ALBERT EINSTEIN: DASHURIA ËSHTË FORCË UNIVERSALE. PËR DASHURI NË JETOJMË DHE VDESIM. DASHURIA ËSHTË ZOTI DHE ZOTI ËSHTË DASHURIA!

Pashtriku.org, 30. 06. 2015 – Një letër nga Albert Einstein dërguar vajzës së tij Lieserl shpjegon më së miri forcën universale që ka dashuria. Në fund të vitit të 80’ta, Lieserl e bija e gjeniut të famshëm, i dhuroi plotë 1.400 letra të shkruara nga Einstein, Universitetit Hebraik, duke urdhëruar që të mos i publikojnë derisa të kalojnë dy dekada nga vdekja e tij. Para disa ditësh njëra nga këto letra është publikuar, të cilën me këtë rast po botojmë edhe në pashtriku.org.
Letra e Albert Einstein’it dërguar vajzës së tij Lieserl:
Kur unë propozova teorinë e relativitetit, shumë pak njerëz më kuptuan, dhe ajo çfarë do të zbulojë tani për t’ia transmetuar njerëzimit, gjithashtu do të hasë në përplasje me keqkuptime dhe paragjykime në botë.
Kërkoj nga ti që të ruash letrat për aq kohë sa është e nevojshme, vite, dekada, derisa shoqëria është mjaft e përparuar për të pranuar atë çfarë do të shpjegojë më poshtë.

Albert Einstein (1879 – 1955) me vajzën Lieserl.

Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur ti gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon gjitha tjerat, dhe madje është prapa çdo fenomeni që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA.
Kur shkencëtarët kërkuan një teori të unifikuar të universit, ata harruan forcën më të fuqishme të paparë. Dashuria është dritë, që ndriçon ata që japin dhe e marrin atë. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhen në egoizmin e tyre të verbër.
Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri në jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria.
Kjo forcë shpjegon çdo gjë dhe i jep kuptim jetës. Kjo është diçka e ndryshueshme që e kemi injoruar për një kohë të gjatë, ndoshta për shkak se jemi frikësuar prej dashurisë për shkak se është energjia e vetme në univers që njeriu nuk ka mësuar ta përzë me dëshirë.
Për ti dhënë dashurisë dukshmëri, kam bërë disa zëvendësime të thjeshta në ekuacionet e mia të famshme. Në vend të E = mc2, ne e pranojmë se energjia që shëron botën mund të merret përmes dashurisë së shumëzuar nga shpejtësia e dritës në formë katrori, dhe arrijmë në konkluzion se dashuria është forca më e fuqishme, për shkak se nuk ka kufij.
Pas dështimit të njerëzimit në përdorimin dhe kontrollin e forcave të tjera të universit që janë kthyer kundër nesh, është urgjente që ne të ushqejmë veten me një lloj tjetër të energjisë …
Nëse dëshirojmë që speciet tona të mbijetojnë, nëse dëshirojmë të gjejmë kuptimin e jetës, nëse dëshirojmë të shpëtojmë botën dhe çdo qenie të ndjeshme që banon brenda saj, dashuria është e vetmja përgjigje.

Ndoshta ende nuk jemi të gatshëm të prodhojmë një bombë të dashurisë, një pajisje mjaft të fuqishme sa për të shkatërruar krejtësisht urrejtjen, egoizmin dhe lakminë që po e shkatërron planetin.
Megjithatë, çdo individ mbart brenda vetes një gjenerator të vogël të dashurisë por të fuqishëm, energjia e të cilit po pret të lirohet.
Kur ne mësojmë të marrin dhe japim këtë energji universale, e dashura Lieserl, në do të pohojmë se dashuria i mposhtë të gjitha, dhe është në gjendje të kapërcej gjithçka dhe asgjë sepse dashuria është thelbi i jetës.
Unë thellësisht pendohem që nuk kam qenë në gjendje të shprehë atë çfarë ka në zemrën time, që në heshtje ka rrahur për ty gjithë jetën time. Ndoshta është tepër vonë të kërkoi falje, por pasi koha është relative, më duhet të them se të dua dhe falë teje kam arritur në përgjigjen e fundit!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura