SADRI RAMABAJA: GREQIA DREJT PROTEKTORATIT

(Prishtinë, 17 shkurt 2012) – Trysnia në rritje që po ushtrohet ndaj Greqisë për të miratuar më në fund masat për shpëtimin e vendit nga falimentimi dhe flakja nga eurozona, ka marrë përmasa dramatike. “Shpëtimtarët”, duke filluar nga qeveria gjermane, pastaj vendet tjera europerendimore ndjejnë lodhjen me këtë “kanar” jugor të BE-së. Ata tashmë janë shndrruar, me të drejtë apo jo, në gjykatës politik. Falimentimin e shohin si proces të pa shmangshëm. Ndërkohë preferojnë të flasin për rrugët që do të duhej të ndiqeshin për një falimentim të kontrolluar të Greqisë. Këshillat dhe qortimet nga Berlini, Rekiaviku etj. Athinës i duken më shumë se tallje. Zemrimi merr zjarrë pas kërkesës publike të ministrit gjerman të financave për shtyrje të zgjedhjeve. Ndërkaq kjo kërkesë erdhi pasi teknokratët evropian u shokuan nga pamjet e shpërfaqura të të zemruarve dhe indinjuarve grekë në ekranet televizive dhe rrjetin social, gjatë orëve të asaj mbrëmje, kur parlamentarët po i nënshtroheshin diktatit të Brukselit, duke votuar pro masave shtrënguse që prekin jetën e qytetarëve. Se si do të votoj populli, për politikanët evropian tashmë është e qartë, prandaj kërkojnë që zëri i tij hë për hë të mbytet.
Presidenti grek Karolos Papoulias pa arritur të frenoj emocionet, shpërthen me retorikën tipike për politikanët e përçmuar deri dje të përkdhelur së tepërmi. Por ky shpërthim emocional dhe nacionalist, vjen tek atëherë kur e sheh se ku është katandisur vendi. “Kush është zotri Shojble, që e trajton Greqinë të sëmurë? Kush janë holandezët? Kush janë finlandezët?, shprehet ai plot mllef e i papërmbajtur gjatë një takimi me ministrin e mbrojtjes dhe përfaqësuesit më të lartë të ushtrisë greke. Ky zemrim atipik për një 82 vjeçar, erdhi pikërisht ndaj këtyre vendeve, meqë ato kishin kërkuar që dhënia e 130 miliardë eurove ndihmë Greqisë nga ana e BE e paraparë për ditët në vijim, të shtyhet deri në prill, pas zgjedhjeve të parapara për prill.
Shpëtimi i Greqisë plan i parealizueshëm
Sipas analizave të fundit të treshes (BE, BQE dhe FMN) ndihat e planifikuara nuk përballojnë dot shlyerjen e borgjeve dhe disiplinimin afatgjatë të politikave financiare greke. Ky ishte përfundimi i telekonferencës që kishin ministrat e financave të vendeve të UE-së gjatë të mërkurës që lam pas. Sipas diplomatëve, gjendja e borgjit deri në vitin 2020, përkundër programit të ndihmave dhe shlyrjes së pjesëshme nga ana e huadhënsve, mbetet sërish mbi 125% të bruto prodhimit kombëtar (BPK).
Një diplomat ka pohuar si të saktë raportin e të përditshmes prestigjioze franceze “Le Mond”, se me gjithë masat e parapara, gjendja e borgjit publik nuk do të bie nën 129% të BPK, pavarësisht asaj se treshja planifikonte që deri në vitin 2020 ta përkufizoj atë nën 120% të BPK. Ishin pikërisht këto dilema që e shtrënguan kryesuesin e grupit evropian, kryeministrin e Luksemburgut, Jean – Claude Juncker, që të deklarohet të mërkurën në mbrëmje se tek të hënën “do të marrin vendimet e duhura” për paketën ndihmëse për Greqinë dhe atë pas konsultave shtesë me ministrat e eurozonës.
Pas protestave masive të qytetarëve grek dhe paralajmrimeve për një pranverë tepër të mxehtë politike, huadhënësit kërkojnë garancion shtesë me shkrim prej dy udhëheqësve të dy forcave më të mëdha politike greke, që aktualisht janë bartëset e qeverisë teknike, Giorgios Papandreou (Pasok) dhe Antonis Samaras (Nea Dimokratia). Përmes kësaj garancie ata do të duhej të siguronin huadhënësit se, politika e kursimeve dhe masave shtrënguese financiare, që nënkupton shkurtim të mëtutjeshëm të fondeve për çështje publike, sociale, arsim, zvoglim pensionesh etj., do të vazhdojë të mbetet strumbullar i politikës greke edhe pas zgjedhjeve, pavarësisht kush i fiton ato. Samarasi, partia e të cilit mbetet në të gjitha anketat si forca politike numër një në Greqi, por sipas të gjitha gjasave pa mundësinë që të qeverisë e vetme, bënë përpjekje të lë një derë të vogël dalëse, që të mos respektohet pakoja ndihmëse, respektivisht që i lë shtetit hapësirë për të kërkuar modifikimin e saj në një program konjuktural me peshë prej disa miliardash dhe dhënie të Eurobonave në kohë e rrethana më të përshtatshme për Greqinë.
Por, krahas anketave që flasin për fitoren e mundshme të konservatorëve grek (Nea Dimokratia), që në fakt është ndër shkaktaret kryesore të kësaj gjendje ku ndodhet Greqia sot, gjithnjë e më shumë shtohen zërat që flasin për një përmbysje politike të pritshme në Greqi, duke sjell në skenë forcat politike që tashmë janë pozicionuar për largimin e Greqisë nga Eurozona dhe mosnjohjen e borgjeve.
Këto janë arsyet e vërteta që kanë bërë që të fitoj në peshë gjykimi për shtyrjen e marrjes së vendimit lidhur me paketën ndihmëse tek pas zgjedhjeve që po afrojnë. Ky fakt dhe shtrirja e mundshme e krizës edhe në shtetet tjera të eurozonës, e bënë planin për shpëtimin e Greqisë pothuajse të parealizueshëm.
Greqia si flakadan i mundshëm i pranverës evropiane
Por masat shtrënguese që ndërmori Parlamenti grek para së gjithash prekin njerëzit e vegjël (punëtorët, shtresën e mesme, të papunët…). Ky është ligji i ekonomisë neoliberlae. Ndërkohë shkalla e papunësisë në Greqi zyrtarisht thuhet se ka mbrri në 19.2%. Sistemi shëndetësor lëngon rënd – madje edhe sallat e operacioneve po mbyllen, meqë nuk lejohet të angazhohet personel i ri. Shkollat ka kohë që janë shtrënguar t`i mbyllin kuzhinat për fëmijët që kishin nevojë për ushqim shtesë. Numri i akteve të vetëvrasjes ka shënuar gjithashtu ngjitje drastike.
Bazuar në fuqinë shtrënguese dhe mundësitë reale për vendimmarrje, Komisioni Evropian qysh tashti mund të thuhet se ka marr frenjt e shtetit grek në duart e tij, ndërkaq institucionet demokratike mbesin tutje si fasadë. Aplikimi i protektoratit sipas modelit kosovar, mbetet çështje e njohjes formale.
Në historinë moderne të shteteve, të mbarsur me rënie – ngjitje, krizat kanë prodhuar edhe efekte pozitive. Duket se kriza aktuale financiare, ekonomike, politike, morale… që ka kapluar Greqinë dhe jo vetëm atë, mund të konsiderohet si një fillim i ri në jetën politike greke, që flet shumë edhe për gjithë skenën politike evropiane. Gjasat janë për një rilindje demokratike greke, si flakadan i pranverës evropiane.
Jo gjithëmonë kthesat historike i kanë prodhuar qendrat e perandorive. Edhe periferia e BE-së mund të shërbejnë fare mirë si model për një dalje nga rrethi vicioz i krizave, si produkt i neoliberlizmit ekstrem të këtyre tre dhjetvjeçarëve të fundit. Pranvera evropiane lehtë mund të zë fill në Greqi, ndërkaq një rilindje demokratike evropiane duket të jetë proces i pashmangshëm.
Unioni Evropian është para së gjithash projekt politik, që ju ka sjell për më se 60 vjet popujve të Evropës paqë, siguri, demokraci në ngjitje dhe mirëqenie. UE-ja është më shumë se sa një union ekonomik. Edhe kriza aktuale po dëshmon se UE-ja ka nevojë urgjente për politika të përbashkëta të jashtme dhe të sigurisë, po aq sa edhe për politika të përbashkëta ekonomike. Në garën ndërkombëtare me superfuqitë egzistuese si SHBA-të dhe Kina, po edhe ato rajonale në ngjitje (India, Brazili, Turqia…) BE-ja ka nevojë për përmbyllje të procesit të unifikimit të saj politik. Asnjëri prej shteteve evropiane më vete, pavarësisht fuqisë që mund të ketë, i vetëm nuk mund të përballojë këtë garë, nuk paraqet fare peshë përfillëse. Edhe kjo është njëra prej arsyeve shtesë përse Greqia, si pjesa periferike e UE-së, po rrëshqet pashmangshëm drejt protektoratit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura