Pashtriku.org, 04. 09. 2015: Komisioni i Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit (KFHDK) organizon një tubim me familjarë të heronjve dhe dëshmorëve të kombit të paraluftës çlirimtare, të rënë në forma të ndryshme kundër okupatorit serb për lirinë dhe pavarësinë e vendit, e në të cilin janë të ftuar edhe veprimtarë të ndryshëm kombëtarë si dhe mysafirë të tjerë. Po ashtu në mënyrë publike ftohet edhe deputeti Agim Çeku, njëherësh kryetar i Komisionit Qeveritar për Verifikim, nga i cili pritet që para familjarëve të dëshmorëve të kombit të konfirmojë deklaratën e para ca ditëve se Komisioni të cilin e kryeson do t’ua njehë statusin e dëshmorëve të kombit edhe atyre të rënëve të para luftës çlirimtare.
Tubimi mbahet më 05 shtator (e shtunë) 2015, në orën 14:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Me respekt!
Behram Krasniqi, anëtar i KFHDK-s
Prishtinë, 03.09.2015
Naim Zhitia, Kryetar i KFHDK’së