KK’LPK: KUMTESË E KËSHILLIT KOMBËTAR TË LËVIZJES POPULLORE TË KOSOVËS

(Prizren, 10 Korrik 2012) – Këshilli Kombëtar i LPK-së në takimin e vetë të radhës, vendosi që të riorganizohet Organizata e Veteranëve të Luftrave të fundit Çirimtare në një Organizatë të vetme.
• Tri shoqatat e Veteranëve të Luftës Çlirimtare, 1997 – 2001, (ajo e Kosovës, e Kosovës Lindore, dhe ajo e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni) të bashkohen në një shoqatë të vetme, ose të kenë një Kryesi të Përbashkët, duke emëruar Oraganizata (Shoqata) e Veteranëve të Luftrave Çlirimtare Kombëtare në viset shqiptare në ish-Jugosllavi (OVLÇK).
• Secila prej shoqatave të mësipërme të përfaqësohet në OVLÇK me nga tre përfaqësues, 9 (nëntë) përfaqësues.
• Shoqatat e Familjeve të Dëshmorëve dhe ato të Invalidëve të luftës të të gjitha trojeve të mësipërme, të përfaqësohen me nga dy përfaqësues të tyre, gjithsej 12 (dymbëdhjetë) përfaqësues. Nga të tre organizatat e Kosovës të parashikohen jo më pak se 2 (dy) shoqe ish luftëtare, ndërsa nga ato të Maqedonisë dhe UÇPMB jo më pak se me nga një shoqe.

……………………………………………………

• Shoqata e Veteranëve nga shteti amë, e cila njihet me emrin “Vullnetari i Lirisë”, të përfaqësohet në Kryesinë Qëndrore të OVLÇK-së me një antar të saj.
• Veteranët e ardhur nga shqiptarët e republikave të tjera të ish Jugosllavisë të kenë një përfaqësues.
• Veteranët e Batalionit “Atlantiku” të përfaqësohen me një antar.
• Veteranët internacionalistë të kenë edhe ato një përfaqësues të tyre.
• Këta të 25 (njëzet e pesë) të zgjedhin me votim të fshehtë Kryetarin, dy Nënkryetarë dhe Sekretarin e Kryesisë së OVLÇK-së. Të kihet parasysh që për secilin pozicion të kryesisë Qëndrore votimi të bëhet veç e veç, duke paraqitur jo më pak se tre kandidatura dhe ata të dy që marrin më shumë vota, të rivotohen për të zgjedhur mes dy më të votuarve, në të gjitha rastet.
• Përfaqësuesit e shoqatave të mësipërme për në Kryesinë Qëndrore të OVLÇK të zgjidhen me votim të fshehtë nga forumet e tyre përkatëse, ose Mbledhjet e tyre të Përgjithëshme.
• Mendojmë që në 14 Tetor (e diel) 2012 në Prizren të organizohet Kuvendi zgjedhor i OVLÇK-së.
• Vendi se ku duhet të vendoset Kryesia e OVLÇK-së si dhe detyrat e saj dhe ndarjet e punës mes antarëve të saj do të vendosen në Kuvendin e Parë të saj.
Për Këshillin Kombëtar të LPK-së
Murat Jashari – Baca
Prizren, 10 Korrik 2012

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura