HAZIR MEHMETI: NË VJENË TË AUSTRISË U MBAJT KUVENDI I SHOQATËS SË MËSUESVE ‘NAIM FRASHËRI’. FORMOHEN GRUPET MËSIMORE PËR MËSIMIN NË GJUHËN SHQIPE

Vjenë, 20. 10. 2015: Morën pjesë zv.ministri z.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin të Kosovë zj.Sala Berisha-Shala dhe z.Imer Lladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoj kryetari i shoqatës Prof.Ismet Sinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës. Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala, zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”
Zj. Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga institucionet tona më të larta keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”

Imer Lladrovc: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushteve të volitshme që ofron Austria”.
Kuvendi përshëndeti ndarjen e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”, projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-in e Kosovës. Kuvendi uron Prof.Basil Schader-in, z.Nuhi Gashi (MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.
Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.
U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet grupi punues rreth konkretizimit të projektit.
U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 11 qershor 2016 në Vjenë.
Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.
U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar.
***
Formimi i grupeve mësimore në Austri, obligim i prindërve

Fillim shtatori është koha e formimit të grupeve mësimore për mësimin e gjuhës amtare në shkolla. Kjo vlen edhe për fëmijët shqiptarë. Krejt kjo e varet nga interesimi i prindërve të cilët duhet ta nënshkruajnë formularin lajmërues pranë drejtorisë së shkollës. Në Vjenë ka mundësi për formimin e shumë grupeve mësimore, pasi numri i nxënësve shqiptarë është relativisht i madh.
Vetëm në Vjenë janë diku rreth 2,5 mijë nxënës shqiptar prej të cilëve vetëm diku rreth 350 prej tyre mësojnë shqip nga katër mësues të gjuhës shqipe, kurse në Austri janë 12,500 nxënës kurse mësim shqip mbajnë vetë 2,5 mijë prej tyre.
Për formimin e grupit mësimor mund të bashkohen grupe fëmijësh nga disa shkolla në njërën nga shkollat ku do vendoset të mbahet mësimi pas dite.
Formularët në gjuhën shqipe mund të kërkohen në drejtori të shkollës apo mund të shkarkohen nga interneti, plotësohet, nënshkruhet dhe dërgohet në drejtori e cila në bashkëpunim me inspektorin kujdeset për ta angazhuar mësuesin.
Adresa për formularin shqip: http://www.schule-mehrsprachig.at/fileadmin/schule_mehrsprachig/redaktion/muttersprachlicher_unterricht/Anmeldeformular-ohne/albanisch_ohne.pdf
www.schule-mehrsprachig.at/index.php?tx_inmemttm…
Aktiviteti i prindërve këmbëngulës ka bë bërë të mundur formimin e grupeve mësimore të nxënësve shqiptarë në shumë shkolla ku tani mbahet mësimi.
Ligji e mundëson mësimin e gjuhës amtare aty ku lajmërohen të paktën 12 nxënës, edhe nga disa shkolla së bashku. Krejt kjo me kërkesën e prindërve të atyre shkollave.
Këtë vit hapet klasa e re mësimore në shkollën Johnstrase (15) ku mësojnë për herë të parë 18 nxënës shqiptarë një herë në javë në gjuhën shqipe. Përpjekje kishte edhe në Bashkinë e 11-të, por nuk u realizua.

Në Ciklin e Lartë të fillores (11-19 vjet) nuk ka të interesuar nga ana e prindërve, andaj nuk ka grupe mësimore. Është kjo një humbje e madhe për fëmijët të cilët jo larg i pret asimilimi, humbja e identitetit kombëtar shqiptar.
Derisa prindërit nga gjuhët tjera, shumë më pak në numër, formojnë grupe mësimore edhe nga dhjetë shkolla, ne nuk ia arrijmë të formojmë brenda një shkolle ku kemi numrin e mjaftuar të nxënësve (mbi 12 nxënës), me çka tregohet një papërgjegjësi dhe papjekuri kombëtare. Kjo është thënë në disa takime gjatë përpjekjeve të mësuesve për shtimin e vijueshmërisë.
Prindërit nuk paguajnë asgjë, ata vetëm e nënshkruajnë formularin me të cilin e marrin përgjegjësinë e vijueshmërisë. Nxënësit i kanë të gjitha tekstet falas nga Ministria e Arsimit e Kosovës dhe Ministria e Mësimit të Austrisë.
Informatat e nevojshme rreth mësimit në gjuhën shqipe, prindërit mund ti marrin pranë drejtorive përkatëse.
Ky vit shkollor filloi pa ndonjë rritje të vijueshmërisë e cila dëshirohet nga nevoja e ruajtjes së identitetit shqiptarë, por jo edhe nga ata që do duhej, prindërit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura