ANDI BUSHATI: SA PARA NA KUSHTON BIZNESMENI CINIK TONI BLER?!

Tiranë, 27. 07. 2015 – Të gjithë e mbajnë mend shprehjen e famshme të kryeministrit Rama, kur në krah të Toni Blerit, në selinë e kryeministrisë, thërriste me të madhe: “Zero lekë”. Zero qe shifra që sipas Edi Ramës shqiptarët do të nxirrnin nga xhepat e tyre për të paguar ish kryeministrin anglez që kish ardhur të këshillonte qeverinë tonë. Timbri bindës i Ramës dhe figura e këshilltarit të tij, që ende në këto anë mbahej mend si njeriu që bombardoi Beogradin, çliroi Kosovën dhe u fut me një bluzë të njomur nga djersa mes refugjatëve të mbërritur në Shqipëri, e bënin të besueshme këtë marëveshje. Së paku për ata që ende mbanin mend një Toni Bler, idealist dhe karizmatik që fitonte zgjedhjet me lehtësinë më të madhe në vendin e tij dhe që kërkone ti jepte planetit një fytyrë më humane, përmes ndërhyrjeve për qëllimeve humanitare.
Por kur Edi Rama bënte këtë deklaratë, ky idil tashmë kishte përfunduar. Lideri historik i rrugës së tretë ishte transformuar tashmë në një biznesmen cinik, pasuria e të cilit mendohet të jetë rreth 85 milionë euro dhe një lobist që ndihmon diktatorët anembanë globit, për përfitime personale. Ky është së paku versioni i shkrimit që Lapsi.al ka rimarë sot nga gazeta prestigjioze franceze Le Monde. Në këtë investigim shterues dhe plot fakte flitet edhe për një aspekt të veçantë që mund ti interesojë shumë lexuesve të këtyre anëve. Pasi thuhet se Toni Bler është shndëruar në një njeri të urryer edhe në ato misione ku pretendon se punon pa para, e përditshmja franceze shpjegon edhe mënyrën e funksionimit të vjeljes së të ardhurave.

Në një nga shumë rastet kur Bler bën këshilltarin me duar të pastra, pasi tij vjen e shoqja, 60 vjeçarja Cheri, e cila me tufën e saj të avokatëve dhe këshilltarëve mbledh fondet e qeverive. Ajo është në krye të një kompanie të quajtur Omnia Strategy. Po ja seç shkruan Le Monde pikërisht për këtë kompani të drejtuar nga Cheri: “Klientët e saj i ngjajnë atyre të “Tonit”: drejtuesit e Kazakhstanit, Shqipërisë, Gabonit, Ruandës, Bahreinit dhe Maldiveve. Asnjë çudi pra që aktivitetet e saj kryqëzohen me ato të të shoqit. Të njëjtat pretendime, të njëjtat tarifa astronomike, të njëjtat kundërthënie”.
Pra gazeta e cila nuk shton asnjë gërmë kot e fut edhe Shqipërinë midis shteteve ku gruaja vjen të mbledhë paratë të cilave ua ka hapur rrugën i shoqi. Dhe po t’i kthehemi fakteve kështu ka ndodhur vërtet. Nërse kryeministri Rama betohej se këshillat e Blerit nuk i kushtonin shqiptarëve asnjë lek, ky pohim nuk qe i vërtetë edhe për Cheri-n.
Pak më pak se një vit më parë agjensia investiguese BIRN foli për herë të parë për një tender që po fitohej nga kompania e saj “Omnia strategy”. Fjala ishte për një mbrojtje të vendit tonë në një arbitrazh ndërkombëtar. Deri këtu në pamje të parë nuk ka asnjë gjë të keqe. Të lë pak të dyshosh trafiku i influencës, megjithëse për këto gjëra pak kush është i ndjeshëm në këtë vend.
Por historia nuk mbaron këtu. Për të përfaqësuar Ministrinë tonë të Financave dhe drejtorinë e Doganave në atë arbitrazh kundër Rapiscan Systems, kompania e Cherit “Omina strategy”, u zgjodh në kundërshtim me rregullat. Kur hapi tenderin qeveria shqiptare kishte vënë si kriter se kompania që do ta mbronte atë duhej të kishte një eksperiencë 5 vjeçare. “Omnia strategy” nuk e kishte, por për zyrtarët shqiptarë kjo kishte pak rëndësi. Ajo qe bashkëshortja e këshilltarit të Ramës.
Në mars të këtij viti qeveria shqiptare mori një vendim për të paguar me gati gjysëm milioni euro zyrën e Cheri Blair. Interesant është fakti se ajo nuk e hodhi në faqen e saj në internet këtë vendim. Interesant është gjithashtu një episod: ish banorja e Downing Street 10 zbarkoi vetë në Shqipëri për të “marrë” paratë. Ndërsa qesharak është fakti se ministrat që e pritën atë u sollën vërtet si përfaqësues të republikave të bananeve. Mjafton ti hedhësh sot një sy njoftimeve të Agjensisë Telegrafike Shqiptare për vizitën e zonjës Bler në Tiranë dhe shikon me habi se ajo është pritur si një kryetare shtetit. Në njoftimet e dala në institucionet tona, ajo informohet nga ministrat për reformat, gjendjen politike dhe zhvillimin e vendit. Ndërkohë që ajo ka ardhur vetëm për të bërë biznesin që ia ka hapur i shoqi dhe për të marë paratë.
Sot kur kanë kaluar disa muaj nga kjo vizitë, shteti shqiptar i ka mbyllur me marëveshje kontradiktat me Rapiscan Systems. Ndaj nuk është e qartë nëse Cheri Blair i ka marrë të gjitha 495 mijë eurot e akorduara për të, ka marë vetëm një pjesë, apo sa? Por këtu, megjithëse shumë e lartë, shifra ka fare pak rëndësi. Sepse më tepër sesa ajo, fakti i përfshirjes së gruas nga burri këshilltar, vërteton pikërisht atë investigim që botonte gazeta le Monde e kësaj të premteje. Ai vlen për të zbardhur se edhe këtej nga anët tona, çifti Bler përdor të njëjtën skemë: “Toni” që bën lobing duke u sjellë si babaxhan që nuk paguhet, duke mbajtur mbi supe aureolën e çlirimtarit të gjysmës së kombit dhe e shoqja që vjen të mbledhë çmimin e kësaj lavdie. Në thelb ato janë para të nxjera nga Toni Bler dhe të dhëna për të. Pikërisht për këtë Edi Rama nuk ka thënë të vërtetën kur fliste përpara shqiptarëve se ish kryeministri anglez po punonte falas për të. Kjo fabul është shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Madje ajo mund të ngjajë shumë më shqetësuese po të shohësh se cilët janë homologët e tjerë të Ramës, nga të cilët Bler ka vendosur të paguhet.

=========================

SHTOJCË NGA EDITORI PASHTRIKU.ORG

Firma e bashkëshortes së Tony Blair fiton kontratë ligjore nga qeveria shqiptare………………………………………………………………………………..

Cherie Blair signs deal to act for Albania where her husband is official adviser
Cherie Blair’s law firm Omnia Strategy has won a lucrative contract in Albania where her husband Tony Blair is an adviser to the prime minister
By Robert Mendick, and Besar Likmeta in Albania
10:00PM GMT 07 Mar 2015
HAPE: http://www.telegraph.co.uk/news/politics/tony-blair/11457121/Cherie-Blair-signs-deal-to-act-for-Albania-where-her-husband-is-official-adviser.html
***
DIE VIELEN BETRUGS GESCHÄFTE DER AMERIKANER, MIT FRANK WISNER, WESLEY CLARK, CHERIE BLAIR, RAPISSCAN
HAPE: http://albania.de/die-vielen-betrugs-geschaefte-der-amerikaner-mit-frank-wisner-cherie-blair-rapisscan/

================================
(Ilustrimet i përgatiti editori i pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura