XHEVAHIR CIRONGU: ISMAIL SIMNICA, POET I VARGUT TË DHIMBJES E DASHURISË

Durrës, 05. 07. 2015 – (Vështrim rreth vëllimit poetik me titull ‘’Trojet kërkojnë’’ të uatorit Ismail Simnoca) – Takimet e ndryshme që zhvillohen herë pas here midis klubeve të shkrimtarëve nga të gjitha trojet shqiptare, kanë mundësuar që ata të njihen më nga afër jo vetëm me krijimtaritë e tyre letrare, por edhe të takohen fizikisht. Kjo ka sjellë një risi disi të veçantë, sepse ata edhe shkëmbejnë midis tyre edhe veprat e botuara letrare në vite. Takimet letrare që zhvillohen si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, ka bërë që poezia e shkruar në gjuhën shqipe të marrë frymë lirshëm, dhe si rrjedhojë e kësaj, ajo po e thotë fjalën e saj magjike duke u propoganduar e përkthyer edhe në gjuhët e kombeve të tjera.
Tashmë, këto takime me vlera letrare kombëtar janë bërë një rrugëtim i blertë, ku vargu poetik është shkruar mbi fletët e bardha të librave e lexuesi merr prej tyre oksigjenin shpirtëror.
Poezia dhe vargu kanë një ndihesi të veçantë kur e lexon atë. Ishte takimi i poetëve nga gjithë trojet shqiptare të ardhur në maj të këtij viti në qytetin bregdetar të durrësit, ku u shpalos edhe një herë poezia e krijuar prej poetëve. Në këtë takim midis klubeve të tjera tëardhur nga Kosova,merrnin pjesë edhe poetët Adem Zaplluzha, Bedri Neziri e Ismail Simnica të klubit ‘’Fahri Fazliu’’ të Kastriotit.

Takohem me poetin fjalëurtin Ismai Simnica. Nga çanta që kishte me vete nxorri një libër dhe ma dhuroi mua. E hapa në çast dhe….flet pas flete lexova poezitë e shkruara nga poeti Ismail Simnica.Për mua ky ishte takimi i parë që takoheshim fizikisht, sepse poezitë e këtij poeti të vargu të dhimbes e të dashurisë, i kisha lexuar në faqet letrare të gazetave apo revistave, por edhe në postimet portale elektronike. Për autorin Isamil Simnica ke se çfar të shkruash, por ne po përqëndrohemi rreth poezive të vëllimit me titull ‘’Trojet kërkojnë’’, është vëllimi i dytë që boton ky autor. Poezitë e këtij vëllimi janë ndarë në VI nën kapituj. Ashtu si gjithë poetët e tjerë, edhe poeti Ismail Simnica e ndjen peshën e dhimbjeve të kohës e të shoqërsë njerëzore. Si rrjedhojë e kësaj dhimbje, poeti mundohet që plagët e shpirtit t’ í shërojë duke shkruar vargje poezie, sepse ai mendon që fjala e shkruar që buron nga shpirti të shëron kur ajo hidhet me fjalë në letër. Më konkretisht në poezinë ‘’Gjuha shqipe’’ ai shkruan:
……………………………………
‘’Ka shkronja të arta
Ka fjalë të zjarrta,
Me shprehje të dëlira
Në botë më e mira’’……,

Edhe poezia me titull ‘’Lumturimi’’ ka simbolikën e vetë që jep mesazhe të qarta për te lexuesi, si dhimbjen ashtu edhe dashurinë njerëzor,më konkretisht:
………………………………….
‘’Lumturimi i nënës sonë
Na gëzon dhe na nderon,
Doli nga gjiri i kombit tonë
Që aq shumë e lartëson’’………….,

Këtë poezi autori ia kushton të madhes nënë Terezës.
Poezitë e këtij autori kanë frymë patriotike në tërsinë e tyre, sepse liria që gëzojmë sot, në themel kanë gjakun e dëshmorëve, pa të cilën s’mund të shkruash lirshëm fjalën e poezisë me gjuhën e nënës.Në poezinë ‘’Legjendari’’ autori lartëson figurën emblematike të UÇK – së Adem Jashari.
‘’Kush filloi luftën më i pari
Adem Jashari- ai legjendari.
E filloi me pushkë e topa
Kah kalonte dridhej toka’’…….,

Poeti derdh vargje malli e dhimbje edhe për fshatin e lindjes. Ai përshkruan kujtimet e bukura të fëmijërisë që la atje në fshat si : Baltën e ëmbël, dimrin e acart me borën e bardhë, burimet me uji të ftotë kur i mushte në bucela, dashuritë e mbrëmjeve që duhia e ajrit të freskët flladonin zemrat e të rinjëve e që kuvendonin s’bashku në mes të fshatit etj.
Kujtimet e poetit Ismail janë shumë, ato po dalin një e nga një nga ‘’kosherja’’ e shpirtit si mjalt i bletës e po derdhen me ngrohtësi në librat e shkruar prej tij, sot e në të ardhmen ku projektet nuk i mungojnë.Te poezia ‘’Krenaria’’ bën thirrjen e fuqishme të nënave tona që të jemi krenarë për trimat që kanë dhënë jetën për lirinë e atdheut.
…………………………………………
‘’Me mallë foli nëna e trimit
Ju lutem të mos vajtoni,
Nuk ka asgjë më të mirë
Lirisë gjakun t ‘ia dhuroni’’………,

Jeta jonë është si një varg poezie , – thotë poeti Ismail Simnica. Ai këtë e ka shprehur bukur te poezia me të njëjtin titull. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe, sepse vjen një ditë dashuritë kthehen në dhimbje dhe dhimbjet në dashuri.
***

– Kontakti me autorin: [email protected].

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura