarisht, në dokumenta, të mbanin si mbiemër të familjes emrin e gjyshit të fundit që nuk ishte gjallë. Emri i atij gjyshi zakonisht ishte emër fetar ose islamik ose ortodoks. Brezat e rinj në rritje dalëngadalë dhe pa dashje harronin trashëgiminë përtej dy brezave të vjetër dhe përfytyrimi tyre për vetveten, përkatësinë dhe kombin bëhej “i riu”.
Megjithatë, shqiptarët i mbijetuan planeve të shfarosjeve dhe shpërnguljeve fizike dhe mendore të tyre. Për shqiptarët, besimi fetar nuk është përcaktues i kombit apo i kufinjve shtetërorë. Dallgët luftarake dhe fetare që janë derdhur ndër shekuj në rajonin e Maqedonisë kanë ndikuar harrimin e vetvetes tek shqiptarët maqedonë (maqedonët), sidomos tek ato të besimit fetar të krishterë ortodoks. Megjithatë, ato tani po zgjohen dhe në rajonin e Maqedonisë gjithnjë e më shumë besimtarë të krishterë ortodoksë po dalin vetë në dukje si shqiptarë. Një rreze drite mbi to ndriçon shumë.
Prandaj gjithë rajoni i Maqedonisë, si pjesë e Gadishullit Ilirik, është Shqipëri, Iliri, Arbëri. Gjithë maqedonët janë shqiptarë maqedonë, domëthënë shqiptarë, vendas. Nëse egziston përplasje në rajonin e Maqedonisë, ajo është midis vendasve maqedonë (shqiptarëve maqedonë) dhe sllavëve të ardhur përfshirë shërbëtorët dhe të gënjyerit e tyre; sepse 700 – (-300) = 1000.
***
SHTOJCË NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG
Autori C.O.Müller, në volumin 1 të librit: “The history and antiquities of the Doric Race”, ka ardhur në përfundim se Maqedonët ishin Ilir ose Thrakas. Autori vjen në këtë përfundim duke i cituar edhe shkrimet e vjetra nga Herodoti. Ai edhe për epirotët thotë se është vështirë t’i dallosh nga ilirët (sepse janë të njejt) prandaj dhe grekët i quanin “barbarë” që do të thotë se ishin “jo-grekë”.
***
Në librin: “Ancient Greece: a political, social, and cultural history, – By Sarah B. Pomeroy” argumentohet fakti se, jo vetëm nëna e Aleksandrit ishte Ilirjan-Epirote, por edhe gjyshja e tij, e ëma e Filipit II ishte Ilirjane…
***
Një kopje e një gazete që shkruan mbi Maqedoninë dhe popullsinë e saj. Në fotografinë ilustruese duken qartë dy njerëz me veshje tradicionale shqiptare të cilët cilësohen si ‘tipa maqedonas’. Ky është edhe një fakt më shumë që dëshmon se maqedonasit e vërtetë janë shqiptarët e vërtetë qe nga antikiteti e mesjeta e gjer në shekullin XX’të…