DAÇIQ: ESCOBARI PO PËRDOR FORMULIMIN PËR ASOCIACIONIN QË ËSHTË NË FAVORIN TONË. NGA THAÇI U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BRUKSELIT!

Zajednica e Daçiqit cënon integritetin e brendshëm territorial të Kosovës!

DAÇIQ: ESCOBARI PO PËRDOR FORMULIMIN PËR ASOCIACIONIN QË ËSHTË NË FAVORIN TONË. NGA THAÇI U NËNSHKRUA MARRËVESHJA E BRUKSELIT!

Nga Sheradin Berisha, Fb 16.12.2022 – Pashtriku 14.01.2023  

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq, për Televizionin Happy ka thënë se nuk është i befasuar nga deklarata e përfaqësuesit special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për Asociacionin dhe se ky qëndrim është përsëritur prej kohësh.

Me këtë rast Daçiq theksoi se qasja e SHBA-së për këtë çështje është shumë korrekte dhe shtoi se disa përfaqësues evropianë nuk janë aq të vendosur në këtë çështje.

“Escobar përdori formulimin për marrëveshjen e Brukselit që është në favorin tonë. Ai tha se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme. Disa përfaqësues të tjerë evropianë nuk janë aq të vendosur në këtë çështje. Berbokova më tha se asnjë kryeministër i Kosovës nuk do të pranojë formimin e Unioni i Komunave Serbe. Mirëpo, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit, kryeministër ishte Hashim Thaçi, e nënshkroi. Paradoksi është se për disa ka marrëveshje të Brukselit e për disa nuk ka. Presidenti Vuçiq renditi të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare dhe pyeti se cila marrëveshje ishte e pranueshme për ta”, tha ai Daçiq.

***

Qëndrimin e Escobarit (dhe jo vetëm të tij) lidhur me Asociacionin tashmë e dimë mirëfilli. Ai ka deklaruar se “Do ta kemi Asociacionin, nëse nuk përfshihet Qeveria, diskutimi zhvillohet me partnerë alternativë dhe me shoqërinë civile!

Një ditë më parë kam bërë një reagim dhe mund t’a lexoni në vijim:

TALLJA E ESCOBARIT: “DO TA KEMI ASOCIACIONIN, NËSE NUK PËRFSHIHET QEVERIA, DISKUTIMI ZHVILLOHET ME PARTNERË ALTERNATIVË DHE ME SHOQËRINË CIVILE”!

Edhe këtu

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10221626219381205&id=1125324528

______________

KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PËR PAZARET E FUQIVE TË MËDHA!

… Veçanërisht tani kur po zhvillohet lufta Rusi – NATO në Ukrainë! Do bëhet si thonë ShBA, BE, Rusi… Pakoja e Ahtisarit është gjeneratori i krizave!

Nga Sheradin Berisha, Fb 14.12.2022 – Pashtriku 14.01.2023

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura