Vjenë, 09. 09. 2015: Vijueshmëria në mësimin e gjuhës shqipe nën çdo nivel krahasuar me kushtet e ofruara. …vetëm rreth 19 % (2,5 mijë) nga numri prej 13 mijë nxënësish. Aktiviteti i shoqatave e veprimtarëve i domosdoshëm.
Në tri Lande / Vjenë, Niederrösterreich, Burgenland) nga nëntë që ka Austria filloi mësimi, ku si pjesë e tij është edhe mësimi i gjuhës shqipe në mesin e 24 gjuhëve amtare. Në Landet tjera mësimi pritet të fillon javën e ardhme. Nisur nga kushtet shumë favorizuese që ofron Ministria e Mësimit të Austrisë për gjuhët amtare, vijueshmëria e nxënësve shqiptarë është e ulët, vetëm diku rreth 19 % (2,5 mijë) nga numri prej 13 mijë nxënësish. Pas gjuhës BKS dhe turke gjuha shqipe është e treta për nga numri i nxënësve të regjistruar sipas gjuhës amtare.
Edhe këtë vit me nxënës do punojnë 23 mësues/e në gjithë Austrinë. Gati në të gjitha Landet organizohet mësimi i gjuhës amtare, atje ku prindërit organizohen dhe japin pëlqimin e tyre për vijueshmëri. Prindërit informata mund të marrin nga organet e shkollës, shoqatave shqiptare, Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, faqeve të internetit dhe direkt në Ambasadat tona. Mësuesit janë gjithmonë të gatshëm për komunikim në dhënien e ndihmës informative fillestare.
Ministria e Mësimit të Austrisë kujdesët për vaisjen falas me tekstet e nevojshme shkollore duke i shpërdorë tekstet e reja, 19 tekste për të gjitha klasat, Fibel A-B-C- Abetare e botuar për nxënësit shqiptarë krahas abetareve në turqisht dhe kroatisht, fjalorët e ilustruar gjermanisht-shqip dhe literaturë tjetër. Në faqen e internetit, po ashtu, mund të nxirren materiale të ndryshme mësimore të cilat botohen sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara bashkëkohore: http://www.schule-mehrsprachig.at/index.php?id=67. Mundësia e furnizimit me tekste mësimore asnjëherë nuk ka qenë më i begatë, kështu që mësuesit i mbetët të jetë aktiv dhe ta shpërndajë librin tek nxënësit e tij. Ata prindër që janë larg qyteteve dhe fëmijët e tyre nuk mund të vijojnë mësimet në shqip mund të nxjerrin materiale nga interneti dhe pranë MASHT së Kosovës, tekstet për tri nivelet e nxënësve në diasporë.
Afati i formimit të grupeve mësimore është fillimi i shtatorit, andaj prindërit e interesuar duhet të jenë aktiv deri në hapjen klasave. Nga disa shkolla mund të bashkohen nxënësit në njërën nga shkollat e afërta. Pas kontakteve dhe proceduarave me prindër drejtoria në bashkëpunim me inspektorin merr vendim rreth orëve, mësuesit etj.
Në informimin e prindërve do duhej një angazhim i shtuar nga të gjithë faktorët. Veçanërisht Ministria e Diasporës duhet ta shton aktivitetin e saj sipas strategjisë parësore të deklaruar që në fillimin e saj. Nuk mjaftojnë paraqitjet sipërfaqësore në shtyp, por kërkohet konkretisht kontaktet me mërgimtarët në teren. Mjetet e informimit publik, veçan RTK dhe TVSh, do duhej t’i kushtojnë vëmendje më shumë mësimit shqip, aktiviteteve të shkollës e mësuesve në diasporë. Tani kur është koha e formimit të grupeve mësimore në gjuhën shqipe në Austri, do ishte një ndihmë e madhe për ta shtuar vijueshmërinë e nxënësve. Përndryshe, asimilimi troket më shpejtë e fuqishëm në gjeneratën e re çka nuk e dëshirojmë.
===================================================
Misioni Katolik Shqiptar në Austri (MKSHA)
Meshë në përvjetorin e 18-të të vdekjes së Nënës Tereze
Pesë shtatori është dita e vdekjes së nobelistes dhe të bekuarës nga selia e shenjtë, Nënë Tereza. Ajo ishte dhe mbeti simbol i humanistës, simbol i dashurisë mes njerëzve pa dallim kombi, feje e race. Gjenin e saj shqiptar e shpalosi në jetën e saj me pavdeksi shekujve në krenarinë tonë njerëzore e kombëtare. “Dashuria do ta shpeton botën“ – veproj e porositi ajo duke e mbllur dashurinë kudo në botë.
Mesha me rastin e 18 vjetorit të vdekjes së saj u drejtua nga Don Nikson Shabani, meshtar shqiptar dhe udhëheqës i MKSHA. Moren pjesë dhe z.Spirao Koçi, ambasadori në Organizatat e e OKB-së në Austri, Dedë Prenga nga Ambasada e Shqipërisë. z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Repulikës së Kosovës, aktivist e veprimtar nga radhët e mërgimtatërve tanë.
“Në mbarë botën Kisha në liturgjinë e vet e festoi dje përvjetorin e vdekjes së Nënës Tereze (5 shtator), kurse ne e festojmë edhe sot. Shembulli i saj i shenjtërisë është edhe sot një udhërrëfyes se si duhet vepruar me dashur për të mirën tonë. Prandaj, figura e Nënë Terezës është ndër më të mëdhajat e dymijëvjetorit të krishterizmit si bijë e popullit tonë. Ne nuk duhet vetëm të mburremi me figurën e saj por ne duhet ta marrim edhe si shembull i jetës sonë“- shtoi mes tjerash në meshën e tij z.Don Nikson Shabani. Ai nuk harroi t’i përkujtoj të pranishmit për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe tek fëmijët tanë duke i porosituar ata që t’i regjistrojnë ata në mësimin e gjuhës shqipe.
Familjaret kishin përgatitur për të pranishmit ushqime tradicionale nga kuzhina shqiptare.
Misoni Katoli Shqiptar vepron që nga viti 1994 me seli në Kishen Rudolfsheim “Pfarre Rudolfsheim“ në Bashkinë e 15-të ku janë të koncentruara shumë familje shqiptare të besimit katolik. Shërbimet fetare mbahen rregullisht në gjuhën shqipe, ipen informata nga jeta e përditëshme dhe shënohen përvjetorët me rëndësi kombëtare dhe të figurave madhore kombëtare shqiptare.